Harruan çantën me 40 mijë dollarë në aeroportin e Tiranës, personeli ia kthen të zotit

5 Gusht 2023, 19:51Sociale TEMA
Harruan çantën me 40 mijë dollarë në aeroportin e

Një gjest i bukur ka ndodhur në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë, ditën e sotme.

Disa pasagjerë shqiptarë nga Mali i Zi, kanë harruar në aeroport një çantë me 40.000 dollarë brenda. Pasi kanë mbërritur në Tuz, kanë vënë re që çantën nuk e kishte me vete.

Megjithatë, ata kanë arritur ta marrin pasi personeli i aeroportit ishte kujdesur që askush të mos e merrte, duke ua rikthyer pronarëve.

“Ky është një gjest njerëzor dhe dëshmi se Shqiptari është i Besës dhe burrërisë, me zemër të bardhë dhe bujar. Çanta u muar nga i Zoti. Falenderojmë nga zemra të gjithë personelin e aeroportit “Nënë Tereza” Tiranë!,”-shkruan shqiptari nga Tuzi.

7 Komente

  1. S
    Shume mire kane bere ..

    Po te mos kishte Kamera ! Burreri dhe Bese do te kishte vetem Ai qe zbriti nga Bjeshket dhe mori nje "" Penecilne " dhe u Infektua vete, pastaj Infektoi dhe tere Shqiperine.. Ky po do ta dorezonte !

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tani

      E mbaj mend gabim apo ligji lejon me vete ne kufi vetem 10.000 Euro!!

      Përgjigjjuni
      1. S
        Suksese..

        Kure i Deklaoron ne Kufi ! te lejohet edhe me shume .. Vetem duhet te beshe qe ne fillim Deklarimin tek Zoll..

        Përgjigjjuni
        1. O
          O Zollò

          Cfare eshte Zoll o merhum,,,nuk paska fjale te tille ne gjuhen tone….harrova ti je nga Keta qe ja qelben emrin Shqiperise duke shitur Mall…..se i paske mesuar dhe rregullat e doganes ….

          Përgjigjjuni
      2. B
        Bori

        Interesante, cante me 40000 USD te padeklaruar ne aeroport?

        Përgjigjjuni
        1. 2
          2

          Ne daten kater gusht u nisem nga Rinasi me avionin Uitzer ora 11,50 dhe arritem ne Torino 13,40. Rruga vajti shume mire. Disave, pikerisht edhe une, nuk na erdhen valiçet. Edhe sot ne daten 5 nuk ka asnje sinjal se ku vajten valiçet tona. Beme denuç ne aeroportin Kazela Torino,por asnje reagim. Nuk e dim si do vej puna e valiçeve tona dhe se kush e mbane pergjegjesine.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arben

            Kush mban 40 mije dollare CASH ne cante dhe kalon kontrollin ne Aeroport sikur nuk eshte asgje? Per me teper ia kthejne kur e ka humbur? Vetem ne Shqiperi!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje