“Kush ka bërë gabim të mbajë përgjegjësi”, Veliaj: Nga bashkia e Tiranës janë thirrur për statistika vetëm dy inxhinierë, njëri në pension

14 Dhjetor 2023, 20:50Sociale TEMA
“Kush ka bërë gabim të mbajë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Real Story” se kush ka gabuar lidhur me landifillin duhet të mbajë përgjegjësi dhe për këtë të gjithë kanë qene të qartë.

“Nëse në këtë landfill dikush ka bërë gabim duhet të mbajë përgjegjësi patjetër dhe kryeministri ka qene i qartë, PS ka qene i qartë, kryesia ka qene e qartë. Por të thuash që tani nuk do të kemi më landfille dhe inceneratorë sepse dikush ka bërë gabim është si të thuash që nuk do bëjmë autostrada dhe spitale. Në këtë sens ne do të vazhdojmë punën për këtë landfill, por di të them këtë se dikush po kërcen nga belaja për të përfshirë njerëz që janë absolutisht transparent dhe kanë bërë detyrën e tyre për të pastruar qytetin”.

Sakaq, ai ka sqaruar se nga bashkia e Tiranës janë thirrur lidhur me këtë çështje vetëm dy inxhinierë dhe njëri është në pension, ndryshe nga çfarë është thënë.

“Janë vetëm dy të bashkisë, pra 15 janë në total, ministra, ish ministra, njerëz privat, koncesionarë. Janë vetëm dy të bashkisë, ku duke qene se kanë qene në një komision me 7 veta, ku klienti është bashkia e Tiranës, janë ftuar dy inxhinier për të dhënë statistika mbi këtë procedurë, bëhet fjalë për dy veta, njëri prej tyre në pension. Nuk kanë qene as fincancier dhe as juristë, as avokatia e shtetit, nuk kanë qene as llogaritar dhe janë thirrur me funksionin se sa plehra prodhon bashkia e Tiranës. Duhet të pranojmë që prodhon disafish më shumë se disa bashki bashkë se këtu është numri më i madh i konsumit”.

5 Komente

  1. s
    stalini

    Lali kujdes mos e humb shancin per i pari katundit, mjafte se nuk dihet sezion termetesh Mbeshtes absolutisht PS por duket se zollumi e ka kaluar cakun kam frik per te ardhmen e ps kur edi rama nuk do te jete kryetar

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noc Rroku

      Në PS duhet të dalin PATRIOTËT, në krye që të shpresojmë se mund të shpëtohet kjo pak SHQIPËRI, që mundën të ruajnë të SHËNJTËT VLONJllAT, Përndryshe me agresionin AntiShqiptar, të mobilizuar rishtas pas vitit 2000,;rrezikohemi të zhdukemi dhe si teritor, mbasi populli ka ikur për të mbijetuar, nga sytë këmbët . ruajna ZOT.

      Përgjigjjuni
    2. d
      drini

      Do vene ne burg disa te mjere per kacidhe per luksin e ketij hajdutit dhe gruas se tij.

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetari

        Ashtu eshte kudo dhe historikisht, e han i vogli,(se do jetoje do mbaje familje) per babëzine e te madhit qe nuk ngopet.

        Përgjigjjuni
      2. R
        Reali

        KUR SHUME QYTETE TE EUROPES E BEN FALAS SHERBIMIN URBAN ME MJETE TRANSPORTI LLUKSOZ TE KOMPLETUAR ME KONDICION E SEDILJE TE REHATESHME NE,TURKOSHQIPTARI ERION VELIAJ ME AUTOBUZA TE PISTE PA SEDILJE E PA CONDICION E RRITI CMIMIN E BILETES NGA 30 LEK QE ISHTE E BERI 40 LEK DHE PA ULJE CMIMI 50% (PESEDHJETPERQIND) PER MOSHA MBI 60 VJEC SI NE GJITH BOTEN. MEGJITHKETO E TE TJERA ERIONI KA KONTRIBUAR TA INTEGROJE SHQIPERINE NE BASHKESIN ARABE ME XHAMIAT E PA NUMURTA NE TIRANE DHE ME ARTOPALLANTET QE PELLASIN NE GJUHE ARABE GJITH DITEN E GJITH NATEN JO VETEM NE BULEVARDE POR EDHE NE AEROPORT. EDHE QENI E DI SA MERITON XHAMIA SE VENDI I PREFERUAR I TJ PER TE PSHURRUR ESHTE DERA E XHAMIS,

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje