Në këto kohë digjitalizimi, ku kryefjalën e ka përdorimi iInteligjencës Artificiale, kur asistenti virtual i e-Albania do tënisë brenda dhjetorit të vihet në funksion të përdoruesve për1237 shërbimet online e kur po ndërtohet versioni i avancuar 2.0 i portalit qeveritar, të rinjtë duhet të ftohen e të angazhohentë bëhen pjesë e këtyre ndyshimeve të mëdha në vend.
Për këtë qëllim, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë sëInformacionit dhe Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranësnënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit, që i hap dyertstudentëve të jenë pjesë e praktikave të punës, mentorimeve, trajnimeve, përfshirjes në projekte të rëndësishme, që lidhen me Inteligjencën Artificiale dhe jo vetëm.
Në eventin e organizuar me këtë rast, ku ishin të pranishëm, kreui AKSHI-t, Linda Karçanaj, dekani i FEUT-së, prof.dr. DhoriKule, pedagogë dhe studentë, u theksua rëndësia e këtijbashkëpunimi.
Drejtuesja e AKSHI-t, u shpreh se studentëve, që do tëpërfshihen në praktikat e punës, do t’u njihet kjo eksperiencë me një referencë të posaçme, ndërkohë që nuk do t’u mungojëmbështetja me subvencione, për çdo thirrje apo projekt që ata do të aplikojnë, për të çuar përpara një nismë apo startup, që ka sisynim zhvillimin e Inteligjencës Artificiale.
“Çdo fillimviti, ne do hapim derën për 5 studentë ekselentë tëcilët do të marrin pjesë në projekte me ekspertët tanë më të mirëdhe me ata të Open AI, Microsoft, duke ecur me plaftormën e Inteligjencës Artificiale”, u shpreh Karçanaj, duke theksuar se kryefjala e marrëveshjes së re e bashkëpunimit me Microsoft, qëlidhet në mars të vitit tjetër, është Inteligjenca Artificiale. Kështuqë studentët do përfshihen në projekte konkrete pse jo duke u dhënë mundësi më të mirëve, që të bëhen pjesë e ekipevetë AKSHI-t.
Karçanaj, prezantoi idenë për themelimin dhe trajnimin e njëOpen Souce të Language Learning Machine, në gjuhën shqipeduke përdorur Inteligjencën Artificiale, ndërkohë që nëTechSpace, po ngrihet një infrastrukturë të posaçme, e dedikuarpër implementime në fushën e AI. Karçanaj përmendieksluzivitetin që do t’u jepet të rinjve të përfshihen në projektinTOM, një lëvizje globale e komuniteteve e cila synon që tëlehtësojë jetën e njerëzve me aftësi të kufizuara, të moshuarveapo njerëzve në pamundësi financiare.
Nga ana e tij, dekani i FEUT-së shprehu besimin e plotë nësuksesin e marrëveshjes dhe bashkëpinimit mes institucionevenë të ardhmen, duke shpresuar në interesin e studentëve tekmundësitë që po u krijohen.
“Inteligjenca Artificiale ka buruar nga inteligjenca natyrale dhekërkon një Inteligjencë natyrale që ta menaxhojë në mënyrë tësuksesshme atë artificiale. Jam i bindur që me këtë logjikë do tëhapen gjithnjë e më tepër vende të reja pune”, u shpreh prof. dr. Kule.
Lini një Përgjigje