Ish-gardiania e burgut: Si e njoha Nexhmije Hoxhën tek “313”-a. Më këshillonte shpesh "Ik nga ky vend'

11 Nëntor 2023, 11:14Sociale TEMA
Ish-gardiania e burgut: Si e njoha Nexhmije Hoxhën tek “313”-a.

Vera Picari është nga ato zonja që ka bërë çdo gjë në jetë për të mbajtur të gjallë familjen e saj. Sakrifica nga ato që dinë ti bëjnë vetëm nënat. Ka pasur në jetë raste dhe vështirësi të ndryshme, ama kurrë nuk është dorëzuar. Sot punon dhe jeton mes Londrës, Italisë dhe Tiranës.

Përveç punës së saj të përditshme, pasioni i Verës sot e mot është i lidhur ngushtë me muzikën. Për “Report TV”, ish- gardiania e burgut dhe sot këngëtarja e hareshme Vera Picari kujtoi vitet kur punonte si gardiane burgu.

“Isha 19 vjeçe kur u bëra gardiane burgu! Baba kishte folur për këtë punë, unë u gëzova shumë kur më dha lajmin. 

Nuk e di pse u gëzova, por u gëzova dhe e prita mirë! Burgun 313 e kisha pranë shtëpisë, nuk më shkonte kurrë në mendje të punoja atje! Ishim katër gardiane gra që punonim sipas turnit.

Është diçka e vështirë, qëndron mbyllur e izoluar në burg, megjithëse është puna e tillë. Te burgu 313 fillova si gardiane burgu deri në vitin 1993, pastaj ika në Itali”, u shpreh ajo për punën e saj të parë.

Te 313 iu desh të qëndronte pranë të vesë së ish- diktatorit Enver Hoxha.

“Për Nexhmije Hoxhën më vinte keq. Kishte ditë që flisnim, komunikonim, kishte ditë që nuk flisnim fare. Ajo ankohej shumë për vetë faktin se mosha e saj nuk duhet të ishte atje në atë burg, ishte padrejtësi.

Shpesh herë kërkonte përgjigje prej meje. Megjithëse shpesh herë në shtëpi nuk kishim, mamaja e ndante vezën në tre-katër pjesë, prapë për Nexhmijen më vinte keq, e kam ndihmuar atë vetëm për njerzillik!

Për shkak të kushteve të ndryshme, kur ftohej ca çaji që i sillja, ajo mërzitej. Më thoshte shpesh herë ik nga këtu. Në atë kohë po në atë burg ishte edhe Ramiz Alia, Fatos Nano dhe Hekuran Isai”, tha këngëtarja Vera Picari.

Sot ajo është kthyer në Tiranë për të bërë këngë.

“Jam e lidhur me Shqipërinë, jo vetëm për familjen por edhe për muzikën që krijoj, sidomos tabanin”, përfundon ajo.

13 Komente

  1. "
    "Pantera" e zeze shpirti mos i gjetke rehat !

    Vertete per cdo njeri duhet te kemi njerzillek dhe dhimbsuri dhe secili duhet te tregoje Humanizem...por ha e meritonte vertete kjo " Pantera " e zeze qe Humanizem te tille ! kure vendimet e kesaje me diktatorin bashkeshorte hoxha ! mbizoteruan dhe skllaveruan dhe vrane nje Popull te tere ! une mendoje qe kjo " Pantera " e zeze nuk ka merituar nje Humanizem ! Qindra e mijra Nenash-baballare shqiptare ! motra dhe vellezer ! qe vuajten ne diktaturen 50 vjecare ! kjo meritonte po ate jete qe qe askujt nuk duhet deshiruar ! gjithsesi per sa krime kjo ka bere ,perseri u largua nga jeta e qehte ...me shqetesime shume te vogla nga krimet qe ka bere apo ka merituar me vendimet e kesaj " Pantere " e zeze shtrige qe vetem nje izolim deri sa te vdsite dhe nga uria e meritonte ..Femijet e kesaj kucedre nuk u preken fare ! kure ne kohen e kesaj femijet e atyre Familiareve qe denoheshin ! vuan ne maksimum deri ne vdekje ! Demokracia Liria e vertete e ka zemeren e madhe ! qe kjo " Pantere" e zeze nuk e ka merituar ..

    Përgjigjjuni
    1. I
      Illyricum Sacrum

      AMIN AMIN AMIN

      Përgjigjjuni
      1. .
        ...

        Ik nga ky vend që bashkshorti i saje e shkatrroje, e poshtroje dhe i vrave të gjith njerzit e ditur dhe patrijot dhe na la Saliun, Nano, Meten dhe Ramen. Enver Hoxha një terrorist.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Malo

          Amineeee

          Përgjigjjuni
          1. Y
            Yp xhixhi

            Bravo

            Përgjigjjuni
          2. d
            docat e nexhit

            Kjo kengetarja,si njeri ka lindur skllave dhe i pelqen te vdese skllave. Fatkeqesisht keshtu eshte shumica e frymoreve,ne kete vend,qe gabimisht merren per njerez.

            Përgjigjjuni
            1. E
              Edhe pasqyra tmerrohet nga fytyra juaj !

              Me pantere se Liria e Saliut apo Monika e Ilirit nuk do kete ne kete bote kaq "te virgjer" nga mendimi si e ketij komentuesit me larte. Nexhmije Hoxha Xhunglinin beri luften Nacianal-çlirimtare ne moshe te re dhe punoi e luftoi si ajo per Shqiperine, por ti dihej vlera Kaut, thote populli i vertete, nuk i hahej mishi. Keshtu dhe keta te lindur ne keto vite se bij te denje te bashkepuntoreve te nazi-fashizmit qe e "deshen" aq shume Shqiperine dhe e duan, edhe sot vjellin helm pa e njohur fare realitetitin e kohes veçse ishte diçka qe nuk u shkonte atyre. Me bastarde se baballaret e tyre ketea te sotmit shikoni si po arrestohen nga Turqia ne Ameriken Latine, ne gjithe bote, lere me se ç'bejne e flasin ne Shqiperi qe nuk je i sigurte te besh shurren ne ndonje halé publike, po pati dhe kete. Koha e bastardeve !

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sali kufoma

                Pantera e zeze,,,po' saliu a e meriton qe te jete ne burgu valle,,edhe pse eshte ne moshen e nexhmies qe vete ai e burgosi ne ate moshe,,, ata kishin moral e dinjitet,,,e ben burgun si burrat si nexhmijen ashtu dhe ramizi,,,Jo se sta nuk kishin mundesi te largoheshin,,,,por jo si ky burreci prej tropoje qe fshihet ne hale kur vjen policia gjyqesore,

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Edhe pasqyra tmerrohet nga fytyrat e atyre !

                  as ketu koment !

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Agim

                    Pantere e zezë, çfarë shpirt të zi që ruan brenda qenies tënde! Sterre e zezë, kështu quajë veten se kështu je...

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      DELEGATIA

                      Nexhmije Hoxha Xhuglini, nuk mund te krahasohet me keto laviret e politikes shqiptare per keto 33 vjet. Ajo beri aq shume per Shqiperine, sa ASNJE nuk e ka bere deri me sot. Keto 33 vite, politikanet burra e gra i jane sulur pasurise se popullit e nuk lane asnje pa vjedhur. Keta te sotmit ja pine gjakun popullit. Nexhmija luftoi e drejtoi vendin me guxim e dinjitet. Eshte e pranueshme se cdo sistem ka te mirat e te keqijat e veta. Sot e kemi te lehte te gjykojme mbi gabimet e se kaluares, jemi gjakftohte e kaluar. A mund te krahasohet Nexhmija e luftes me keto hajdute, duke filluar nga Zhozi, Monika, Nikolla, Liria, Vokshi, Spiropali, Xhacka, Balluku e kompani ? Nexhmija, qe nder antifashistet e para shqiptare qe luftoi me pushke e pene per lirine dhe ndertimin e atdheut. Eshte absurde te krahasosh driten e diellit me ate te henes.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Androniku

                        Jam plotesisht dakort me arsyetimin tend “DELEGATE “. Asajt dhe familjes se saj,nuk i gjeten as nje lek,dollar apo çdo lloj valute me nje ane?! As ketu as jasht shtetit,ne firmat ofshore,ose te investuar. Edhe ate vile ,ku jetonin, ishte e shtetit. Dolen prej andej dhe e mbylli jeten tek pularia pa ankuar gjekundi. Ndersa panterat si Liria,Argita e Saliut,Monika e Ilirit,pantera tjeter e Shkodres qe te jepte kokrren e plumbit, Xhozi, nuk dihet se para kane e ku i kan. Keshtu matet krimi dhe jo me lloqe?! Kushdo qe te ishte ne vendin e Vera Picarit,ashtu do te bente,jo per meshire,apo per njerzillek,por s’e do te njihte nje njeri tjeter,nga ajo qe kishin thene mediat e rruges.

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kujtim Dreni

                          Bija e familjes atdhetare të Xhunglinëve të Monastir që erdhën të përndjekur nga serbosllavët e Pashiqit,emigrantë në atdheun e vet Heroinë e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe zonjë e ndershme për 45 vjet deri më 1990,nuk krijoi asnjë privilegj pasuror për veten dhe familjen e saj..Turp për ata që denigrojnë figurën e saj.Shihni politikanët e pluralizmit me miliardat pasuri që kanë që i'a kanë vjedhur atdheut e popullit fukara dhe pastaj flitnin.Shqiptarët fituan pasuri me sakrifica në emigrim,jo se i punësuan nga hajdutët e pluralizmit të qelbur kapitalist shqiptar..

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje