Shqipëri - Arabi Saudite, marrëveshje për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit

15 Gusht 2022, 09:09Sociale TEMA

Shqipëri - Arabi Saudite, marrëveshje për njohjen reciproke

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar këtë të hënë se janë përmbyllur procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

“Pas përfundimit të procedurave të brendshme ligjore fillimisht nga pala jonë, Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka njoftuar përfundimin e procedurave të brendshme ligjore edhe nga pala e tyre”, thuhet në deklaratën e bërë në median sociale Facebook.

Gjithashtu bëhet me dije se marrëveshja hyn në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave.

“Do të lehtësojë lëvizjen reciproke të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve të dy vendeve tona, përmes përdorimit të patentave, si dhe konvertimin e tyre”.

Lini një Përgjigje