Pedagogia Albana Kullolli Kastrati është ndarë nga jeta pas betejës me një sëmundje të rëndë.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije bashkëshorti i saj, Agron Kastrati, teksa publikuar dhe vendin dhe orën e caktuar për mbajtjen e ceremonisë mortore.
Albana Kullolli ka përfunduar studimet në vitin 2004 në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, në Fakultetin Ekonomik, dega Financë–Kontabilitet. Në të njëjtën kohë, Albana filloi të ndiqte rrugën akademike po në të njëjtin fakultet si pedagoge.
Më vonë Albana u diplomua në fushën e Kontabilitetit pranë Universitetit të Tiranës, ndërsa në vitin 2017 mbrojti gradën “Doktor i Shkencave”.
Prej tetorit 2017, ajo kontribuoi si eksperte pranë Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve në Shkodër, duke dhënë një kontribut të çmuar në projekte të ndryshme sociale.
"Humbje për komunitetin akademik, universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe për qytetin, ndarja nga jeta e Dr.Albana Kullolli Kastrati.
Intelektuale, pedagoge e spikatur dhe qytetare shembull për të gjithë.
Ngushëllime familjes", shkruan deputetja Edona Bilali.
Ngushellime familjes per humbjennpara kohe te se dashures tyre "Semundje e rende" perdoret ne socializem por ne demokraci per nje person publikut njoftimi eshte me specifik
Vdekje e rëndë, ngushëllime të përzemërta familjes.