
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi sot punimet në mjediset e reja të Kolegjit të Europës, te godina “Liria” pranë Qytetit Studenti.
“Jam vërtet i kënaqur kur shoh si vlon puna, teksa përgatitemi për kampusin provizor të Kolegjit të Europës. Kemi studion, ose zyrën pritëse, që është te Piramida, ndërkohë ky do të jetë mjedisi i punës dhe i studimit. I punës për stafin dhe administratën, pra te godina “Liria” në zemër të “Qytetit Studenti”, shumë pranë konviktit, që tashmë është përzgjedhur për 31 studentët e parë. Kemi liruar edhe parkingun pas godinës “Iliria”, kurse autobusët e linjave të juglindjes janë zhvendosur te Terminali pranë TEG-ut. Kjo do të thotë se edhe sheshi do të lirohet shumë shpejt, për t’u kthyer në një kantier për ndërtimin e një kampusi ultra-modern.
I ka hije Shqipërisë gjithë ai insistim dhe mund i Kryeministrit për ta sjellë Kolegjin e Europës në Tiranë, si dhe mbarimi në kohë i projektit fantastik te Piramida, si zyrë e përfaqësimit në zemër të Tiranës dhe fillimi i punës në kampus. Pjesa e kampusit, ku do të bashkëjetojë kampusi i ri i Universitetit të Tiranës me godinat e reja me kampusin e Kolegjit të Europës, besoj se është krushqia ideale europiane-shqiptare që do të simbolizohet aty”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku dha lajmin e mirë se po punohet me ritme të shpejta për ta hapur sa më parë, brenda shtatorit, dhe për ta vënë në funksion të studentëve kampusin e Kolegjit të Europës.
“Lajmi i mirë që na erdhi nga rektorja, Federica Mogherini, është se për 31 studentët e parë ka një bursë. Kush do të pranohet automatikisht, e ka gjithçka të paguar në janar. Fakti që ka një kërkesë të jashtëzakonshme, sipas rektores, për të qenë staf dhe student në Tiranë, do të thotë se Tirana e ka ngritur vërtet piacën. Mandej, kur të vijnë këtu dhe të shikojnë se si idetë e arkitekteve tona të mrekullueshme e kanë bërë këtë si një shtëpi për ta, besoj do të jetë një surprizë shumë e këndshme. Ju falenderoj që po punoni për të kapur afatet në kushte spartane dhe me një sprint të paparashikuar. Mezi pres që të krenohemi kur të marrim certifikim dhe ta quajmë zyrtarisht të hapur edhe për mësimdhënie tani, jo vetëm për përfaqësim, kampusin e Kolegjit të Europës në Tiranë”, u shpreh Veliaj.
Ky është i pari kampus që hap dyert jashtë një vendi të Bashkimit Europian. Kampusi i Kolegjit të Evropës në Tiranë do të ofrojë një program akademik me standarde evropiane për studentët dhe profesionistët nga Shqipëria, rajoni i Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian dhe më gjerë, dhe do të hapë ciklin e studimeve duke filluar nga ky vit akademik.
Meru me ujin e pishem te Tiranes qe ka dale me ngarkese te larte mikrobike dhe perben rrezik per jeten e qytetarve o pseudokryebashkiak i vet shpallur, boll u more me punrat e te tjereve dhe tralalat. Kur do thyeh qafen per menxyren qe po i pregatit Tiranes me kullat dhe te ashtuquajturat komplekse banimi qe ne gjuhen qytetare do te thote "getot" e korrupsionit tuaj me mafien e ndertimit.Merru me urbanizimin e zones se astirit, ku mbytet derri ne balte; merru eren e ndyre te urave te Lanes, ku jane banjot publike qe do ti ndertoje ti, ku jane banjot nga Liqeni Artificial i Tiranesse ilane njerezit breket ferrave;merru me lirimin e siperfaqeve te gjelbera qe ti vet ua ke shitur lokaleve, merru me trafikun qe ti po e rendon cdo dite e me shume me lejet e ndertimit; merru me cmimet e apartamenteve te cilet jane rritur artificialisht me qellim qe ti blejne vetem trafikantet, vrasesit me pagese, dhe e gjithe mafia e Evropes qe te vij e te strehohet ketu ne parajsen qe po u nderton ti, sepse populli nuk ka mundesi ti blej ato shtepi. Merru me lypsaret qe ti do ti largoje nga rruga, por qe jane shtuar edhe me shume. Rezultati punes tende eshte qe ne nje te ardheshme jo te larget Tirana do te shnderrohet ne nje qytet e papershtatshem per tu banuar. Zoti le te merret me ju maskarenj.