Konventa e Bernës përsërit thirrjen për ndalimin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës

4 Dhjetor 2023, 17:51Sociale TEMA
Konventa e Bernës përsërit thirrjen për ndalimin e

Pas një kërkesë në shtator, e cila ra në vesh të shurdhët, Konventa e Bernës përsëriti thirrjen ndaj qeverisë shqiptare  për të ndërprerë punimet për projektin e debatueshëm të aeroportit të Vlorës dhe zhvillimin e një studimit të ndikimit në mjedis.

Nga Vladimir Karaj

Konventa e Bernës përsëriti të hënën kërkesën për qeverinë shqiptare për të ndërprerë punimet për aeroportin e Vlorës. Kërkesa vjen pasi një e tillë më herët në shtator nuk është marrë parasysh nga qeveria.

Në një njoftim për shtyp organizatat mjedisore EuroNatur, EcoAlbania dhe PPNEA, thonë se thirrja e dytë mban parasysh specifikisht faktin që “ndërtimi i aeroportit në ekosistemin delikat vijoi edhe pse Komiteti Drejtues i Konventës për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitateve Natyrore në Europë kërkoi ndalimin e punës atje tre muaj më parë”.

Njëlloj si në shtator Konventa i kërkon qeverisë shqiptare që të pezullojë punimet dhe që bashkë me organizatat jo qeveritare të mjedisit të ndërmarrë një studim serioz mjedisor të zonës. Konventa sugjeron që të shikohet mundësia për vendndodhje alternative të aeroportit.

“Qeveri shqiptare pretendon që ka prioritet thelbësor procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ndjekja e rekomandimeve të Konventës së Bernës e mbështet këtë objektiv, në të kundërt mos zbatimi i këtyre rekomandimev dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk është ndihmues”, citohet në deklaratën për shtyp  Zydjon Vorpsi, menaxher projekti pranë PPNEA.

Shqipëria e ka firmosur Konventën e Bernës në vitin 1995 dhe është bërë anëtare e plotë e saj në vitin 1999.

Kontestimet nga aktivistët mjedisorë për aeroportin e Vlorës nisën menjëherë sapo planet e qeverisë për ndërtimin e tij morën formë në vitin 2021, duke kundërshtuar procedurën dhe po ashtu Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis. VNM-ja për aeroportin u cilësua një farsë, pasi mjetet e rënda kishin filluar punimet në sheshin e ndërtimit para përfundimit të dëgjesave publike.

Projekti i aeroporti i Vlorës është një premtim i hershëm elektoral i kryeministrit Edi Rama, i cili u shty përpara pavarësisht se vetë studimet e qeverisë e vlerësuan atë të paleverdisshëm nga ana ekonomike, me risqe të larta dhe normë të ulët të kthimit të investimit. Për të nxitur investimin qeveria mori përsipër që të kompensojë të ardhurat e munguara të investitorëve privatë, duke vënë në dispozicion të projektit rreth 138 milionë euro të taksapaguesve përgjatë 10 viteve të para të operimit.

Në mars të vitit 2021, fitues u shpall konsorciumi i kompanive Mabco Construction në pronësinë e biznesmenit dhe politikanit kosovar, Behgjet Pacolli në partneritet me kompaninë turke, Yda Group, e cila ka në eksperiencën e saj ndërtime dhe operime në të paktën tre aeroporte në Turqi, Kazakistan dhe Ukrainë. Konsorciumi fitues ka marrë përsipër që të investojë 104 milionë euro për ndërtimin e aeroportit, por rreth një vit e gjysmë pas fitimit të tenderit, kompania turke, YDA Group u largua nga projekti dhe i shiti Pacollit paketën e vet prej 40% të aksioneve për një vlerë minimale prej 4450 eurosh.

15 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Nuk kane ç'ti bejne gomarit i bjen samarit. E gjeten nje kleçke kundershtaret e PS-te per te mos e ndertuar aeroportin e Vlores qe, shqipetaret nga jugu mezi po presin te mbaroj dhe te filloi nga funksionimi. Aeroporti i Vlores ka filluar dhe duhet te ndertohet se eshte per te miren e shqiperise. Qeveria te mos i degjoi fare se çfare thone maskarenjet jashte dhe bdrenda vendit.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dira

      Po, duhet mbyllur edhe aeroporti i Amsterdamit sepse ka shume zhurme aty dhe ka zene shume toke.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pilo Lala

        Keta te Shoqates se zogjve dhe ambjentit, e masin punen me protesta, me carje trapi. E moren financimin edhe per vitin tjeter, kane punuar shume , jane lodhur, shkoni nja 3 muaj me pushime ne vende te ngrohta, atje beni sikur protestoni, prishni parate e dhena qyl.

        Përgjigjjuni
      2. N
        Niku

        Ku duan te dine keta per mbrojtjen e mjedist, keta te betonizojne ne sekond.:) Vazhdoni e mos ndaloni me keq se ai i Kukesit do perfundoni.

        Përgjigjjuni
        1. !
          !!!

          Berna kerkon te na nenshtroje dhe te na ndalojme te shkojme ne Jug te Shqiperise se une ne Tirane nuk shkel me. Le te zbukurohet sa te doje, le te parakalojne qe nga Amerika e deri ne Tokio shqiptare e te huaj, une Tiranen me keto prurje qe i beri vendit per 32 vjet e quaj njesoj si organizate terroriste te Sali Berishes ne bashkepunim me terroriste te huaj qe ne Shqiperi mos te ngelet asnje shqiptar; shteti paralel qe ka ndertuar Sali Berisha, duket qe nuk e "arrestojne" dot (!) e ben Tiranen tirani . Aeroporti Vlores ne Akerni do behet dhe sa te mbaroje une do bej fluturimin e pare. Koventes se Bernes i vjen keq per kafshet jo per njerezit. Keshtu eshte ndertuar ky sistem.

          Përgjigjjuni
          1. D
            Detari

            cfare shkruan, Teherana (tirana) ka qene ne duart e ramazonit 25 vitet e fundit.

            Përgjigjjuni
            1. p
              pjeter

              Edhe te jamulles per mbi 30vjet e jo vetem Tirana,!! Sa pjella te tij jane krijuar duke shit sumen per 300 evro?? e qe nuk i dihet nr, sepse nuk guxojne te dalin sheshit, preferojne te rrine ferrave e tu gerricin trapin shqiptareve!!!yyyt, sperme turku qe mban veten prr grek safi!!!!

              Përgjigjjuni
          2. P
            Poro ,,,Apollonia

            Bravo,,,

            Përgjigjjuni
            1. z
              zamir

              Kjo eshte per te qeshur ,kush e pjerdh konventen e Bernes,ne ate vend ka qene aeroport dhe perseri do te behet nje i tille modern per te miren e Shqiperise e shqipetareve.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Aeroporti i turizmit

                A ishte aq vështirë që para se të fillonte ndërtimi i aeroportit të bëhej studimi për mjedisin siç po kërkojnë këta? Nëse Shqipëria e ka nënshkru Konventen e Bernes, nuk lejohet ta anashkaloj. Bëjini punët siç duhet!

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Detari

                  lol ashtu sic bejne studime per ndertime minareve anembane qe shurdhosin kombin musliman gjithe diten.

                  Përgjigjjuni
                2. A
                  Adriatik

                  Intersant kjo pune.Konventa kerkon qe shqiperia te moszhvillohet .kjo nuk shkon.

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rezi

                    Po pra ata për vete bëjnë si duan, kanë dhe centrale bërthamore në shtetet e tyre, në duhet të ngelemi të virgjër që të vijnë t’i shfrytëzojnë ata pasuritë tona natyrore. E shkatërruan ekosistemin e tyre e na japin mënd për mjedisin. Bishta nga shoqatat që paguhen për të kundërshtuar. Nuk është ky problemi, kanë hall se në vënd që të zbresin në Korfuz, zbresin në Vlorë turistat, prandaj na flasin me konventa.

                    Përgjigjjuni
                    1. b
                      banor i novoseles

                      Nuk duam aerodhrom ketu ,,e beni ne terbac ,,,

                      Përgjigjjuni
                      1. L
                        Lo La

                        Hahaha ! Prisni dhe pak, te filloje nga puna, te ngrihen avionat dhe pastaj do ti nderpresin punimet ! Po sa ligesi e rrethojne kete Shqiperine e gjore ! Por dijeni qe thirrja e ketyre te huajve e ka burimin nga brenda, nga ata qe ju "dhimbset" pelikani kaçurrel ! Kur nuk ju ha nje mortje , sepse nuk u be nje gje pa u çjerre e pa u ankuar dere e porte dhe ambasade me ambasade ! Me e keqja eshte se gjendet ndonje "dere" e hapur qe i degjon dhe per te qene ne rregull me keta monstrat tane, dhe me ato qe kane shkruar vete, ja kepusin ne te harruar nje peticion ! Ne rregull jane me veten ata......

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje