Rama: Shpërblim mjekëve sipas meritës! Kush do të shkojë në Gjermani të na marrë të keqen

26 Janar 2024, 11:52Sociale TEMA

Rama: Shpërblim mjekëve sipas meritës! Kush do të

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme se si do të funksionojnë autonomia spitalore, ku tha se mjekët do të paguhen në bazë të meritës. Sipas tij, kjo do të jetë një formë për të nxitur konkurrencën e ndershme mes mjekëve, por që do të reflektohet edhe në shërbim për qytetarët. Për rrjedhojë, Rama është i mendimit se kjo mund të ndikojë edhe në uljen e largimeve të mjekëve drejt Gjermanisë, siç ka ndodhur kryesisht. Madje, për këta të fundit ka pasur edhe një mesazh.

“Shpërblim i mjekëve në bazë të meritës, interesi për të punuar do jetë më i lartë, konkurrenca më e fortë, kush do të shkojë në Gjermani të na marrë të keqen, jam i bindur që vitet e ardhshme do të shënojnë një kthesë edhe në këtë aspekt. Në vizitën që bëra në Mynih më kanë takuar disa mjekë shqiptar që punojnë atje, jo stazhier, por shumë të mirë të pozicionuar që më kanë shprehur interesimin që të kthehen dhe të punojnë në sistemin publik shqiptar, ka shumë arsye për ta bërë këtë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë solli në vëmendje edhe një bashkëbisedim që ka pasur me disa mjekë shqiptar në Gjermani, ku u shpreh se mesazhi që kishte marrë nga ata, ishte shumë motivues.

“Do ta përkufizoj vetëm me një fjalë që dëgjova nga ata, njëri prej tyre tha “kam 12-13 vite në Gjermani, punoj në një nga spitalet më prestigjoze, kam të gjitha kushtet profesionale, paguhem njësoj si një mjek Gjerman, por jam bosh dhe kur mendoj që ikën 14 vjet dhe kështu mund të ikin vitet e tjera dhe një ditë të bukur mund të gjendem në kushtet e pensionit, me kolegë që as nuk zihesh dot, atëherë kam frikë se do të kem një hall shumë të madh, kështu që dua të kthehem në Shqipëri”. Dhe kjo ndjenja e boshllëkut dhe shumë dije mund t’i vihet në shërbim vendit dhe mund të marrin mbrapsht disa kënaqësi që s’i marrin nga paga, këtë kuptova nga ata të tre”, përfundoi Rama.

7 Komente

  1. K
    Kapterri

    Pordhë dhe reklamë injoranti për injorantët

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

      Psikopat kryeminister.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Rama Vučić

        Tash do të shkojnë në Serbi, e ke rregullu punën me Vučić-in!

        Përgjigjjuni
        1. J
          Ju japim lajmet

          Ju flet Tirana, po japim lajmet e Rajhut gjerman….. Korpusi i lavdishem XX dhe XXIII po i drejtohen me shpejtesi Tiranes per te bllokuar mjeket qe duan te ikin ne Gjermani. Armata e Venkut do te bllokoj rrugen per ne Aeroport. Ashtu sic ka thene edhe shoku Xhelil Gjoni se bashku me liderin global Edi Rama “edhe nese ndonje mjek iken atehere le te na marr te keqen”. Ata jane jashtqitja e kombit.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Saliu

            Po cfare thua more zoteri, se na ofendove inteligjencen..... Nuk te kthehet njeri, ta harrosh, por nese do te mbash edhe keta qe jane, vendos meritokracine dhe largo injorantet dhe te paaftet qe perbejne mbi 50% te personelit mjekesor. Hap spitale bashkiake dhe lehteso qarkullimin e pacienteve se mbeten tere viset shqiptare tek Nene Tereza. Edhe mos degjo idiotet qe ke prane e te bejne temena dhe te thone genjeshtra gjithe diten.

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pet.

              Po te ishte gjalle Indro Montanelli do te thoshte (sic tha per Musolinin):Ne histori do te mbesin 3 Edi Rama..1 - vizionari , 2- qe e ka humbur lidhjet me realitetin dhe 3- monumenti i vetvetes.

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qyqi I Tiranes

                Vizionar plerash qyteti, qe ka ka humbur realitetin dhe kujton se eshte lider boteror, momumet I bere me jashitje.

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje