Gjyqi i rrallë në Tiranë, e moshuara 82-vjeçare gjobitet sepse ushqen macet e rrugës

4 Korrik 2025, 17:45Lifestyle TEMA
Gjyqi i rrallë në Tiranë, e moshuara 82-vjeçare gjobitet

Këto janë macet që i kanë hapur probleme me autoritetet strehueses së tyre, Irinit.

82-vjeçarja jeton në Tiranë dhe ushqen jo vetëm macet e saj por edhe të braktisura, por një përkushtim i tillë, nuk është pritur mirë nga Agjencia e Mbrojtjes së konsumatorit në bashkinë e Tiranës që e ka gjobitur të moshuarën me 10 mijë lekë.

Kundërvajtja që ka kryer Irini është ndotja akustike, e ndaj me këtë arsyetim ajo është urdhëruar në fletën e gjobës “Ti largojë menjëherë macet”.

Beteja e të moshuarës që refuzon të paguajë gjobën e të heqë dorë nga macet, ka përfunduar në gjykatën administrative me një padi të rrallë, të cilën e shpjegon për TCH avokatja e saj.

“Sipas agjencisë për mbrojtjen e konsumatorit, macet kanë shqetësuar publikun dhe qytetarët dhe kanë vendosur një gjobë administrative të pa mbështetur në ligj dhe në prova. 

Rezulton që është konstatuar nga agjencia e mbrojtje së konsumatorit, dhe jo qytetarit. Agjencia nuk mund të dënojë personat që kujdesen për macet por ata që i braktisin. Nuk është problemi te gjoba dhe vlera e saj, por te shkelja e të drejtave të njeriut dhe kafshëve”, u shpreh ajo.

E moshuara i thotë gjykatës administrative se nuk ekziston asnjë ligj që ndalon mbajtjen e maceve, me të cilat Irini jeton dhe u jep dashuri

Gjykata administrative ka hedhur shortin dhe pritet të shqyrtojë në mënyrë të përshpejtuar kërkesën paraprake për sigurim padie, që është mos pagim i gjobës derisa çështja të shqyrtohet në themel.

20 Komente

  1. t
    toni mavrija

    Idiotesi te drejtesise shqiptare.Gjukata duhet ta refuzonte padine.Nuk merret me ceshtjet thelbesore tu japi zgjidhje ( 150 mije dosjet) por me budallalleqe.Cudi shqiptare.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Universi shpresa ime

      Turp dhe fatkeqsi mentaliteti mediokër I bashkis . Universi ju ndëshkoft aty ku ju dhemb më shum

      Përgjigjjuni
      1. a
        american23al

        Maskarallik shqipetare ku denohet nje person qe ndihmon kafshet e braktisura per ndotje akustike dhe dhe lejohen rrugacet dhe lokalet qe te shurdhojne edhe mbas mesnates me zhurmat e tyre, ka moral ai popull ..???!!!…. Per mua gjoben duhet t’a paguaj ai qe e ka shkruar, person imoral, frikacak dhe ndyresire qe merret me kete nene te dhimsur..!! Turp per drejtesine per pa aftesi professionals dhe morale…

        Përgjigjjuni
        1. X
          X

          Fuksa 80 leksh.Macet nuk ngacmojne njeri dhe jane kafshe te bekuara nga Zoti po meqe dolet me teme per kafshet pse nuk ankoheni qe ne cdo pallat ka mesatarisht 4-5 madje 7 apartamente me qen duke filluar nga Çiuaua,Pitbull,Rockveiller,Bub ngjyre kafe etj apo s'ka dale moda tani bej nje femije dhe blej dhe nje qen ose qenush qe s'pushojne se lehuri se e ndjejne njeri tjetrin me ere dhe pastaj hajde ti ndalosh dhe te duket vetja sikur je ne fshat me shtepu me bahçe me pula,gjel zagar qe eshte normale por ama ne pallat eshte jashte çdo llogjike.Tani ka ngel me marr tigrin,ose ndonje Cobra ????.

          Përgjigjjuni
        2. s
          sapa

          Edhe thone qe shqiperia nuk ka shtet te se drejtes?

          Përgjigjjuni
          1. s
            sam

            Bravo. Te mjeret komshinj. Hajde te flesh gjume. Irini le te marri nje shpi ne fshat e ti mbaje po deshi. Jo ne pallat. Gjoba shume e vogel. Duhet 500 e lart.

            Përgjigjjuni
            1. Q
              Qytetari

              Duhet te gjobitet agjencia.

              Përgjigjjuni
              1. k
                kuola

                bashkia e gomereve, na falni gomeret se skam gje me ta. coji ke veterineri macet e sterilizoji, ose hiqi me helm. eshte gabim ti vesh gjob kesaj zonjes qe po ben punen tuaj,

                Përgjigjjuni
                1. D
                  D.Didani

                  Mos flisni pa arsyetim o komentus! Eshte shume mire qe ju be gjykim asaj plakes. Nuk mund te futesh ne pallat,mace te braktisura neper rruge. Se pari mund te jene me semundje. Le te themi se jane te pista dhe shperndajne ere te keqe ne pallate. Zihen dhe ulerijne sidomos ne periudhen e ciftezimi . Duan ushqyer dhe pallati kthehet ne stalle. Urinojne dhe defekojne dhe pallati kthehet ne hale..... e shume arsye te tjera. Por., nuk kishte nevoje per gjyq. Mund te behesh sekuestrimi i tyre nga Bashkia....mund ti jepesh dhe nje shume parash per shpenzimet qe ajo ka bere!

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Selo Trimi

                    nuk jane si qente qe dhjesin dhe pshurrin kudo, mos ja fut kot, macet jane selektive ne berjen e nevojave personale. nuk te dhjesin ne pallat mos ki frike.

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Thjesht shqip

                      Didani e/i nderuar Macet ajo zonja i Ka ne apartament e Jo neper shkalle e nuk urinojne pallatin. I ushqen ne apartamentin e saj e Jo neper pallat, keshtu qe nuk Ka sesi te behet pallatin stallë. Sa per eren e keq Ka njerez qe vijne era plehra po nuk po' i gjobit njeri sepse ne apartamentin e tyre rrine. Por me e bukura eshte sepse e ka gjobitur agjensia per mbrojtjen e konsumatorit e cila nuk e di se cfare ka shkruajtur ne procesverbal pasi nuk Ka as tagër e as lidhje te gjobis dike per ate arsye. Ku po demtohet kosumatori ketu vetem ata qypat qe e kane gjobitur e dine ????! Keshtu qe te lutem lexo Pak perpara se te gjykosh. Me respekt Thjesht shqip

                      Përgjigjjuni
                    2. I
                      Ilirjan

                      Ne Stamboll macet i ke kudo, ne rruge lokaleve kudo, dhe te GJITHE kujdesen. i ushqejne e i perkedhelin... ku jemi ne... o ZOT! Macet nuk jane kafshe qe shkaktojne zhurme... shume rralle zihen, por pergjithesisht jane te qeta e paqesore. Njerezit e makinat e tyre jane shume me teper te zhurmshem. Lerini te jetojne o njerez, merrni nga nje mace ne shtepi... ju zbut shpirtin e ju ben njerez me te mire.

                      Përgjigjjuni
                      1. B
                        Brikena

                        Ngado qe shkon ne Stamboll, macet jane si princesha. Ketu ne vendin tone nuk merren me lokalet qe bejne zhurme gjate gjithe nates, me cmimet e larta qe nuk i shikon ne asnje vend tjeter.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tutu

                          Jam solidar me zonjen dhe kete gje e bej cdo dite me macet e lagjes ku jetoj… turp per kete shtet dhe turp per kete shoqeri .. e vetmja ndotje qe e shqeteson kete vend jane politikanet , shtetaret dhe gjithe pislleku qe ushqehet dhe buron prej tyre prej tyre …zoti i paafte keta njerez me soj dhe sorollop…!! Respekte per zonjen !!

                          Përgjigjjuni
                          1. P
                            Populli gri

                            Ti marri ne shtepi po deshi macet jo ti ushqeje jashte shtepise se vet. Edhe un ne lagjr e kam nje te tille qe na sjell shqetesim. Britma macesh fekale sapo dalim nga pallati makinat me gjyrma dhe nga ndonje here edhe te gervishtura lesh macesh ne hyrje te pallatit. Etj. Nqs don ti mbaje ti mbaje ne shtepi te vet.

                            Përgjigjjuni
                            1. Herr Doberman.

                              Ashtu eshte ke shume te drejte mbani me mire minjte dhe qente dhe vazhdoni te beni gara se kush e ka qenin me te madh,kush leh me fort dhe persa I perket fekaleve jane te qenve ne shumicen e rasteve dhe I sheh kudo madje edhe mu perballe Kryeministrise ka mut qensh qe ngjan identik si mut njeriu.

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Thjesht shqip

                                Lexoje edhe nje here artikullin, kthjellohesh.

                                Përgjigjjuni
                              2. V
                                VOLLODJA

                                Epo GJELIN e detit qameti 1 muaj E mbajme

                                Përgjigjjuni
                                1. D
                                  Detari

                                  Vetem ne vende muslimane shikon qen dhe mace ne rruge. E kane dhe zakon ti helmojne ose ti vrasin me arme naten (vete bashkia). Nuk behen njerez muslimanet skiptare, lloji rraces.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. t
                                    timo

                                    Ndotësi me i madh është shoku Berisha...

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje