Ne fjalimin e fundit ne Keshillin e Sigurimit, ne mbyllljen e mandatit dyvjecar te Shqiperise si anetar jo i perhershem, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, theksoi se Shqiperia do t’i vijoje prioritetet e punes pertej mandatit.
Gjatedebatit tehapur të Këshillit të Sigurimit me temë “Trajtimi i kërcënimit që paraqet diversioni, trafikimi i paligjshëm dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta dhe municioneve të tyre, për paqen dhe sigurinë, ministri Hasani theksoi se Shqipëria zbaton të gjitha detyrimet për respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të kontrollit të armëve, teksa nënvizoi se vetëm një bashkëpunim i fortë midis aktorëve të ndryshëm mund të ndihmojë në adresimin e duhur të kësaj situate.
“Në të gjitha këto përpjekje, bashkëpunimi rajonal është i një rëndësie të madhe. Në rajonin tonë, në Ballkanin Perëndimor, një vëmendje e veçantë i kushtohet bashkëpunimit, koordinimit dhe veprimeve të përbashkëta nga të gjitha vendet, agjencitë përkatëse vendore dhe komuniteti ndërkombëtar. Në këtë kontekst, dua të përmend nismën franko-gjermane për armët e vogla dhe të lehta, në kuadër të Procesit të Berlinit, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për zgjidhjen e problemit të armëve të vogla në rajon, deri në fund të vitit të ardhshëm”, tha ai.
Ndersa ne takimin e organizuar nga Shqiperia, për përshpejtimin e programit “Gratë, Paqja dhe Siguria”, si një nga prioritetet kryesore të punës së Shqipërisë gjatë mandatit 2-vjeçar në Këshillin e Sigurimit, ministri Hasani siguroi se te gjitha prioritet qe vendi yne pati gjate mandatit ne KS do te vijojne te jete te tilla edhe pas 31 dhjetorit 2023.
“Ishte detyra jonë që ta përkrahnim këtë program në të gjithë gjerësinë e punës së KS, nëpërmjet angazhimit proaktiv për të siguruar që axhenda të integrohej plotësisht dhe në mënyrë kuptimplotë në të gjitha aspektet. Pas pak ne do të përfundojmë mandatin tonë dy vjeçar në Këshill, por angazhimi ynë në fushën e Paqes dhe Sigurisë së Grave do të vazhdojë. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi në këtë përpjekje të rëndësishme, jo vetëm këtu në Nju Jork, por edhe në Gjenevëe kudo”, tha ministri Hasani.
Degjoni kur flet ky njeri.Vetem fjale boshe.
Vučić i kënaqur që Shqipëria nuk thirri mbledhjen e KS të OKB për rastin e sulmit terrorist ndaj Kosovës. Serbia e thirrte mbledhjen, pa qenë anëtare e KS, për një incident sado të vogël, për një grindje fëmijësh!