
Aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë po jep rezultatet e para konkrete. Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake kanë ndërmarrë një operacion të gjerë për të kthyer qytetin te qytetarët.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe:
* Janë bërë 1,428 njoftime për lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme;
* 352 subjekte kanë reaguar pozitivisht dhe kanë realizuar çmontimin vullnetarisht;
* Janë mbajtur 32 akt-konstatime për shkelje të ligjit;
* Janë liruar 20 mijë m² hapësirë publike që më parë ishin të zëna me struktura apo objekte të paligjshme.
Ky aksion është pjesë e një nisme të Bashkisë së Tiranës për të përmirësuar jetën urbane dhe për të siguruar më shumë hapësira të lira për komunitetin.
Fotot para dhe pas çmontimeve vullnetare tregojnë qartë ndryshimin që po ndodh në qytet
E habiteshme si mundet te nderoshe pa leje... çdo punonjes i policise bashkiake duhet ti ktheje rrogen e mare shtetit pasi nuk kane punuar dhe te largohen. Qe jane prishur eshte legjitime por veç prishjesh duhet gjobitur dhe denuar me burge . E imagjinoni qe ne nje kapital psh si Vjene i shkrepet dikujt dhe nderone ne kreperi pa leje , ky shkeles do perfundonte ose ne spitalin psiqiatrik ose ne burge, si ka mundesi pasi ai nuk e ndertoje per 3 minuta dhe nuk e pa kush nga policia !.
Bravo atij qe pati kurajon dhe e pastroi.Tani kontrolloni mos ringrihen përsëri.
Tamam
Ka dale ne drite tirana,ne lagjen time u habita e gati po thosha ku jam,shikim te lire e jo kioska tendash pa fund
Jam shume dakort qe te prishen ndertimet pa leje por ne se sheh kudo ne bote ka tavonina neper rruge ne trotuare ku njerzit hane mengjes ,dreke dhe darke. Shkoni ne France shikoni sa bukur jane lokalet ne rruge dhe tavolinat neper trotuare apo ne Itali,Zvicer,Amerike etj etj. Gjynah.Duhen prishur por ju duhet dhene edhe nje hapsire e vogel bizneseve por pa lejuar abuzimet sic kane bere vite me radhe.Plas grushti neper plazhe per cadra apo per parkim makinash sepse "te fortet" kane bere ligjin dhe njerzit e shkrete detyroheshin te paguanin haracin. Keta te fortet duhen zhdukur se deri dje kane bere pordhe ne Shqiperi se jashte shtetit nuk ja u mban suma.