Ikën dritat gjatë koncertit të Noizyt, OSSH: Problem tek pajisjet brenda regjisë

15 Gusht 2022, 11:38Sociale TEMA

Ikën dritat gjatë koncertit të Noizyt, OSSH: Problem tek pajisjet

Mbrëmjen e djeshme, OSSH reagoi menjëherë për ndërprejen ed ritave në koncertin e Noizyt që u mbajt në Sheshin “Nënë Tereza”.

OSSH sqaroi se shkaku nuk ishte rrjeti elektrik, por pajisjet brenda regjisë, të cilat menaxhohet nga organizatorët

Ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit, duke sjellë stakim të ndriçimit të një pjese të skenës, e cila menaxhohej nga organizatorët privatë.

“Nisur nga lajmi “për ndërprerje të energjisë” gjatë koncertit të artistit Rigels Rajku (Noizy), OSSH sqaron se shkaku nuk ishte rrjeti ynë elektrik, por nga pajisjet brenda regjisë, të cilat menaxhohet nga organizatorët.

Ngarkesa e madhe e pajisjeve në koncert solli rënien e automatit, duke sjellë stakim të ndriçimit të një pjese të skenës, e cila menaxhohej nga organizatorët privatë.

Nga verifkimi i kryer, fiderat që furnizojnë rrjetin e shpërndarjes kanë qenë të gjitha në punë dhe kabinat me tension.

Theksojmë se NUK ka patur në asnjë moment ndërprerje të energjisë nga rrjeti ynë elektrik” thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje