660 shoferë e kanë humbur patentën si pasojë e shkeljeve të rënda të kodit rrugorë në 4 muajt e fundit. Pas rikthimit në kurs dhe ritestimit vetëm 83 prej tyre e kanë rifituar lejen e drejtimit.
Prej një viti me aktet e reja në fuqi, përdorimi i alkoolit , i lëndëve narkotike gjatë drejtimit të mjetit, kalimi i semaforit me të kuqe, thyerja e normave të shpejtësisë, parakalimet e gabuara e të rrezikshme konsiderohen shkelje të rënda, të cilat cojnë në humbje të pikëve të patentës, deri në zerimin e tyre.
Në këtë pikë drejtuesit e mjeteve kthehen sërish në autoshkollë për të zhvilluar kursin e më pas ritestohen.
Drejtoria e përgjithshme e transportit rrugor ka bërë me dije se në muajt qershor-tetor në autoshkollë janë regjistruar 660 persona, dhe vetëm 12.5% e tyre ose 83 persona janë rikthyer në rrugë si drejtues mjetesh, të tjerët do të të duhet të ripërsërisin testimin teori-praktikë brenda 30 ditëve.
Në seancën e fundit të zhvilluar pak ditë me pare nga 26 regjistrime, u paraqitën 16 kandidatë dhe vetëm 2 prej tyre kaluan testin dhe rimorën patentën.
Këta drejtues mjetesh të rikthyer në autoshkolla konsiderohen kontingjenti më problematik në rrugë, që shpesh janë shkaktarë të aksidenteve.
90 PERQIND TE PATENTAVE TE DHENA JANE TE BLEME ME 500 MIJR LEK TE VJETRA TE KORRUPTUAR
Po çfare shkelje të rënda të kodit rrugor!! Ata janë per ne burg, por u kane hequr vetem patenten. Shoferet ne Shqipëri nuk e kane idene se si negociohet rrethrrotullimi. Të vjen tjetri me shpejtesi dhe nuk pyet fare se ti je ne mes të rrethit dhe ke prioritet. Katunari trutrashë, (Jo fshatar, se fshataret kane goxha tru), thotë gjithë pordhë "jom n'rrugën teme mër jahu, se unë po hiki drejt. Ti qi po hy m'rreth duhet t'nalesh, se unë jom drejt". Dhe ky është vetem nje shembull. Patentat merren kot the jepen kot. Por ketu ka faj edhe vetë Ministria e Rendit qe vetem be gjiba, por nuk ben asgje tjeter.