Gjimnazistja në Kavajë ndërron jetë pas një sëmundje të rëndë, mesazhi prekës i shkollës: Zoti të ka pranë vetes.. dhe ne të kemi në zemër përgjithmonë

5 Gusht 2025, 22:40Sociale TEMA
Gjimnazistja në Kavajë ndërron jetë pas një

Sindi, një nxënëse e përkushtuar e gjimnazit "Aleksandër Moisiu" në Kavajë, ka ndërruar jetë. Ajo vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën fatkeqësisht nuk e ka fituar duke mbyllur sytë përgjithmonë në lule të moshës.

Gjimnazi i qyteti ku ajo mësonte ka ndarë një mesazh prekës, për ikjen e parakohshme të Sindit.

"Sot në botën e yjeve u shtua edhe një engjëll me emrin më të bukur: Sindi. Ndërsa ne, tokësorët, humbëm një vajzë të rrallë… Një bijë, një mbesë, një kushërirë, një shoqe, një mike, një nxënëse", thuhet në mesazhin e shpërndarë nga gjimnazi "Aleksandër Moisiu".

"Na iku një vajzë model. E bukur, e mençur, e dashur. Na iku një mjeke e ardhshme… Por nga lart, jemi të bindur që Sindi do shërojë zemrat e prindërve të saj së pari.

Faleminderit Sindi, që ishe shembulli që çdo nënë, çdo mësues, çdo shoqe do donte. Na mësove ç’do të thotë mirësi, dritë, qetësi… Na le një boshllëk të madh, por edhe një kujtim që s’do shuhet kurrë", vijon mesazhi i stafit pedagogjik, ndërsa mbyllet:

"Buzëqesh nga atje lart, siç vetëm ti dije të buzëqeshje. Tani Zoti të ka pranë vetes .. dhe ne të kemi në zemër, përgjithmonë."

6 Komente

  1. *
    *Pasuesi veteran* : Fomulon-ngushellimin-89 vjecar

    Me dhimbie tej Oqeanit ne Emigracionkete laj te dhimshem marim -Kjo vajze e shkelqyer SINDi e Gjomnazit *Aleksander Mojsiu* ndare nga jeta ne kulmin e jetes saj* -Ngushellime families sa shoqerise.Nderime te POSACME -Familes sa shoqerise. I perjetshem Kujtimi i Saj! Nushellon- Org.*Pasardhes Vetereane* me mbi 10 Antarw/e-Toronto

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shefku

      Vdekje e rend Ngushllime per prinderit, familjaret, shoqet, e shoket e shkolles.U preht ne paqe. Shefki Mexhani SH B A

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sali

        U prefsh ne Paqe engjell I vogel.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kristi

          Oh zot,.. force prindeve dhe te afermeve te Sindit te perballojne here dhimbje! Sic ke qene drite do te ngelesh drite te gjithsesi Sindi ! Perjetesisht! Ngushellime te thella!

          Përgjigjjuni
          1. i
            i irrituari

            "zoti" i leshit! Po te kishte vertet zot, nuk do lejonte ti shkurtohej jeta nje vajze te re! Pthuuuuuuuuuuuu "zot" i ndyre, i poshter dhe i padrejte!

            Përgjigjjuni
            1. N
              Ngushllime.

              Pajtohem me ty o irrituari. Po të kishte zot do ti merrte kriminelët si Salih Berisha me kompani, coftinat që djegin, plaçkitin, torturojnë dhe shëmtojnë kombin. Nuk do të merrete një engjull të rinjë që pret jetë e jep shprese kombit e vendit. Ngushllime.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje