Fundjava sjell fluks në Kakavijë, në 24 orë lëvizën 11 mijë persona

17 Gusht 2024, 12:03Sociale TEMA
Fundjava sjell fluks në Kakavijë, në 24 orë

Gjatë fundjavës në doganën e Kakavijës ka vazhduar fluksi i lëvizjes në kufirin me Greqinë.

Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër gjatë 24-orëve të fundit shërbimet e SPK Kakavijë kanë përpunuar  10833  shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët 5181 në hyrje dhe 5652 në dalje, si dhe 3509 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat  1675 në hyrje dhe 1834 në dalje.

Kjo verë ka regjistruar një fluks të konsiderueshëm lëvizjesh në doganat kufitare midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Në periudhën 1 qershor-14 gusht në tre Pikat e Kalimit Kufitar në Qarkun e Gjirokastrës (Kakavijë, Tri Urat dhe Sopik) kanë lëvizur në të dyja anët e kufirit me Greqinë 495213 shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe 163293 automjete shqiptare dhe të huaja.

Numrin më të madh të personave që kanë lëvizur në kufi gjatë verës e zënë bashkatdhetarët tanë që kthehen për pushime nga Greqia në vendlindje si dhe turistët.

Fluksi i lëvizjes në kufirin me Greqinë pritet të jetë i lartë përgjatë gjithë muajit gusht.

1 Komente

  1. j
    janulla

    Pales helene u jane prishur kompjuterat ....si gjithmone ...majmuni nuk betet jo europian po nuk behet njeri ...mbetet majmun ..nese doni te komunikoni me hajvane police dshe te torturoheni pa limite shkoni ne Kakavije ...

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje