‘I njihja nga afër’, kryebashkiaku i Malësisë së Madhe tregon si u mbytën babë e bir

22 Nëntor 2022, 18:52Sociale TEMA

‘I njihja nga afër’, kryebashkiaku i Malësisë së

Kreu i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj tregoi në Euronews Abania se si ndodhi ngjarja e rëndë dy ditë më parë, ku babë e bir, Pjetër Rushaj, 50 vjeç dhe djali i tij 14-vjeçar u morën nga rrjedha e lumit duke humbur jetën.

Marinaj tha se i njihte personalisht viktimat me cilët kishte njohje familjare, ndërsa tregoi se ngjarja e rëndë ndodhi teksa babai me dy fëmijët, njërën nga vajzat dhe djalin ishin duke shkuar në Bogë, në shtëpinë e tyre të pushimit.

“I kam njohur personalisht, kam pasur lidhje me këtë familje. Kanë qenë duke shkuar në drejtim të Bogës. Sipas asaj që është thënë nga e bija, i është fikur makina. Kanë ngelur, më pas i ka marrë rryma, kanë dalë nga makina por nuk kanë mundur të shpëtojnë. Djali ka qenë shumë i vogël në moshë, i ati 50-vjeçar. Ai lumë jo shpesh fryhet si këtë radhë, quhet përroi i thatë, është edhe me shkëmbinj, pra me pengesa por vërshimi ka qenë shumë i madh. 

Bashkë me ta ka qenë edhe vajza, dhe sipas dëshmitarëve, kur i është fikur makina, vajzës i ka thënë dil thuaji dikujt për një kavo dhe aty ka ndodhur tragjedia. E njoh si familje, ishte njëri shumë punëtor, kishte tre vajza e një çun të vetëm, ishte burrë në kuptimin e plotë të fjalës”, tregoi Marinaj.

Trupat e Rushajt dhe djalit të tij u gjetën pas më shumë se 15 orësh kërkime. Për kërkimin e tyre u angazhuan polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe.

Lini një Përgjigje