Jo më “Pallati me shigjeta” - Do të përditësohet regjistri i adresave, bashkëpunim me Google Maps

18 Mars 2024, 19:29Sociale TEMA
Jo më “Pallati me shigjeta” - Do të përditësohet

“Rruga Siri Kodra nuk mund të jetë adresë. Kjo ka nevojë të ketë dhe ndërtesën, dhe hyrjen dhe apartamentin dhe kodin postar”. 

Për të mos pasur më referenca si rruga “Siri Kodra” e “Pallati me Shigjeta” në Tiranë apo orientime të ndryshme në qytete e fshatra të tjerë, por adresa të sakta, si fillim do të përditësohet Regjistri Kombëtar i Adresave, njohur si “Adresari”.

Vangjysh Stavro, drejtor i Gjendjes Civile, shprehet për A2 CNN: “Në planin tonë më optimist është që në fillim të prillit regjistri të jetë funksional”.

Më pas, me anë të algoritmeve që teknologjia mundëson, adresa e rrugës, bllokut të banimit, numrit të apartamentit dhe të dhënat e tjera plotësuese të adresave do të shkrihen në atë që do të njihet si “kod unik”: “Do të identifikohet edhe më saktë se ku banon qytetari duke përdorin kodin dhe standardin e ri të adresave”.

Kjo do të vlejë si për adresat e banesave, ashtu edhe për bizneset e ndërtesat publike. Në këtë drejtim, qeveria do të bashkëpunojë dhe me platformat e sistemeve të adresave Google Maps apo Tom-Tom. Kjo pasi në Parlament të miratohen ndryshimet e propozuara në ligjin “Për Sistemin e Adresave.”

Ne synojmë që të nisim bisedimet që këtë informacion publik ta marrin nga Regjistri Kombëtar i Adresave që edhe ata të përditësojnë hartat e tyre”, tha Stavro.

Por, kjo nuk është hera e parë që qeveria njofton përditësimin e regjistrit apo gjenerimin e “kodit unik”. Pasi janë hedhur për konsultim publik, nismat ligjore kanë mbetur vetëm në letër. 

Këtë herë është ndryshe. Duam të ndërtojmë një sistem që punon në disa plane të ndryshme dhe do e realizojmë”, garanton Stavro.

Veç shqiptarëve, përditësimi i Regjistrit Kombëtar të Adresave pritet të ndihmojë edhe turistët e huaj. Gjithashtu, “kodi unik i banesave” do të ndihmojë edhe sistemin e drejtësisë. Shpesh, Prokuroria e Posaçme SPAK, pasi ka ngritur akuzat, nuk arrin dot të gjejë se ku banon i pandehuri.

14 Komente

  1. T
    Tregu

    Apapapapapapappapapa SPAK nuk po na gjeka dot te pandehurit. Jane aty tek Olive Residence, Rolling Hills, Green Coast, Lalezit Babzit Bay etj etj jo ne Yzberisht e te Pallati me Shigjeta ku banon populli o ju hongert mortja.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Diku

      Shteti me kot ne bote...pa adresa...pffff!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Korrupsioni

        Shtet afrikan ,Zulu komplet,ka 33 vjet pa adresa,TURP

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sufllaqja me qepe

          Do bente shtet Rama ahahahahahha 4 here ka bere tender per adresat. 12 vjet pushtet ahahahhaha

          Përgjigjjuni
          1. b
            besart

            Ka 100 vjet qe quhej ZOGU I ZI dhe perseri i tille quhet...ka.qysh ne vitin 64 qe jane nderuar leket dhe perseri me leket e vjetra flitet.....e mira eshte qe ti bien shkurt....beni me numura 1,2,3,4,etj.se jane vendosura emra rrugesh shum qesharake dhe ketu kampjon kombetar mbetet shpellari XHELAL MZIU me emrat e vendosura ne Kamez e me tej.

            Përgjigjjuni
            1. R
              Rr Siri Kodra

              Do beje mire mortja ti haje, po kemi hallin SKAPit se ska adres ke rolling hills,green coast, po me rrugen e nderuar SIRI KODRA, mender car mutin doni o adresar.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Po

                E kam then dhe me par shqipraret si me lekun njelloj do vazhdojn akoma ke pallati me shigjeta etj etj

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Banore

                  Shume mire qe do saktesohet adresari (dikur….. ka qene i sakte fare), por duhet patur parasysh qe emri i rruges duhet te jete i asaj rruge ku eshte hyrja e pallatit. Psh pallati qe ka posten qendrore ne katin perdhes hyrjet i ka: njeren nga rruga « deshmoret e 4 shkurtit » dhe tre te tjerat nga rruga « Reshit Çollaku », por para ca vitesh filluan te thone rruga cameria. Ne rrugen Çameria ka hyrjen Posta.

                  Përgjigjjuni
                  1. P
                    Pfff

                    Po pse Si u ndertoka shteti? Per dy dite Hahhah amatore

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Vendi i budallenjve te rrezikshem

                      O shoku Stavru, po kaq e veshtire qenka mo i shkrete? Do therrasesh edhe NASA-n per ndihme? Veri nga nje numer cdo porte qe del ne rruge. Numrat cift djathtas, numrat tek majtas. Nese te ka mbire ndonje ndertim pa leje futi nje shkronje pas numrit qe mos e humbesh fillin. Kur del ne rruge te re e fillon numerimin nga fillimi. Per çfare te hyn ne pune kodi i nderteses kur nje pallat mund te kete 4 hyrje e 10 dyqane? Veri numer çdo hyrjeje e dyqani.

                      Përgjigjjuni
                      1. V
                        Vaj Medeti

                        Adresa Shqiptare... Mer Xhevat Lleshi porta jeshile mbas shtylles se shtrember Yzberisht... Dergon Mahmud Llapushi rruga pa drita thkesa e pare majtas mbas dyqonit t Hasonit Bathore.

                        Përgjigjjuni
                        1. D
                          Detari

                          adresat e tirones kane emra turkarabesh lol tironsat e vjeter...

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Sebastiano

                            Dekari jane ato emra myslimonesh qe te çkepin ty e sojin tend zhabzi prej 400 e kuaur vjetesh o pederast. Na i bete dhe hallve kur ju erdhi ne Athine qe tju palloje dhe me fuqishem vellami turk. Letyra grek qira

                            Përgjigjjuni
                          2. Silvi

                            Amani ore se na nxitë faqen, u bene kaqe kohe e gjate, pa adresa normale. Kur kame qenë student në një universitet në evropë një profesor po bente shaka me Shqiperine , thoshte i vetmi shtet pa adresa në Europe.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje