
Vijon të mbetet i lartë fluksi i emigrantëve që vijnë nga Greqia përmes Pikës Doganore të Kapshticës.
Në 24 orët e fundit kanë hyrë nga kjo doganë 6630 shtetas dhe kanë dalë 4444 persona.
Pala shqiptare po punon me 5 sportele në hyrje dhe 2 në dalje duke bërë të mundur kalimin pa vonesë të udhëtarëve. Ndërsa Policia Kufitare greke punon me 2 sportele.
Në Qafë Thanë, kanë hyrë 4487 dhe kanë dalë 3035 shtetas.
Lini një Përgjigje