Partneritet dhe standarde, bashkëpunimi BALFIN-Deloitte në fushën e konsulencës financiare

23 Nëntor 2022, 14:39Sociale TEMA

Partneritet dhe standarde, bashkëpunimi BALFIN-Deloitte në fushën

Për të ruajtur standarde të larta në të bërit biznes në sektorë të ndryshëm si ai bankar, retail, rrjeti i supermarkateve, ndërtimtaria, etj, është e rëndësishme t’u besosh partnerëve të rëndësishëm lokalë apo ndërkombëtarë, të cilët kanë përvojën dhe ekspertizën e duhur për të certifikuar performancën financiare, për të përpiluar raportet financiare, apo për të garantuar konsulenca te ndryshme të këtij lloji.

Për këtë arsye dy kompani në tregun shqiptar kanë vendosur që t’i besojnë njëra tjetrës. Rasti në fjalë është ai i bashkëpunimit të Deloitte me BALFIN Group.

Grupi BALFIN, si një biznes me shtrirje të gjerë në Ballkanin Perëndimor dhe disa shtete të Bashkimit Evropian, konkretisht duke operuar në 9 shtete të ndryshme, me rreth 5.300 punonjës, e ka mbështetur me sa duket rrugëtimin e tij në partneritete të rëndësishme profesionale, me profil ndërkombëtar dhe përvojë të gjerë, në përputhje me vizionin dhe objektivat e këtij Grupi, të themeluar në vitin 1993 në Vjenë të Austrisë nga Samir Mane dhe me seli qendrore në Tiranë.

Deloitte u krijua në vitin 1996 në Shqipëri, duke ofruar fillimisht shërbime auditimi dhe më pas duke integruar hap pas hapi të gjithë gamën e shërbimeve të ofruara ndërkombëtarisht, si konsulencë financiare, ligjore, të taksave, shërbime tëriskut dhe konsulencënë zhvillimin e shërbimeve dixhitale.

Flavia Kina, Menaxhere e Departamentit të Këshillimit Financiar në Deloitte, u shpreh e kënaqur për bashkëpunimin e deritanishëm. “Tregu në Shqipëri është i vogël dhe prania e kompanive si Grupi BALFIN ka një ndikim shumë të rëndësishëm, jo vetëm në zhvillimin e ekonomisë drejtpërdrejt, por edhe në mënyrë indirekte, duke sfiduar zhvillimin e kompanive të tjera dhe ngritjen e tyre në një nivel më të lartë konkurrues. Raportet financiare janë një mjet shumë i rëndësishëm për të transmetuar një informacion real në një mënyrë të përshtatshme dhe të dobishme për përdoruesit e pasqyrave financiare. Grupi BALFIN është një nga pionierët e aplikimittëstandardeve ndërkombëtare të raportimit financiar. Në Deloitte, motoja jonë është “Për një ndikim që ka rëndësi” dhe jemi shumë të lumtur që kemi qenë në krah të BALFIN Group, duke dhënë kontributin tonë në përgatitjen e pasqyrave financiare të konsoliduara në dy vitet e para”. – deklaroi ajo.

Edhe Idlirjon Kraja, Nën Drejtor i Departamentit të Konsulencës Financiare për Vlerësim dhe Modelim në Deloitte, ka folur lidhur me bashkëpunimin mes dy kompanive:

“BALFIN, sigurisht, është një ndër aktorët kryesorë në tregun tonë dhe ka treguar vazhdimisht një objektiv të qëndrueshëm në zbatimin e standardeve më të mira operative, si dhe në ndjekjen e objektivit të rritjes së qëndrueshme, si në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar. Një nga eksperiencat më të fundit që mund të përmend nga bashkëpunimi mes nesh, është organizimi i Balfin Retail Forum, ku ne si Deloitte u përfshimë në studimin e tregut me pakicë, duke prezantuar rezultatet e studimit tonë si panelistë në forum. Mendoj se ishte një organizim shumë i mirë, me vlerë të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit e këtij forumi” – u shpreh ai.

Deloitte Albania ka një portofol klientësh nga industri të ndryshme në Shqipëri dhe botë. Kompanitë me të cilat angazhohet kanë një shtrirje në rajon, në Evropën Qendrore dhe Lindore, si dhe shtete si Gjermania, Italia, Luksemburgu, Zvicra apo Belgjika.

Ndërkohë Grupi BALFIN ka hyrë rishtazi në një industri të re duke themeluar BALFIN-tech AG, me qendër nëZyrih të Zvicrës, e cila do të operojë në novacion dhe teknologji mjekësore. Përveç teknologjisë mjekësore, kompania do të përfshihet në financimin dhe mbështetjen e ideve të reja novatore që ofrojnë zgjidhje mjekësore.

 

3 Komente

  1. S
    Sara

    e c'kane keta ne foto me shume se Mamaqi?!

    1. s
      shqip

      shembull i bukur i vjedhjes dhe mashtrimit me bekimin e Ramutit antishqiptar

      1. O
        Oni

        Keta I bejne ligjet si te duan...ne Viene 2 punonjes kane...nuk vidhet ne vjene....

        Lini një Përgjigje