
Në pjesën e dytë të emisionit “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus ka qenë një i ftuar shumë i veçantë, një i ri amerikan që ka lënë SHBA-të për të jetuar në vendin tonë.
James Leithart ka rrëfyer arsyet që e shtynë atë të linte Amerikën dhe të vinte të jetonte në Shqipëri.
Siaps tij një nga arsyet që e shtynë më shumë të jetonte në Shqipëri janë bukuritë natyrore, të cilat për shkak të afërsisë gjeografike mund t’i vizitosh lehtësisht.
Gjithashtu ai ka treguar edhe momentin e parë kur ra në “dashuri” me Shqipërinë.
Brikena Prifit: Kur të lindi dëshira për të jetuar në Shqipëri?
James Leithart: Lidhja fillestare ndodhi në vitin 2007-të, kur erdha me tim atë. Vizitova malet dhe mendova se do të kthehem një ditë dhe do të jetoj këtu. Pas afërsisht një viti kërkova një punë nga një organizatë jofitimprurëse në Pogradec, dhe vendosa të jetoja aty. Është një punë që ndihmon me arsimin dhe ndarjen e ushqimeve në zonën e Pogradecit.
Brikena Prifit: Çfarë të bëri të vendosje të vije të jetoje?
James Leithart: Ky vend ka shumë gjëra që më nxitën të jetoja, njëra është bukuria natyrore, por edhe afërsia. Edhe në SHBA kemi bukur natyrore por duhet të udhëtosh 6 orë me avion, ndërsa në Shqipëri e ke shumë më të lehtë aksesin.
Pogradeci eshte qytet perle bashke me rrethinat, eshte demtuar shume ne vitet e dekadat e fundit me ndertimet kuturu shumekateshe sidomos ne shetitore por prape ka vend per shume me mire; e para te stopohen ndertimet kuturu por te jipen leje per ndertime shume te buta maksimumi 6.kate, te shumefishohet gjelberimi e pyllezimi, te ndertohen kende lojrash neper lagje e kudo, te asfaltohet i gjithi, te kete ndricim kudo, te ndertohen qendra sportive dimerore e verore, te ndertohen ura neper liqen, te ndertohen pedonale, shkurt te behet nje projekt i madh per Pogradecin ku te harmonizohen interesat e qytetareve, te ndertuesve, e te punesimit e vende pune me rroga te larta, etj etj; Duke bere te gjitha keto me vullnet te bashkise-qeverise-investitoreve atehere Pogradeci i bashkohet natyrshem edhe Korces si zhvillim turistik ne te 4 stinet e vitit; realisht Pogradeci e meriton, eshte bere shume vitet e fundit nuk mohohet kurrsesi por te behet edhe me shume mbeshtetur ne vizionin e zhvillimit te qendrueshem e afatgjate!