Ridvan Peshkopia: Bashkimi Kosovë-Shqipëri nuk do sjellë efekte negative

20 Korrik 2025, 22:05Sociale TEMA
Ridvan Peshkopia: Bashkimi Kosovë-Shqipëri nuk do sjellë efekte

Profesori dhe studiuesi Ridvan Peshkopia tha në emisionin “Arnautistan” të gazetarit Mustafa Nano se nuk parashikon një rol të islamit politik në Kosovë. Sipas tij ideja me të cilën kanë qenë të lidhur shqiptarët e Kosovës ka qenë kombi, dhe bashkimi kombëtar është një mundësi e mirë për ta rikthyer këtë ide. 

“Marrëdhënia e shqiptarit me fenë dhe Islamin s’është një marrëdhënie lineare që është në formën e një shumatoreje zero midis kombit dhe fesë. S’është bash ashtu që sa më shumë të jesh islamik, aq më pak je bash shqiptar, apo sa më shumë të jesh islamik aq më shumë ajo do të marrë nga pjesa tjetër e identitetit. Feja nuk luan rol politikisht. Shqiptarët s’i bëjnë zgjedhjet në kishë apo xhami, përndryshe do kishim parti islamike. Janë krijuar dhe kanë dështuar. Unë nuk shikoj aktualisht dhe s’parashikoj dot në të ardhmen një rol të islamit politik në Kosovë. Nuk ekziston. 

Ideja me të cilën kanë qenë të lidhur shqiptarët e Kosovës ka qenë kombi, pasi kjo u realizua krijohet një vend te një individ, apo masat, krijohet hapësirë për t’u lidhur me një ide, e ka zënë feja këtë. Unë mendoj se bashkimi kombëtar do jetë një mundësi më shumë për të rikthyer idenë. Do jetë një antidot shumë i mirë për shqetësimin që ti thua. Nëse ne përsëri e idealizojmë këtë idenë e një kombi shqiptar të bashkuar, mund të rikthesh në psikologjinë popullore idenë rreth së cilës njerëzit kanë nevojë të lidhen”, tha ai.

Peshkopia theksoi që “nuk shikoj që bashkimi Shqipëri-Kosovë do t’i ketë këto efekte negative, aq më tepër të jenë të importuara nga Kosova për çështjen e fetarshmërisë”. “Ti e mbivlerëson lidhjen e shqiptarëve të Kosovës me fenë në përgjithësi dhe islamin në veçanti, nuk është aq agresive sa thua ti”, u shpreh Peshkopia, duke iu drejtuar gazetarit Nano. 

11 Komente

  1. j
    jon

    Pirdh se lirohesh o trap ....

    Përgjigjjuni
    1. B
      Banues dikur ne Qyt.Studenti

      i Nderuar Ridvan Peshkepia:Ju jeni nje "Djale i Qytetit Studenti".....i viteve 90-ta....me qe te Njohe si " Emer"...kame nje pyetje per ju:Nuk te vjen per te vjelle..kur shkon te nje Emisjon...qe ka nje Emer POSHTERUES per Shume Shqipetare...si Albanistan???????????? @Pa pasur asgje personale me ju....theksoj se kame Respekt..por kur shikoj se c´fare Emisjoni ekziston ne Shqiperin "Demokratike"...nga DRejtues si @Muc-Mut Nano...me nje Emer te peshtire.....nuk me mbetet gje per te then....vetem:Shqiperia ka marre te TATEPJETEN...shikoj se c´fare "Mustafashe kemi"..... @@Ky Bastardi Muc-Nano....duket se ka Mbushur Xhepin nga ndonje Fondacjon Turke.....a nuk ka Emra te tjere sa te duash?????????

      Përgjigjjuni
      1. R
        Ringjallja pellazge

        Eh mor Ridvan, MUTAFAJ braktisi diplomacin per te lehur si qën kunder shqiptarizmes. Kodoshi MUTAFA e di mirë, sa më shumë urrejtje dhe djallëzi aq më mirë paguan sllavo-gërrqia. Eshte ne garë me ARJAN QANIN. Jan gaztar te pamvarun keta debila, luftojne për fjalën e "lirë".

        Përgjigjjuni
        1. T
          Timi

          Nuk është aq agresive akoma por ka filluar ndikimi nga inamët. Dhe me Albinin në krye të shtetit do vazhdojë të rritet. Idea por edhe bashkimi kombëtar do e zhduk këtë ideologji fetare. Në Maqedoni e Luginën e Preshevës ka arritur një nivel shqetësues.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Roberto

            C'na duhet bashkimi me Kosoven ne??? Jemi shqiptare dhe gjithesejcili ne vendin e vet apo te durojme dhe pordhet e Albin Kurves me kompani.

            Përgjigjjuni
            1. m
              mjellma

              Keshtu si ty kunder bashkimit kombetar lehin vetem armiqt dhe shpiunat qe jane kunder popullit Shqipetar

              Përgjigjjuni
            2. M
              Munika

              Wow!... Per c'bashkim behet fjale kur keta talebane dolen me tezen e kombit kosòvar? Nuk na mjaftòi regimenti Kosova I Xhafer Deves qe kreu masakren e 4 shkurtit? S'na mjaftuan as mercenaret qe dergoi Bukoshi me 1997, ne mbrojtje te Saliut. Po u ha bytha prape kolltukofageve. Mos ardhte kurre ajo dite

              Përgjigjjuni
              1. k
                kuolas

                konfederate po, bashkim jo. shqiperia eshte boshti i mbijeteses se shqiptarise. kosovaret do e rrezikojn, nese behemi te bashkuar ne nje administrate. mbijetojme me mire si konfederate, jo nje shtet.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Ana

                  Po Mr Nano, sikur e emeruar ambasador..apo !??!!

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    astrit

                    Muç Nano i propogandon idese se tij se shqiptaret e Kosoves jane te intengruar ne fene islame ne menyre radikale, jam i sigurte qe Muçi e di qe po genjen por ai ka friken e nje pjese radikale toske se bashkimi i shqiptareve do ja hiqte atyre fuqine vendimarese qe kane ne shqiperi. Ata jane me mire i pari i fashatit se dikushi por jo i pari ne qytet.

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      aleks

                      nqs kosova do qe te bashkohet me shqiperine, ne rradhe te pare duhet te ndryshoje emrat dhe mbiemrat, se duken si arabet me ato emra e mbiemra, me nje fjale duhet te kthehet ne identitetin e tyre, para se sllavet erdhen dhe ua moren te gjitha

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje