FOTOT/ Rama publikon pamjet: Vijon puna në kantierin e rrugës Peshkopi-Maqellarë

26 Tetor 2023, 09:21Sociale TEMA

FOTOT/ Rama publikon pamjet: Vijon puna në kantierin e rrugës

Kryeministri Edi Rama thotë se po vijon puna në kantierin e rrugës Peshkopi-Maqellarë, Loti 3.

Rama publikoi në Facebook pamje nga punimet, ku aktualisht po punohet për gërmimin, mbushjen e trupit të rrugës dhe ndërtimin e dy urave.

Sipas kreut të qeverisë, ky aks rrugor vazhdim i rrugës së Arbrit, jo vetëm do të shkurtojë distancat mes fshatrave përreth Dibrës e Tiranës, por se rruga do të jetë një mbështetje për bujqësinë dhe agroturizmin e zonës

“Vijon puna në kantierin e rrugës Peshkopi-Maqellarë, Loti 3 ku aktualisht po punohet për gërmimin, mbushjen e trupit të rrugës dhe ndërtimin e dy urave. Ky aks rrugor vazhdim i rrugës së Arbrit, jo vetëm do të shkurtojë distancat mes fshatrave përreth Dibrës e Tiranës, por se rruga do të jetë një mbështetje për bujqësinë dhe agroturizmin e zonës”, shkruan Rama në Facebook.

 

8 Komente

  1. M
    Merua

    Boll me keto pamjet se na mezitet, na trego ndonje fushe qe po mbillet me grur, ndonje tufe prej 500 ose 1000 kreresh me bageti, ndonje kompleks qe po ndertohet per te mbarshtruar lopet se ka vajtur nje kg djath i bardh 25 000 leke, pamje ku banoret e nje fshati ( sidomos te rinjte ) kane dale te gjithe e po punojne ne fushe. Po ke nga keto na i trego se nuk hahen as rruget, as tunelet apo plazhet.

    Përgjigjjuni
    1. E
      ERTV

      Eh ç'do n'a bëhesh dhe ti si Salehu, artisto. Prit kur t'ja hipësh dhe vetë ekskavatorit ndonjë ditë si babai yt politik në tunelin e Kalimashit...

      Përgjigjjuni
      1. h
        hera

        qeveria rama ka fituar besimin e te gjithve me keto pune

        Përgjigjjuni
        1. t
          troc

          90 KM rruge duan 90 vjet dhe 900 mln euro qe te mbarojne ne Veri ndersa ne jug po ndertohet me shpejtesi edhe ne zona te humbura.Standart i dyfishte si gjithmone.

          Përgjigjjuni
          1. v
            vishja plot

            e rendesishme eshte qe po behen

            Përgjigjjuni
          2. k
            klodjan

            kishte vertete nevoj kjo zone per nje investim te tille

            Përgjigjjuni
            1. b
              besmir

              Me ne fund e gjithe kjo zone do jete me prane me Tiranen, e do kemi mundesine ta vizitojme fundjavash

              Përgjigjjuni
              1. L
                Loni

                Nuk mund te quhet ruge nacionale ,por vertet eshte ruge rurale ,por dhe kjo do mbarohet pas tre vjetesh ,( 8 km) ,bota e Ben per dy muaj....... O shoku piktor.....

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje