
Kanë përfunduar punimet e sinjalistikës në segmentin nyja e Shkozetit–mbikalimi i Plepave në Durrës, me gjatësi prej 4 km duke përmbyllur kështu plotësisht këtë ndërhyrje të rëndësishme për qarkullimin e automjeteve.
Të gjitha mjetet e zonës së veriut që lëvizin drejt jugut dhe ato të Portit të Durrësit kalojnë në këtë segment rrugor.
Pamjet e rrugës së përfunduar me sinjalistikë janë publikuar në rrjete sociale nga kryeministri Edi Rama i cili shkruan se “falë kësaj ndërhyrjeje tashmë qarkullimi i automjeteve është lehtësuar ndjeshëm”.
Qarkullimi ne drejtimin Tirane-Plepa-Kavaje kerkon autostraden Tirane-Kavaje.
Po niveli i asfaltimit, pse është aq i dobët, gjithë luhatje!Njëlloj si dhe te rruga dytësore Plepa-Nënkalimi i Golemit!Ka kontroll?
Cfare sinjalistike more idiota. Aty rruga eshte cope cope, ate rregulloni ju ne fillim se duke u perpjekur tu shmangesh gropave nuk te shkon ne mendje te shikosh sinjalistiken.