Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar mbylljen e plotë të Urës Auto-Hekurudhore të Milotit, me një gjatësi prej 788 metrash, për shkak të dëmtimeve serioze që kërcënojnë qëndrueshmërinë dhe sigurinë e kalimit. Vendimi vjen pas një ekspertize teknike që zbuloi dëmtime të konsiderueshme në themelet mbështetëse, erozion të theksuar në bazamentin e urës për shkak të shfrytëzimit të pakontrolluar të zhavorrit të lumit, si dhe gërryerje në të gjithë shtratin lumor.
Mbyllja e menjëhershme dhe ndërprerja e qarkullimit janë masa të domosdoshme, veçanërisht duke marrë parasysh trafikun e rënduar gjatë sezonit veror. ARRSH, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës, po harton një projekt ndërhyrjeje emergjente që do të zbatohet menjëherë në ditët në vijim.
Rrugët alternative
Përveç ndërhyrjes emergjente, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka parashikuar edhe ndërtimin e një ure krejtësisht të re në Milot, si pjesë e programit strategjik “100 Ura”, i cili mbështetet nga Banka Botërore. Ky projekt afatgjatë synon të adresojë nevojat infrastrukturore në të gjithë vendin.
Gjatë periudhës së ndërhyrjes emergjente, ARRSH rekomandon përdorimin e këtyre rrugëve alternative:
Rruga kryesore Lezhë – Milot
Autoritetet theksojnë se kjo ndërhyrje është thelbësore për të garantuar sigurinë e komunitetit dhe të përdoruesve të rrugës. Ndërsa pranojnë vështirësitë dhe shqetësimet që mund të shkaktojë mbyllja e përkohshme e urës, ata theksojnë se kjo masë është e domosdoshme për të shmangur rreziqe më të mëdha dhe për të siguruar një infrastrukturë të qëndrueshme dhe të sigurt në të ardhmen.
Historiku i urës
Ura hekurudhore-automobilistike mbi lumin Mat, në afërsi të Milotit, e ndërtuar në vitin 1981, ka qenë një arritje e rëndësishme inxhinierike për Shqipërinë, duke u shquar si ura më e gjatë e ndërtuar deri në atë kohë në vend.
Me një gjatësi prej 781 metrash, ura përbëhet nga 33 hapësira dhe është ndërtuar mbi themelet e shtyllave prej betonarmeje të rrumbullakëta. Mbistruktura e saj përmban trarë dhe soleta prej betonarmeje të parapërgatitura. Gjatë procesit të ndërtimit, janë aplikuar metoda të reja dhe inovative për kohën, përfshirë ngritjen e nënstrukturës dhe mbistrukturës, si dhe montimin e trarëve me peshë deri në 45 tonë me anë të vincave ekskavatorë.
Kjo urë ka shërbyer si një nyje kyçe për transportin, duke lidhur rrjetin hekurudhor dhe rrugor në këtë pjesë të Shqipërisë.
Mire se po e ndertojme te re por kush jane pergjegjesit e demtimit dhe Ura e re do ndertohet me parat tona apo parat e atyre si kane gerryer Lumin, ja u qifte Derri nenen te gjithe drejtuesve dhe dhe te gjitha qeverive Shqiptare , ajo ure eshte ndertuar me pune vullnetare dhe pa buke ne bark, zoti marrte han ne ju, tani edhe gjysma e parave per ndertimin e ures se re do te vidhen
Aty verdalle nuk rreshtin kamionet duke marre zhavor dite-nate, e Hene-e Diel. Pushojne vetem kur ka shira te dendur. Si bre burra tani po na bika ura.
Këtë urë, e ndertoi Ndermarrja Ndertim Ura, me drejtor Xhemal Simixhiu dhe Kryeinxhinjer Mikel Koja. Inxhinjer zbatimi kanë qenë Adem Shehu, Uke Shehu, Hilmi Balliu. Të cilët në kushte tepër të vështira, arriten ta ndertojnë në kohë rekord. Duhej grykesia e të pangopurve që në kundershtim me ligjet, të gerryenin shtratin e lumit duke demtuar rëndë këtë urë, njesoj si urën e peshkatarit që doli jashte perdorimi.
Si gjithmone, pas pilafit. I keni lene te germojne gjithe keto vjet e tani po mbyllni uren duke u bere barre per te gjithe, ne vend qe t'i ndalonit atehere kur duhej, qe te mos germonin pa kriter.
Ja një zgjidhje e zgjuar: vandalët lejohen të shkatërrojnë ç'të mundin për të fituar sa më shumë dhe sa më lehtë, shteti pret derisa t'i nxjerrin jashtë përdorimit veprat dhe natyrën dhe atëherë, për të shpëtuar jetë njerëzish prej tyre, bllokon përdorimin dhe ndërton vepra të reja nga e para. Epo pare populli janë, kapitalistët nuk mund të shqetësohen se, siç marrin ata zhavorrin e lumenjve na merr lumi atdheun. Të papërgjegjshmit në pushtet e ata përballë pushtetit e popullit kanë respekt të madh për njëri-tjetrin.