“Një dritare për këdo që ka kërshërinë për të kuptuar me çfarë merrem unë si profesioniste dhe kush jam unë si qytetare e angazhuar”, me këto fjalë, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, ka prezantuar platformën e saj online, weebsajtin linda.al, që siç thotë vetë ajo, është hapja e një porte të botës dixhitale mbi jetën e saj profesionale dhe qytetare.
Mes të tjerave, Linda Rama ka rrëfyer jetën “diskrete”, ka folur për prindërit, fëmijërinë e saj, zhgënjimet që ka marrë dhe jetën si bashkëshorte.
“Nuk kam aktivitet në rrjetet sociale, jam shfaqur në ekran rrallë. Kur arsyeja më është dukur vërtet e fortë. Shumë njerëz më pyesin me çfarë merrem. Profesionistët më së shumti janë kështu, larg protagonizmit dhe vëmendjes publike por kqyrës të ndjeshëm të sferës së interesave të përbashkëta, kontribues të dobishëm për shoqërinë. Ata e ushqejnë dhe konsumojnë pa bujë pasionin për profesionin.
Kështu ka qenë gjithmonë por në kohët e sotme së botës së zhurmshme digjitale, realiteti i profesionistëve i përket inekzistencës. Ndërkohë që protagonistët e sferës virtuale ngjajnë i vetmi realitet. Linda.al nuk është një akt pendese për mosqenien në rrjetet sociale por hapja e portës së sferës digjitale mbi jetën time profesionale dhe qytetare. Një dritare për këdo që ka kërshërinë për të kuptuar se me çfarë merrem unë si profesioniste dhe kush jam unë si qytetare e angazhuar.
Linda.al është nga sot portë e hapur për të pritur vizitorët e saj, studiuesit, ekonomistët, studentët dhe jo vetëm, është një portë për cdo kureshtar që ka interes se cfarë trajtohet në 50 publikime të botuara në vite si autore, bashkëautore, kontribuese apo për opionionet dhe mendimet e mia të dhëna në daljet jo të shpeshta publike. Në një farë mënyre Linda.al është modestisht dhe një moment ceremonial për mua, ndaj kam dëshirë të shtoj edhe dy fjalë.
I përkas gjeneratës që jetoi e ndarë në mes dy kohësh të prera si me thikë nga dy sisteme në luftë me njëri tjetrin, komunizmit dhe demokracisë. Në komunizëm janë rrënjët e formimit tim ndërsa në post-komunizëm apo demokraci është përpjekja e përditshme për tia dalë në ballafaqim me të panjohurën dhe të vështirën. Me dëshirën për të qenë e dobishme për veten, familjen, shoqërinë e vendin. Kam pyetur shpesh veten se cilat kanë qenë momentet rrethanat dhe kushtet e asaj që ka përcaktuar se cila do të isha dhe që do të bëja në jetë.
Kam lindur në njërën prej familjeve tradicionale të Tiranës. Babai im është artist, një njeri me botë të madhe që ka shoqëruar me devotshmëri rritjen tonë. Ai më mundësoi rritjen me një ndjenjë lirie dhe besimi që e tejkalonte atë që ofronte koha. Ndërsa për mamin, jeta ishte punë dhe disiplinë. Kujtoj që akti final i atyre kur bëhej debat për mua ishte im atë i akuzuar nga e shoqja që më jepte shumë liri, dhe ime më, i akuzuar nga i shoqi për mungesë tolerance.
Duhet të ketë qenë ky sens lirie dhe besimi ai që ndezi hershëm tek unë fitilat e rebelimit tim, sa herë ndeshesha me ndonjë padrejtësi. Kështu ndodhte edhe kur dëgjoja frazën se ‘ti je vajzë” si arsye mosbesimi ndërsa për vëllain , fakti që ishte djalë, mjaftonte që të kishte një shkallë lirie më të madhe se unë dhe ime motër. Më vjen për të qeshur sa herë i kujtoj betejat e mia për të mos pranuar asnjë imponim pa argument, nga askush.
Në mëhallën ku u rrita, pallatet në hapësirën përreth shtëpisë u shtuan. Bashkë me to edhe fqinjët. Shokët dhe shokët e mi ishin jo vetëm nga familjet përreth, por edhe nga familjet e transferuara në vite nga Përmeti, Berati, Vlora, Shkodra, Gjirokastra, Kukësi, Korca. Kishte në mëhallë familje nga komuniteti egjiptian. Hynim e dilnim me ta. Na ndihmonin dhe i ndihmonin dhe sa herë flitej për ta prindërit nuk rreshtnin së lëvduari si njerëz të mirë, punëtorë dhe shumë të talentuar, në art a ustallëk.
Me kohë kuptova se na dallonte jo vetëm origjina por edhe besimi. Gjyshërit edhe pse të palejuar nga regjimi, agjeronin për Ramazan, dhe Iftari ishte mënyra e të mbledhurit së bashku. Fqinjët e krishterë gjysëm fshehuri na bënin pjesë të adeteve të tyre. Kështu mësova që e ndryshmja ishte e parrezikshme. Përkundrazi, bashkëjetesa ishte pasurim.
Unë kam lindur në dhjetor, në shtator kur isha 5 vjec e tetë muaj ëndërroja të filloja klasën e parë së bashku me shokët e mi. E prisja këtë moment me një gëzim dhe kuriozitet të patreguar. Prindërit shkuan të më regjistronin. Por kur u kthyen më thanë se nuk mund të nisja klasën e parë atë vit sepse isha më e vogël sesa mosha e lejuar. Duhet të isha 6 vjec. Fillova të qaja me dënesë dhe e kujtoj atë 1 shtator si ditë të një mërzie të madhe. Deri në atë moment i kisha parë prindërit e mi si ata që për mua bënin gjithcka këtu ishte pikënisja që fillova të kuptoj se cka prindërit dëshironin të bënin për mua jo gjithnjë varej prej tyre dhe rregulli ishte më i fuqishëm se ata.
Në shkollë vajta një vit më vonë. Pak muaj pasi kishim nisur teksa u shfaqen urimet për ditëlindje, pikasa që kishte shokë që ishin regjistruar pa mbushur 6 vjeç duke shënuar dhe tronditjen time të parë. Rregullat nuk ishin për të gjithë njësoj dhe prindërit nuk mund të zgjidhnin gjithcka për mua.
Ky ishte rrugëtimi që më mësoi se liria është rrugëtimi për të marrë mbi vete përgjegjësi dhe si e tillë duhet përdorur me mencuri. Më mësoi se të refuzosh padrejtësinë kërkon jo vetëm kurajo por edhe durim e zotësi. Të jesh vajzë kërkon përpjekje të shtuara për të tejkaluar vështirësitë paragjykime dhe gjykime që për djemtë nuk ekzistojnë. Më mësoi të kuptoi se origjina dhe përkatësia e disallojshme nuk të pengonte për të respektuar njëri tjetrin duke u bërë vlerë e shtuar reciprokisht. Kuptova më tej se cfarë dhimbje shkaktonte padrejtësia dhe trajtimi i ndryshëm i njerëzve.
Në përpjekjet për tia dalë dija ka qenë bashkëudhëtarja e ime e pandarë dhe them se e kuptova në kohë që kush ka dijen e tejkalon zhgënjimin që mund ti rezistojë rrethana apo koha dhe vetë epoka kur jeton. Dhe se të dish më shumë do të thotë të kesh më shumë pavarësi, siguri, përmbushje, lartësi mendimi e gjykimi dhe sukses. Vlerat e kultivuara që në fëmijëri dhe investimi në dije vijimësisht më kanë bërë më të duruar, më të thellë, më tolerante, këmbëngulëse, të drejtpërdrejtë dhe të sigurtë. Ato më kanë udhëhequr në atë cka jam e c’ka besoj. Dhe në atë që zgjodha të bëj në jetë.
Ndihem me fat se në cdo ditë, në tre dekada,kam bërë me pasion punën që më ka dashur zemra dhe më ka dashur mendja, pa u shkëputur asnjëherë nga tryeza e punës kam ruajtur po ashtu cdo ditë të pakëputur fillin e vëmendjes aktive dhe kontributin për të përbashkëtën. Të cilën e kam ndjerë si një shtysë të pandërprerë për ti dhënë përmasë dhe kuptim ambicieve dhe arritjeve personale.
Kam thënë në cdo rast atë që kam menduar. Dhe kam këmbëngulur në atë që kam besuar si nënë, si qytetare, si bashkëshorte profesiniste. Kam bërë atë që kam ndjerë edhe kur më është dashur të marr vendime të vështira. Cdo vështirësi e kam jetuar si një mundësi për të arritur dicka më të mirë për veten dhe për të tjerët si detyrim për të ndërtuar e lënë pas për cdo fëmijë, një rrugë më të mirë dhe më të gjerë sesa rruga që nisa unë në fëmijërinë time.
Linda.al është këtu për të vazhduar këtë rrugëtim të nisur me pak emocione dhe shumë falenderime për ju që më ndoqët deri këtu”, thotë ajo.
Ik e mo na ca derrasat. Dole edhe ti se edhe ty te kishim mangut. Ato firmat neper pppra i mbarove? Njerez te pangopur e pa vlera.
Epo me qe nuk te pelqen rrefimi i nje gruaje te nderuar or Tantun , ben mire te hash mutin e Saliut ashtu sic je mesuar te ushqehesh .
Bravo Sunit se je qendrestar dhe luftetar i dalluar ne mbrojtje te Rilindjes .Tashti si militant i devotshem socialist qe je te kam dhjere ne goje dhe si punetor i dalluar hiqe shpejt kaken qe te mbuluar dhe gojen e ke plot me mut qe nxjerr cdo dite ketu ne kete gazete
Po çfare vlere ke ti anonim !?
Tantuni, meqense shkruajte fjale si prej te Berishes e Metajt, po te them se goces se Tirones LINDA BALLA-RAMA i hengsh M..., por leri goxha pjese dhe Sali Berishes dhe Ilir Metajt.
nuk eshte tironse eshte gjakdhjerese
Tantuni! Tutkuni i thon, tutkuni. E shkrove gabim pseudonimin.
Sapo e lexovashkrimin e zonjes Lind Rama,thash tìi hedh nje shikim komenteve,çfare thon,e shajne apo e lavderojn. Duke u nisur une nga nje shkrim i till,e cila bente pershkrimin e jetes se saj,pa teprime,pa ekzagjerime,por vetem te verteta per jeten e saj, pa u perzier ne politikeofendimet, thash se nuk do kete sharje. Por ka njerez qe u eshte bere ves sharja,etiketimet,ofendimet,pa te cilat nuk mund te jene te qet. Nje nga ata qenka dhe ky "Tantuni" qe shfrynte dufin kundra Lindes. Nqs Linda vertete do ishte perfshire ne politike,ne korrupsion etj ka te drejte te flasin,por ama asnjehere njeriu normal nuk duhet t'a kaloi cakun e miresjelljes se tij. Megjithate kushdo ka mendimin e tij. Mendoj se shkrimi i zonjes Linda ishet brilant e nuk prekte te tjeret,por fliste vetem per veten e saj
Eh Zot , i duket vetja mbretneshe kesaj dhe na shkrun dallkauklliqe ktu. Nuk do me dit njeri per ty, leri mashtrimet.
Mbretereshe ne te vertetat,kembenguljen,perkushtiminepunes dhe jetes se saj.Me shume respekt per njeriun e pune dhe jetes se saj.Respekt per familjen dhe edukaten,formimin; respekt per formimin profesional dhe perkushtimin si nene e bashkeshorte,shembull ne perditshmeri.
Çfar emri tantuni me duket si emer kafshe e rralle ne shqipedi .Linda nje nje zonje e lindur ,kurajoze ne veshtiresite e jetes .jeni nje çift qe ju kane zili te gjithe .suksesene jete dhe ne punen per te miren e shqiperise
Çfar emri tantuni me duket si emer kafshe e rralle ne shqipedi .Linda nje nje zonje e lindur ,kurajoze ne veshtiresite e jetes .jeni nje çift qe ju kane zili te gjithe .suksesene jete dhe ne punen per te miren e shqiperise
Çfar emri tantuni me duket si emer kafshe e rralle ne shqipedi .Linda nje nje zonje e lindur ,kurajoze ne veshtiresite e jetes .jeni nje çift qe ju kane zili te gjithe .suksesene jete dhe ne punen per te miren e shqiperise
Një nënë, bashkëshorte e nderuar, një intelektuale me vlerë në shoqërinë para dhe tani postkomuniste, në demokraci, një eksperte në ekonomi dhe shumë e sukseshme në të. Model i një qytetare me virtyte të larta moralo-shoqërore, ku duhet parë si një model i femrës të emancipuar në një shoqëri maskiliste siç është shoqëria shqiptare . Po e ndjek portalin e saj , sepse ka çfarë të mësosh. Bravo.
Respekt
Liria kjo eshte valle? Bastarde? Patjeter, kur Toka mban gjallesa si ai malukati Tantuni, do lexosh dhe degjosh shume gjera. Fundja po kur shkon rruges e te shpeton ndonje pordhe , e degjon vete apo ke frike mos te degjuan edhe rrugetaret? Te te vije rende malukat! Une e lexova deri ne fund dhe me repsekt, pavaresisht se kush eshte, njeriu kur ka nje fare edukate dhe kulture krijon nje fare respektin per mendimet pozitive te tjetrit.
Ti je bo per gjynah moj zonje , ty nuk te hyjne ne pune as leket as pasuria , shpirti jot e di ca po heq me ate pallosh qe ke per burre , beji nje nder vetes mos u duk shume neper Media se dhe ti vete do te habitesh me reaksionin negativ qe do te te shoqeroje , dhe kjo, per kete jam i sigurte jo per fajin tend por mos u mundo kot , yt shoq nuk eshte gje tjeter vecse nje hajdut, fakte ? , mori 1,1 miliard euro nga bota per Termetin dhe pa pike turpi del dhe thote qe me termetin kemi mbaru pune, nderkohe qe akoma jane rrugeve mbi 33 mije familje qe presin , dhe sipas tyre po presin kot.
O zot çfarë mban kjo tokë, plehra si ky debili FCB.
Linda, je nje model i shkelqyer i vajzes, nenes, bashkeshortes, qytetares per te gjitha femrat shqiptare. Te uroj jete te gjate dhe te lumtur. Sa per karagjozet dhe trushpelaret qe nuk kuptojne asgje, fali, ashtu siç ke bere gjithe jeten perballe injorances
Mbarësi në familje dhe suksese Linda. Si ky Tantuni, ndoshta pak edhe me cmirë, ka boll mes nesh prandaj vazhdo rrugën tënde.
Eshte nje rast i mire per te justififikuar miljonat ne llogarine e "firmes se re".Ashtu si piktori me pikturat e shitura.
O Toli, keshtu flasin per vlerat vetem njerezit qe nuk i njohin ato! Me vjen keq, por te pakten shqipen e bukur, te thjshte e te rrjedhshme zonja ne fjale e zoteron per shkak te intelektit dhe dijes qe ka. Fatkeqesisht, kete jo te gjithe e kuptojne.
I hodha një shikim web-it linda.al. First look, webi ishte dezinjuar shumë bukur. Ishte e leht te gjëja informacionin e duhur. Për momentin lexova me shume jetën akademike dhe ishte hera e parë që gjeta një informacion të plotë për jetën akademike te first lady. Me pelqeu shprehja "bashkëjetesa ishte pasurim" gjithashtu dhe komentet për jetën në dy sisteme.
Ik mi shurrnuflle!! Po mos kishe marre Ramen per burre asnje s’do te te njihte!! Na hiqesh si rrebele ti qe asgje te ngjashme me rebeln s’ke. Ah, nese i referohesh citjaneve…. Pffff mo na e shpif me shume po ik e zhduku mbyllu ne bunkerin e surrelit!!
Ps't, mendoje se e ke gabim. Ajo edhe po te mos merte Edin,do jetonte si zonje se eshte nje pedagoge dhe akademike e mirenjohur. Prandaj mos fole kodra pas bregut.
Sigurisht ke ngulmuar.Ke ngulmuar qe yt bir te behet nje nga miliarderet me te medhenj ne Ballkan.
o tamtumi nëse nuk ke një koment për shkrimin mos komento kodra pas bregut, dhe ofendon një grua zonjë që nuk ka lidhje fare me ato që thua...LOL
LINDA RESPEKTE TE PANUMURTA PER JU , JE NJE GRUA E NDERUARE , E NDERSHME PLOT HIJESHI , SE TE KARAKTERIZON SINQERITETI JOT SHUME E EMBEL NE FOLJE DHE NE JETE , MA GEZOFSH EDI RAMEN , SE JENI TE DY CIFTI ME I MREKULLUSHEM NE ATE VEND , EDI ESHTE GJENI POR DHE JU JENI NJE GRUA SHUME E ZGJUARE DHE EDI MERR SHUME KESHILLA TE VYERA PREJ JUSH , MOS SHIKONI TRUSHPLARET ME LARTE SE CFARE FLASON PA PERGJRGJESI , JU JENI NJE CIFT PER TJU PATUR ZILI , U PLAKSHI DERI NE FUND ME NJERI TJETERIN RESPEKTE RESPEKTE PER JU USA
Te gjithe komentusit qe kan fol keq per Linden e kane bezdi te me lepin kete mgjs gjizen e karit se e kom lene pa la kasile sepse mrom qiva Monen (Liri qe ne Cepan per fushat dhe une asaj i fute nje shat). Tju vi turp se as nuk e keni idene kush eshte Linda (zonje e lindur Linda). Grate dhe motrat ku ti keni
Nuk kuptova kam marre ndnje cmim si dikur Xhoana kjo zoja qe duhet ta ndjekim? Apo do bohet kryetare ne vend burrit? Qesharake! Jallaaa moj Linde...
po ndonje profil ne Only Fans, kur do t'a hapsh mi Linda?
ka pas ken e re si lule shtrydhe e hamshori Km e ka shtrydh fort .rrespekt
OOOOO LINDA NA PREKE SHUME. Po deshe na trego si u lidhe me Edin , para apo mbas ndarjes nga burri i pare. Sepse rezulton se ke tradhtuar burrin e pare me Edin , nderkohe qe ishe akoma e martuar. AAAA jam i prapambetur. Zaten kelyshat e komunisteve i martonte PPSH me detyrim . Edhe ju te dyve ju martoi Sorosi, se i duheni per pislleqet e tij ne Shqiperi. Se ti ke vajt per lesh, e te varen mishte. cte donte ty Edi? je seksi? lesh lesh Ju kujtoni se meqe ju pelqen vetja , ju pelqejne edhe ne te tjeret. Jeni si pllazma themi ne ne Vlore