Rreziku nga qumështi ambulant, Ekspertët: 12 orë transport jashtë frigoriferit, bëhet i rrezikshëm

19 Korrik 2025, 14:20Sociale TEMA
Rreziku nga qumështi ambulant, Ekspertët: 12 orë transport

Qumështi i fermerit të vogël që shitet në trotuare në formë ambulante nuk është i sigurtë, sepse për të mbërritur deri këtu, kësaj shisheje plastike i është dashur të udhëtojë 12 orë që nga koha e mjeljes.

Mbatja e qumështit larg kushteve frigoriferikë krijon ambientin ideal për microbe të dëmshme.

“Duhet të keni parasysh që ai ka pësuar një rrugë të gjatë nga momenti që është mjelë në fermë që mund të jetë marrë në darkë ose në mëngjes, kjo kohë gjithmonë krijon kushte për shumimin e mikroorganizmave të dëmshme dhe natyrisht nuk është i mbajtur në kushte higjienike që është i vendosur në shishet plastike. Ndërkohë transportohet sidomos në këto temperature kaq të rrezikshme kuptohet që gjithçka ndodh në atë qumësht”, tha Lumturi Papa, pedagoge e UBT.

Shumë qytetar këtë qumësht e blejnë  me mendimin se ky është më i sigurt se sa ai që shitet në markete, dhe kjo jo për faj të konsumatorit, por të fabrikave të cilat jo gjithmonë tregohen të ndershme me përmbajtjet e qumështit.

Një qumësht i pa ambalazhuar mund të sigurojë shijen e dhe aromën e mirë të fshatit, por jo shëndetin.

“Mbart rreziqe të ndryshme pasi mban toksikacione ushqimore si infeksione si salmonela, ech.coli shigelozat që vijnë me origjinë nga qumësht”, u shpreh Kapllan Sulaj, pedagog i UBT.

Jo gjithmonë temperaturat e larta shkatërrojnë toksinat, në shumë raste ato gjithashtu asgjësojnë dhe vlerat ushqyese të këtij produkti.

“Zierja është një proces termik dëmton dhe ul përqindjen e proteinave, duke i denatyruar ato, ulet vlera neturive e qumështit”, tha pedagogu.

Formalizimi dhe gjurmueshmëria e produkteve blegtoriale dhe bujqësore është një detyrim që BE i ka vendosur Shqipërisë për tu bërë pjesë e familjes europiane. Deri më tani vendi ynë e ka të ndaluar të eksportojë produkte me origjinë shtazore për konsum human, pasi qumështi, djathi apo mishi ynë  cilësohen si të pasigurta për qytetarët e europian./TCH

6 Komente

  1. E
    Eri

    Dy here qe jemi helmuar ne shtepi ka qene vetem nga qumshti shqiptar i blere ne market me fature prodhuar nga nje nga keto kompanite qe na mbysin me reklama. Sa here qe kemi marre tek ambulantit me e keqja qe na ka gjetur na eshte “prere qumshti” dhe e kemi hedhur poshte

    Përgjigjjuni
    1. b
      berberi

      Ke bere shume gabim qe e ke hedhur. Une blej qumesht tek fshatari, kuptohet i pa skremuar dhe kur e zjeje i hedh limon ose uthull per te prere, e pastaj e kulloj dhe lengun apo hiren e pi gruaja, ndersa gjizen mbasi kullon per disa ore e kripos i hedh pak vaj ulliri e pak pluhur hudhre dhe e konsumoj ashtu te fresket. Tek ne, edhe qumeshti 'ipasterizuar" qe pretendojne fabrikat eshte jo i sigurte. Por, POR, POR qumeshti ka nje te mire qe po i dhe nje vale i mbyt te gjitha mikrobet e keqia. Keshtu ka qene gjithmone, qumeshti zihet e pastaj dac beje kos, dac prite dhe beje gjize sic e bej une, ne dac pije. Ky eshte nje aksion prej budallai, sepse qumeshtin e fshatarit kush e do, ta sjell vete fshatari te dera e shtepise. Mjafton te lidhesh me te!

      Përgjigjjuni
    2. B
      Bummm.bumbum

      Ju me kto lajme të sajuara i bëni reklam qumshtit me karton që ësht 1mi herë më I dëmshëm se ska asgjë ushqyse. Esht fallco sikur ky shkrimi jot që vetëm titullin i lexova. Kemi 8 vjet që blejm qumshtin po tek i njëjti blektor dhe asnjiher nuk ka ndodh të prishet . E zjejm sapo vjen dhe I përfitojm edhe gjalpin. Provo se mos nxjer ndopak gjalp nga ato formulat e laktozês që ju shesin me fatur... hahahahaha. Ndihmojeni fshatarin dhe blejani qumshtin e mos bini pré e propagandes mashtruse të kompanive se do bëheni pishman ter jetës e nuk ka formul që e rregullon.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigranti 1991

        E kush e çan kryer për konsumatorin. Ne jemi kockat e oligarkeve ne tryezen e qeverise që për qef na shtin në dhe.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Muuuuu Specialisti Leshit Muuuu

          E mjel lopën dy herë në ditë; në darkë dhe në mëngjes. Qumështin e darkës e fut në frigorifer. Qumështin e mëngjesit e çoj direkt në treg. Nga mjekja tek tregu, më merr jo më shum se dy orë. Ja po e bëjë 3 orë, apo 5 orë, për më skeptikët( dhe për septikët, specialistë të këtij lajmi). Klientët nuk zhgënjehen kurrë se; 1-Kanë besim tek unë. 2- Kanë besim tek vetja, se e njohin mirë produktin 3- dheee, sa herë që shkojnë në market, të marrin k8sin baltë e pa origjinë , që ja sugjeronë ky specialisti i leshit, kthehen me vrap tek unë, të pataksur pisllëku që morën në market. P.S Më habit fakti që sa herë që krimin8stri jep urdhra për fatura në qumësht, dalin këta palo specialist, që ngrenë hipoteza se Qumështin i vërtetë që marri.m Nga fshatari edhe mund të prishet, s3 padyshim fshatari e vonon Qumështin.shtin mbi 12 orë.... Më habit fakti tjetër që këta specialist, dhe këto media Kuuuurrrrrë nuk ngrenë problemin e bulmetit që shtetet në markete, i cili vetëm bulmet nuk është. @@@@# Pse nuk e thonë hapur xhanëm, : Blini qumësht Serb.... blini qumësht plur, se ai nuk prishet

          Përgjigjjuni
          1. E
            Ekspert i mutit

            Pikerisht qumshti i frigorifereve eshte me helmuese.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje