"Nuk dua të vdes në Shqipëri", i riu shqiptar nuk dëshiron të deportohet nga Spanja: Aty vriten njerëz çdo ditë

24 Nëntor 2022, 10:28Sociale TEMA

"Nuk dua të vdes në Shqipëri", i riu shqiptar nuk

Emigrimi i të rinjve në vendet e BE-së dhe në Mbretërinë e Bashkuar tashmë është kthyer në një fenomen që ka tërhequr vëmendjen e mbarë mediave botërore, institucioneve apo televizione të ndryshme.

Ata emigrojnë për një jetë më të mirë, në kërkim të një të ardhme të re dhe një jetë të sigurt. Kjo është dhe historia e një të riu shqiptar, i cili është arrestuar në Madrid, Spanjë pa vulë Shengen dhe pritet të deportohet drejt vendit nga ku iku. 

Ai dërgohet në rajonin e Policisë ku dhe merret në pyetje nga efektivët e Policisë dhe të emigracionit. Me pranga në duar dhe me lot në sy ai mbase mund të jetë shembulli i asaj që kalojnë të rinjtë shqiptarë që ikin jashtë. Historia e tij u shfaq në ciklin e dokumentareve “To catch a smuggler” të National Geographic. 

Atij i bëhet e ditur nga agjentja e emigracionit se duhet të kthehet në Shqipëri pasi nuk ka arsye që të qëndrojë apo të kërkojë azil. Ai shprehet i trishtuar dhe refuzon të kthehet duke treguar se në Shqipëri vriten njerëz çdo ditë dhe nuk do që të kthehet. Një pjesë nga dokumentari është shpërndarë në Facebook nga gazetarja Erjona Rusi.

Agjentja e emigracionit: Do të deportohesh në Shqipëri

Djali: Po nëse nuk dua të kthehem

Agjentja e emigracionit: Deportimi në Shqipëri duhet të bëhet.

Djali: Nuk dua të kthehem, atje vriten njerëz çdo ditë. Nuk dua të vdes në Shqipëri. Nuk është vend i sigurt. Është e vërtetë, shiko në TV aty vriten njerëz çdo ditë. Çdo ditë vriten njerëz, çdo ditë. Jam i gatshëm të bëj gjithçka që të mos kthehem në Shqipëri.

9 Komente

  1. E
    Ela

    ka te drejte gjendja ne shqiperi eshte katastrofike dhe ska drite per shprese,se dhe ky e beri balte me arestime,po dhe ata qe duan ta marin jane kerma te politikes,

    1. D
      Duhet të thuhet e verteta

      Në Shqiprie, të vret mentaliteti barbara Turko,Otomane. As një udhëheqse nuke doli ta luftoje kët mentalitet të mallkume primitive që në gjeneze dhe nëper Shkolla Ku femijet marrin diturine e para. Por për kundrazi Sali Berisha, ilir Meta dhe si do mose Edi Rama e Kane mbushur Shqiprine plote Xhamija. Dhe mentalitet primitive islamike dhe atë Turke e kane si instrument për të marre votat dhe për të vjedhur. Prandaj shumica e të rinjeve dhe familjaret done të ikun nga Shqiprija. Dhe KY rast të bën shume pershtypje se pse Spanja nuke ështe fushe me lule a po Amerike, por nuke Ka shume islamike të qmendurt dhe njerze me mentalitet primitive barabar, prandaj ky djali i ri done të jetone në përendim. Dhe jo në një vend të mbushur plote Xhamija dhe me njerze primitive.

      1. b
        ben

        Boll ngaterruat fete me politiken. Ky djale, per te gjetur nje justifikim qe te lejohet te qendroje ne Spanje, hedh balte mbi vendin e tij. Kriminaliteti ne vendin tone, nuk eshte aspak nje problem masiv, por eshte si ne te gjitha vendet e tjera, per te mos then se ne kemi me pak kriminalitet se sa vendet e tjera. Jane pikerisht plehra si ky i ri, qe per hir te interesave personale, na njollosin te tere.

        1. s
          shif lajme jo propagand

          Si nuk eshte kriminaliteti problem masiv o shoku kur ne lagjet me te shplara te tiranes, qarkullojne G Class, Maybach, S Class, BMW luksoze, cuna nga 20 vjec qe tere diten rrine ne kafe por disi gjithmone me telefonin me te fundit, veshje firmato? 400kg kokaine kapen ne mes te fierit, laboratore droge, atentate dite per dite, arrestohen me arme pa leje tere kohen?

        2. J
          Jasu se re file

          Po pra e Çuditshme qe gjakmarrja eshte atje ku Ka kisha .per Kishen e Laqit nuk genjej ????

        1. L
          Llazi usa

          Po kjo pacavure gazetare ku e gjene kete te drejte te nxije Shqiperine, plehrea.

          1. A
            AC/DC

            Ku vriten cdo dite o te qifsha robt! Nxin vendin tend per nje leje qendrimi! Kthejeni rracqirin!

            1. X
              Xhoni

              djal legen me mir thuj jam gay se te mbajn

              Lini një Përgjigje