Qeveria italiane miraton marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

5 Dhjetor 2023, 18:50Sociale TEMA
Qeveria italiane miraton marrëveshjen me Shqipërinë për

Pas qeverisë shqiptare, edhe qeveria italiane i ka hapur rrugë miratimit të marrëveshjes Rama-Meloni për transferimin e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri.

Burime nga Palazzo Chigi bëjnë me dije se këshilli i ministrave ka dhënë miratimin e tij për projektligjin që ratifikon marrëveshjen e lidhur mes liderëve të dy vendeve.

Protokolli i prezantuar nga dy krerët e qeverive, Giorgia Meloni dhe Edi Rama, parashikon krijimin e strukturave në Shqipëri për të mirëpritur emigrantët që kanë zbarkuar në brigjet italiane.

Kujtojmë se Italia do të ndërtojë dy qendra të menaxhimit të emigrantëve në Shqipëri, të cilat, kur të jenë plotësisht funksionale, do të jenë në gjendje të menaxhojnë një "fluks vjetor prej 36 mijë personash”.

Rama është shprehur më herët se marrëveshja ka nisur të ideohet në gushtin e kaluar gjatë pushimeve të Melonit në Dhërmi, por që pas bërjes së saj publike, kreu i qeverisë ka dhënë detaje kryesisht vetëm për mediat italiane.

3 Komente

  1. t
    tipidhecufo

    te mira pa fund me kete marreveshje. 100 milione per edin dhe skuadren e tij

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bato

      Italia "si moter", neve emigratet Afrikane mberritur ne Lampedusa, Pantelleria e Sicili, Serbise nje uzine per prodhim auto Panda. Mbesa e Musolinit na sheh ende si koloni ndersa serbet si fqinj e partner serize, me te cilet ke kenaqesi te bashkepunosh. Pra, mbetemi nje kosh plehrash te Napolit, vend per depozitim te helmeve siriane dhe ndoshta qeveria afron plot miresi gadishmerine e saj per depozitimin e mbetjeve radioactive!?

      Përgjigjjuni
      1. t
        trojan

        Mbase mer te gjatin nga gjykata kushtetuese

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje