
Nikolas dhe Sandrina jetojnë në Montpellier në Francë dhe 1 vit më parë celebruan dashurinë e tyre në martesë. Muajin e mjaltit vendosen ta kalojnë në Shqipëri.
“Jemi këtu për të festuar muajin e mjaltit. Pamë shumë foto të natyrës dhe të vendeve në Shqipëri dhe vendosëm të vinim këtu. Vendosëm të vinim me patjetër këtu”, tha Nicolas.
Ata thonë se Shqipërinë e njohën në instagram nga fotot e shpërndara dhe vendosën të vinin. Më parë kishin dëgjuar vetëm për mafian shqiptare.
“Me thënë të drejtën më parë kishim dëgjuar vetëm për mafian Shqiptare në Francë që ishte shumë e rrezikshme. Ajo që zbuluam këtu është diçka krejt tjetër. Njerëzit janë shumë të sjellshëm dhe të këndshëm. Nuk asnjë lidhje me atë që dëgjuam në fillim”, tha Nikolas.
Sandrina ka edhe një dëshirë që kërkon të realizojë në Shqipëri.
“Ideja për të ardhur për të kaluar muajin mjaltit këtu ishte fantastike. Kam shumë dëshirë të provoj udhëtimin me tren që e kam parë në një reportazh dhe është shumë ndryshe nga këtu.
Kam parë shumë vende të tjera dhe duhet të them se mu duk si diçka autentike pasi kulturën dhe turizmin masiv e kemi të ngjashëm.
Më pëlqen shumë ushqimi këtu dhe disa gjëra janë ndryshe nga tek ne. Më pëlqejnë qoftet, djathi dhe shumë gjëra të tjera”, tha Sandrina.
Shqipëria tashmë zë një vend të rëndësishëm në jetën e tyre dhe premtojnë se do të kthehen sërish, edhe me vajzën e tyre që është 4 vjeçe.
Bienvenue !
Bir selmon i nons,te te bjere ndonje turkoshak gjiton e hajt te bisedojme prap o Nikolas.....
O Zot u kthye koha e Enverit,kur vinin grupet markiste -leniniste dhe thurnin lavde ne TV per jeten e bukur ne Shqiperi dhe lumturine e madhe qe nuk dinim ku ta conim,ndersa pjesa e popullit te mencur cuditej si ka mundesi qe te husjt himnizonin jeten sketerre te Shqiperise komuniste?! E njejta gje dhe sot,po pse kane ikur 900 mije albaneze nga 2013 deri sot??
Udhetimin me tren mos e lini pa provuar.
E për çfarë mjalti flisni kur paske i ngrënë dhe atë poshtë mjaltit tani që paskeni dhe nje vajzë 4 vjeçe?! Megjithatë eshte kenaqesi te degjosh komplimentet per Shqiperine dhe shqiptarët.
Sa kare qe je ti Lani !
Rrini dhe disa dite dhe do ikni nga syte kembet. Shpreso mos te semureni apo te prefshiheni ne ndonje aksident rrugor, gervishtje makine, a ku di une, se edhe jeta mund tju iki ne moment. Pastaj e shikoni cfare vendi sigurte eshte. Ne jemi nga ay vend dhe vetem te afermit na e mbajne koken mbrapa se per shtetin dhe administraten, nuk ja shikonim bojen me.
Barishte kanë pirë??? Për këtë vijnë në Shqipëri, ëshrë target i qeverisë i bën reklamë gjasme duke e luftuar. Kështu njoftohen anë e mbanë botës se në Shqipëri ka efhe me shumicë, cilësi dhe çmim! Kemi qeveri dobiçe nuk mund ta mohojmë!
Grupet kriminale ekzistojne mor cun, por nuk kane pune me ty. Edhe ne France keni mafie, qe quhet ENA, dhe eshte shume here me e fuqishme se çunat tane qe merren me transport detar.
ehe,trenin e prishi saliu me cecenet e tij se ishte tren komunist.
Mafien nuk e shikoni ne male por megjitheate kujdes dhe atje se mund te ikesh pa gruan...
Na e shpifet , si marksist-leninistet ne kohen e Enverit. A kane marre vesh gje per Safetin keta ? Jepi dhe ca o Mero , se do japi e do japi e do spanohet.
Keni pare "Taken" dhe e keni marre me gjithe mend. Shqiptaret jane shume te trashe per te patur mafie te mirefillte. Vetem bejne si gangstere se kane armen ne brez, por vdesin 30-40 vjec. Mafioz eshte ai qe s'e njeh askush dhe i ben llogarite me laps.
komentues qe urrejne vendin e tyre.