Spaçi mes kujtesës dhe kinemasë: Një betejë për shpirtin e historisë

20 Korrik 2025, 20:20Sociale TEMA
Spaçi mes kujtesës dhe kinemasë: Një betejë për

Nga Klevis Hoxhaj

Një vend mund të harrojë, por kujtesa kolektive rrallëherë fal.

Sidomos kur bëhet fjalë për vende si Burgu i Spaçit – simbol i dhunës shtetërore dhe i qëndresës njerëzore gjatë regjimit komunist.

Më shumë se një objekt kulture, Spaçi është një plagë e hapur në ndërgjegjen kombëtare.

Kur Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore njoftoi nisjen e një projekti restaurimi dhe xhirimin e një filmi për Revoltën e Spaçit të vitit 1973, reagimet ishin të menjëhershme.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, qëllimi është i qartë: kthimi i Spaçit në një Muze Kombëtar të Kujtesës dhe dokumentimi i një kapitulli heroik përmes artit filmik.

“Ky projekt filmik nuk është një nismë politike, dhe as një manovër jotransparente, por një përpjekje e sinqertë për të kujtuar dhe nderuar një kapitull të errët e heroik të historisë sonë”, deklaroi ministri Blendi Gonxhja.

Por jo të gjithë ishin të bindur.

Brenda pak ditësh, 35 organizata të shoqërisë civile dhe mbi 700 qytetarë firmosën një peticion për pezullimin e punimeve, duke paralajmëruar edhe ndjekje penale për shpërdorim detyre.

Një vend përkujtimi nuk mund të trajtohet si një skenografi

“Kjo nuk është një skenë filmi – është një vend dhimbjeje dhe rezistence. Aty nuk ka vend për stilizim, por për reflektim”, deklaruan organizatat në peticionin e tyre.

Pas nënshkrimit të peticionit, ndërhyrjet në burgun e Spaçit u pezulluan më 20 qershor, deri në një moment të dytë.

Por pyetjet që ngrihen janë më të thella se një ndalesë teknike.

Për të kuptuar më mirë dilemat që mbartin ndërhyrjet në vende me histori të dhimbshme, Albanian Post kontaktoi Silvia Fernández, drejtoreshë programi në Koalicionin Ndërkombëtar të Vendeve të Ndërgjegjes (ICSC).

Bëhet fjalë për një rrjet global që përfshin mbi 300 organizata nga 65 vende të botës dhe që angazhohet për transformimin etik të vendeve të traumës në hapësira edukimi, reflektimi dhe drejtësie.

Në këtë kontekst, Fernández thekson se ndërhyrjet fizike, qofshin të përkohshme apo të përhershme, mund të jenë mjete shumë të fuqishme, por jo të padëmshme.

“Ndërhyrjet fizike mund të jenë mjete të fuqishme për mënyrën se si interpretohen dhe përjetohen vendet historike ose të kujtesës. E gjitha varet nga ajo që shtohet ose ndryshohet, dhe si bëhet kjo”.

Sipas saj, ICSC-ja mbështet ndërhyrje që janë gjithëpërfshirëse dhe të ndjeshme ndaj historisë, kontekstit kulturor dhe kujtesës kolektive të një vendi.

“Çdo ndryshim fizik duhet të nderojë autenticitetin e tij dhe të rrisë rolin e tij si një hapësirë për kujtim, shërim dhe edukim”.

Ky proces kërkon, sipas saj, përfshirjen aktive të të mbijetuarve, pasardhësve dhe komuniteteve lokale.

“Duke përfshirë këto zëra në procesin e hartimit dhe zbatimit, mund të garantohet që ndërhyrjet të respektojnë përvojat dhe perspektivat e tyre”.

Ajo paralajmëron se, nëse nuk realizohen me ndjeshmëri, ndërhyrjet mund të dëmtojnë vetë qëllimin për të cilin ndërtohen.

“Ndërhyrjet e pamenduara mirë, veçanërisht ato që janë ndërhyrëse, të komercializuara ose të shkëputura nga rëndësia historike e vendit, rrezikojnë të minojnë autenticitetin e vendit, duke fshirë ose lënë në hije historitë që ai ruan”.

Kur trauma bëhet skenë filmike

Një nga pikat më të debatueshme të projektit është realizimi i një filmi artistik mbi revoltën e të burgosurve politikë.

Disa e shohin si mënyrë për të rrëfyer dhe nderuar historinë, të tjerë si një rrezik për stilizim dhe trivializim të traumës.

Fernández nuk komenton drejtpërdrejt për rastin në fjalë, por thekson një parim të qartë: “Zëri i të mbijetuarve, i familjeve dhe komuniteteve më të prekura nga historia e vendit duhet të jetë në zemër të çdo procesi vendimmarrës”.

Për të, hapësirat e traumës nuk janë vende neutrale, por mbartin një domethënie të thellë emocionale, historike dhe simbolike.

“Këto vende duhet të trajtohen me kujdes të thellë, duke i dhënë përparësi konsultimit dhe përfshirjes së komunitetit”.

Raste ku historia u mbrojt përmes bashkëpunimit

Fernández ndan edhe një shembull të një transformimi të suksesshëm: projekti i “Waterfront Transformation” në Liverpool, i cili trajton trashëgiminë e tregtisë së skllevërve.

Që në fillim, banorët dhe grupet lokale ishin të përfshirë në mënyrë aktive në bashkë-dizajnimin e hapësirave publike.

“Ky bashkëpunim vazhdon përmes punëtorive, rrëfimit të historive dhe konsultimeve të hapura, duke lejuar historianët, artistët dhe pasardhësit të formësojnë në mënyrë kuptimplote interpretimin e vendit”.

Rezultati, sipas saj, nuk janë thjesht ndërtesa të restauruara, por vende të bashkëkrijuara kujtese dhe edukimi, që pasqyrojnë historitë e shtresuara të qytetit dhe përvojat e jetuara të komunitetit.

Kush duhet të vendosë për të shkuarën?

Për ICSC-në, çështja nuk është thjesht teknike apo muzeale. Kujtesa kërkon etikë, dhe etikës i paraprin pjesëmarrja.

“Në ICSC, angazhimi i komunitetit nuk është thjesht konsultativ, por një proces bashkëpunues që respekton përvojat e ndryshme dhe balancon njohuritë e ekspertëve me realitetet e jetuara”.

“Një qasje holistike njeh që këto vende nuk janë objekte të izoluara, por hapësira dinamike që lidhin padrejtësitë e së kaluarës me përpjekjet e vazhdueshme për të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale”.

Përmes pjesëmarrjes së të mbijetuarve, historianëve, artistëve dhe banorëve, një vend mund të mos jetë thjesht i ruajtur, por i zhvilluar në përputhje me të vërtetën që mbart.

Pezullimi i punimeve mund të ketë zbutur përkohësisht tensionet, por çështja mbetet e hapur.

A mund të ndërthuret kinemaja me kujtesën pa cenuar autenticitetin?

A është një film artistik një mënyrë për të nderuar të kaluarën, apo një rrezik për të relativizuar vuajtjen?

Për Silvia Fernández, përgjigjja është e qartë.

“Kujtesa nuk është dekor. Ajo kërkon përgjegjësi, respekt dhe pjesëmarrje të ndershme”.

23 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Në Shqipërinë e regjimit komunist ka shumë vende të kujtesës për vuajtësit e pafund të këtij regjimi të egër,ku veçohet Spaçi.Por në fakt,mendoj se dy janë simboli i egërsisë sadiste të regjimit . Këto janë kampi i Tepelenës të një vend tmerri që mori qindra jetë te pafajshme,sidomos fëmijësh të vegjël. Dhe varri i kundërshtarëve politikë të regjimit."Burrel,Burrel ku hyn e nuk del." Është varri i madh i tërë kundërshtarve real,të hapur,potencialë,me emra burrash që drejtuan Shqipërinë,në të gjithë krahët e politikës,kryeministra, Ministra,qeveritarë,kryetarë partisë,emra të njohur qysh nga shpallja e Pavarësisë së bejlerë,agallarë,pasanikë,politikanë,shkrimtarë,poetë,filozof,profesorë,shkencëtarë,kontributorë të Luftës së Dytë,anëtarë të Byrosë Politike dhe ajka e vendit tonë. Shumë prej tyre nuk arritën të dalin nga ky ferr komunist,

    Përgjigjjuni
    1. E
      Enveri - Hero Kombetar i Shqiptareve

      Propaganda antishqiptare, e fshehur nen petkun e anti-komunizmit eshte e destinuar te vdese! Kriminelet dhe funderrinat qe bene "Revolten e Spacit'" moren denimin e merituar! Shteti shqiptar i viteve 1945-1990 eshte Lavdia me e madhe e historise shqiptare, deri me sot! Eshte e afert dita kur e verteta do dale ne drite, pas ketyre 35 viteve te mashtrimit te madh, te propagandes antishqiptare. Mos kini asnje dyshim, koha po afron ...

                    2. S
                      Sio.....

                      Rastesisht kam biseduar me nje te burgosur politik per njezet vjet, i afert me kete projekt, i cili theksoi se nderhyrjet kishin qellim ta paraqisnin Spacin si hotel me tre yje dhe jo si urg te tmerrshem... Po PD qe hodhi ne tuc kunizmin, pse nuk permendet...

                                            Lini një Përgjigje