Përparimi i vrullshëm i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në veçanti, shoqërohet nga një mori pyetjesh dhe dilemash. Nga ajo se “çfarë mund të bëjë teknologjia”, tek “kujt i shërben ajo në të vërtetë?”
I ftuar në Apostrof Podcast, inxhinieri biomjekësor Armand Mërtenika u shpreh se zhvillimi i shpejtë teknologjik, me gjithë mundësitë e reja që sjell, po i shërben gjithnjë e më pak njeriut.
Sipas tij, AI nuk po përdoret për të përmirësuar jetën e njerëzve, por për të maksimizuar prodhimin dhe ulur kostot. Shumë kompani e shohin punonjësin jo si vlerë, por si shpenzim. Edhe pse teknologjia është e dobishme dhe sjell efikasitet në shumë sektorë, “nuanca dhe koncepti i njeriut sikur po sfumohet gradualisht”, thekson Metënika.
Lini një Përgjigje