Shembet godina në Vlorë/ Dredha: Aksioni do të vijojë, deri në lirimin e hapësirave publike

19 Korrik 2025, 13:58Sociale TEMA
Shembet godina në Vlorë/ Dredha: Aksioni do të vijojë, deri

Në Vlorë ka vijuar edhe këtë të shtunë aksioni për lirimin e hapësirave publike, të zëna në mënyrë të paligjshme.

Operacioni është zhvilluar në lagjen “Kushtrimi”, ku Inspektoriati për Mbrojtjen e Territorit ka ndërhyrë në një ndërtim pa leje.  Gjatë aksionit nuk është hasur kundërshtim nga banorët.

Kryebashkiaku Ermal Dredha, deklaroi se çdo ndërtim apo zënie pa leje do të trajtohet sipas ligjit.

Inspektoriati për Mbrojtjen e Territorit ka evidentuar edhe objekte të tjera në Vlorë, të cilat pritet të shemben në ditët në vazhdim.

Qëllimi i këtij operacioni, i cili ka nisur prej disa ditësh në vend është rikthimi i hapësirave publike në funksion të qytetarëve, me qëllim përmirësimin e standardeve urbane në qytet.

6 Komente

  1. j
    jon

    Ka lezet fadroma pluhur dhe plazh....kandahar...

    Përgjigjjuni
    1. 1
      1997

      Po mire mer idiota, perhere ne sezonin e plazhit do krijoni skena Afganistani ju?

      Përgjigjjuni
    2. I
      I pafytyre dhe dredharak , hatehere prishi........

      ....ato du objektet mbi lulishte ne ane te ruges vlore skele midis kopeshtit n 10 dhe ambulances mes dy pallateve me korupsion nga miqesite e ps se vlores. Ka 20 vjet dhe si prek njeri. Oooooo ps te kame dhjere.....voten se mer asnjehere.

      Përgjigjjuni
      1. E
        E vertete

        ....ne ane te pallatit ne forme L ka vite qe hapesira dikur lulishte para kopeshtit eshe bllokuar me dy objekte betoni ne ane te ruges vlore skele dhe cuditerish asnje si leviz, ...dhe doni te dalim ne votime o legena

        Përgjigjjuni
        1. v
          vlora***

          pse nuk prishen ndertesat qe jane bere siper vend strehimeve,na kane mare frymen

          Përgjigjjuni
          1. B
            Banori i kumes

            Ne plazhin e vjeter te futesh ne Shtepi vetem te kalosh né rruge makine mundesi tjeter nuk ka sa per te vajtur ne plazh duhet te kalosh nga restorant Minimal te kemi mire okomandant se po ta fusin te gjithe.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje