Fundjava jashtë Tiranës, radhë prej disa kilometrash në hyrje të qytetit të Elbasanit

17 Gusht 2024, 15:27Sociale TEMA
Fundjava jashtë Tiranës, radhë prej disa kilometrash në

Një trafik i rënduar është shënuar mesditën e kësaj të shtune në autostradën Tiranë-Elbasan.

Siç shihet nga pamjet, ka radhë kilometrike në autostradë.

Policia rrugore e Elbasanit thotë se ka marrë masa për të përballuar fluksin e madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Korçës dhe zonave bregdetare të Jugut.

Sipas policisë, ka ngadalësim të lëvizjes për shkak të fluksit të automjeteve që kalojnë në këtë rrethrrotullim.


“Policia Rrugore e Elbasanit masa të shtuara për të përballuar fluksin e madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Korcës dhe zonave bregdetare të jugut.

Policia Rrugore ka rritur prezencën me patrulla të shtuara në akset rrugore Elbasan-Librazhd dhe Elbasan-Rrogozhinë, për të eleminuar vonesat në lëvizje si pasojë e parakalimeve të gabuara apo ngadalësimit të lëvizjes në hyrje të Elbasanit dhe te rrethrrotullimi në Bradashesh.

Deri në këto momente, nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por ka ngadalësim të lëvizjes për shkak të fluksit të automjeteve që kalojnë në këtë rrethrrotullim. 

Në ndihmë të shërbimeve të qarkullimit rrugor janë dhe forcat Shqiponja dhe Patrullat e Përgjithshme të cilat vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve. 

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këto akse rrugore të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës”, njofton policia.

 

3 Komente

  1. X
    Xhejms

    Po ne Shqiperi te drejtoria e rrugeve ka vetem hajdute nuk ka ing. Se pari duhet te kishte filluar dhe mbaruar bay pasi i Elbasanit dhe pastaj segmentet e tjere qe i perkasin atij aksi.

    Përgjigjjuni
    1. S
      S.B

      Bëni unazën e Elbasanit sa më shpejt

      Përgjigjjuni
      1. i
        imami ,,

        Faluni ne xhami ,,pastaj nisuni per himar ,,,

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje