
Kryeministri Edi Rama vazhdon me Podcastin “Flasim”. Mëngjesin e sotëm u transmetua Episodi i 6 i sezonit të dytë me titull “Shkodra e shembullorëve”.
Në Podcast ishin thirrur tre të rinj të gjimnazit “28 nëntori” të Shkodrës, fitues të garës ndërkombëtare në fushën e teknologjisë.
“Sot unë kam këtu miq të ftuar, që janë, jo nga inteligjenca artificiale, por nga inteligjenca shkodrane. Janë tre çuna të gjimnazit “28 nëntori” të Shkodrës që kanë surprizuar gjithë Shkodrën dhe jam i bindur që do surprizojnë gjithë Shqipërinë”, i prezantoi kreu i qeverisë.
Ermi, Endri dhe Gerti fituan çmimin e parë në festivalin ndërkombëtar “INTEL AI” për inteligjencën artificiale.
Projekti i tyre ka të bëjë me menaxhimin e trafikut. Ata kanë krijuar një program që sinjalizon për çdo aksident rrugor.
“Sistemi jonë përdor inteligjencën artificiale për të dalluar shkeljet rrugore. Ajo i ruan në database, pastaj më vonë, pas disa vitesh do të jenë ne e-Albania për të bërë një raportim automatik të gjobave”, u shprehën ata.
bravo
Hajde gjithshum hajde.
per tu marre shembuj keto te rinj
krenaria e vendit tone
Shkodra ka nxjerre gjithmone njerez te zgjuar
Kot nuk eshte shprehja per shkrodranet qe i bejne gjitha
Ju lumte !
Ky kryeminister ka shkare fare se vetem me propagande po i ushqen rinine! Te dhjefsha podcastin, se ky nuk merret me hallet e popullit ,por me bojatisjen e SUNDIMIT TE TIJ DIKTATORIAL! E per cfare te duhet ty,o Rame se ku do studiojne rinia,se cfare biznesi do bejne kur ato jane punet private te secilit? Detyra jote eshte te nxitesh investimet e huaja qe te hapin bende pune per rinine,jo thjesht turizmi yne fshataredk 3 mujor,por industrite qe prodhojne ku te punesohen inxhinieret,financieret,juristet,kimistet ,arkitektet etj! Po pse ty te pyeti djali im qe sot punon ne nje nga korporatat me te medha ne bote dhe e mbajne ne pellembe te dores,ndersa kur more ti qeverine,zagaret rreth teje i nxine jeten se gjoja ai ishte me PD? NUK ZHVILLOHET SHQIPERIA ME PROPAGANDE BOSHE, O KARAGJOZ!