Saranda ndezi sot dritat për festat e fundvitit.
Dekoret dhe dritat shumëngjyrëshe i dhanë një tjetër pamje qytetit, i cili është zbukuruar për festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
Kryebashkiaku Oltion Caci ndau në rrjetet sociale pamje nga shetitorja e qytetit dhe momente nga koncerti festiv i fëmijëve i organizuar me këtë rast.
Zbukurimi i qytetit dhe ndezja e dritave ka bërë që shumë qytetarë të dalin dhe të shijojnë këtë atmosferë festive.
Përgjatë 1 muaji në Shëtitore do mbahen ceremoni të ndryshme artistike dhe kulturore, me synim për ta shndërruar Sarandën jo vetëm destinacion veror, por edhe destinacion për festat e fundvitit.
Lini një Përgjigje