“Kur do kemi ndonjë dasmë more?" - Si po shuhet kjo traditë e vjetër

21 Gusht 2025, 19:31Sociale TEMA
“Kur do kemi ndonjë dasmë more?" - Si po shuhet kjo

Shqiptarët po martohen më pak e rrjedhimisht po bëjnë më pak dasma. Kjo traditë e vjetër po shuhet ngadalë. E kundërta po ndodh me aksesorët, blerja e të cilëve po shtohet.

“Kur do kemi ndonjë dasmë, more, se më është ndryshkur shpirti! Ti bie kësaj viraneje, sa t’i këpus telat, t’i këpus…!, u shpreh aktori Bujar Lako te filmi “Gjeneral Gramafoni”.

Kjo batutë mbart në vetvete një të vërtetë të madhe... dasma shqiptare s’ishte thjesht një ceremoni, por një festë që sidomos dikur i jepte jetë gjithë lagjes, fshatit e madje qytetit. Gjatë verës në përgjithësi dhe në gusht në veçanti muzika e sazeve kumbonte shesheve ndërsa kolonat e makinave parakalonin rrugët. Por sot kjo traditë e vjetër po shuhet ngadalë. Shqiptarët po bëjnë më pak dasma.

“Ka rënë numri i dasma. Nuk kam shumë punë. Më shumë ditëlindje dhe fejesa”, thotë Selim Bubullima, pronar i një lokali dasmash.

Rënia e numrit të dasma ka shkuar paralel me uljen e martesave. Nga 17 mijë e 467 në 2023-shin, numri i martesave ra në 16 mijë e 120 vitin e shkuar. Edhe më i thellë rezulton hendeku duke u kthyer pas në kohë.

“Rënia e numrit të dasmave nuk është thjesht një fenomen statistikë. Ajo pasqyron ndryshimet në mënyrën si shqiptarët i perceptojnë lidhjet familjare dhe martesore. Shumë të rinj po e shtyjnë martesën për shkak të arsyeve ekonomike, migrimit apo fokusit te karriera. 

Dasma, që dikur ishte një ngjarje që bashkonte komunitetin, sot shpesh reduktohet vetëm tek ceremonitë e vogla dhe private. Kjo tregon një transformim të thellë të traditës dhe mënyrës së jetesës në shoqëri”, shprehet për A2 CNN Entela Binjaku, sociologe.

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se mosha mesatare e djemve dhe vajzave që lidhin kurorë është rritur ndjeshëm vitet e fundit duke arritur përkatësisht në 27.8 dhe 31.2 vjeç.

“Unë po e shtyj martesën sepse nuk ndjehem ende gati ekonomikisht. Çmimet e sallave, ushqimit dhe muzikës janë shumë të larta, dhe shumë miq e familjarë nuk mund të vijnë gjithmonë. Dikur dasma ishte një festë ku gjithë fshati merrte pjesë, sot është më private, më e vogël… dhe paksa e stresuar”, thotë një qytetare për A2 CNN.

“Tani shumica e dasmave janë më të vogla, private, dhe shpesh njerëzit e shtyjnë për shkak të kostove. Mungon ajo atmosfera që bënte natën të ndjehej e veçantë për të gjithë”, shton një tjetër qytetar.

Shqiptarët po heqin dorë nga dasmat, por jo nga aksesorët e martesës. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë vitit të shkuar u importuan 6.8 miliardë lekë unaza, byzylykë, ora, perla apo gurë të çmuar. Krahasuar me vitet 2018, 2019 apo 2020, importet e aksesorëve të arit janë 3-fishuar në vlerë.

“Edhe pse dasmat janë më të vogla sot, çiftet janë më të kujdesshëm dhe zgjedhin me më shumë dashuri dhe stil. Shumë prej tyre vijnë këtu për të zgjedhur unaza që kanë kuptim personal, jo vetëm për shfaqje. Kjo tregon se tradita mund të përshtatet dhe të mbetet e bukur edhe në kohët e sotme”, shprehet për A2 CNN Olta Shllaku, shitëse në dyqan argjendarie.

Edhe pse dasmat shqiptare po ndryshojnë, ajo magji që dikur mbushte oborret dhe rrugët nuk është zhdukur plotësisht. Çiftet e reja po gjejnë mënyra të reja për të shprehur dashurinë dhe për të ruajtur traditën, duke e përshtatur me jetën moderne. Një unazë, një byzylyk, një detaj i vogël, janë dëshmi se ceremonia e jetës mund të jetë po aq të mëdha edhe pa zhurmën e dikurshme. 

8 Komente

  1. T
    Tironsi

    Mjaft me ato dasma islamikesh....shqiptaret brezi i sotem jane te civiliuzar dhe dasmat zhvillohen ne menyre moderne.....iku koha atyre budallalliqeve te prapambetura....dasma si jevgjit...pa pike shije.....

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Festimet e lindjeve, dasmave dhe vdekjeve tregojne pjese te kultures, traditave, dokeve, zakoneve, kostumeve dhe folklorit, por edhe kulinarise. E ke gabim. Keto dasma nuk beheshin vetem nga ata qe praktikonin fene islame, por edhe katolike e ortodokse, sepse brenda kishin edhe ritet pagane. E ke shume gabim. Modernia ka vendin e vet, por origjinaliteti nuk duhet te shuhet.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

        Rane dasmat pasi gyzelat fillun sportin e sumes..... hahahaha! Rama(zgjidhja):kallepseset afghane....gezuar ramazonin!

        Përgjigjjuni
    2. X
      Xx

      Një dasëm kushton sa më ble një apartament. Duhet të jesh i cmendur të hedhësh lekët për të bërë qejf dynjaja.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nari

        Kete shorehje tek filmi Gjeneral Gramafoni nuk e ka thene Bujar Lako,por i madhi Kadri Roshi.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Berati

          Shko marto tet eme. Ajo ka ngelur per tu martuar. Ku jane te rinjte? Rrota kari ,qorra me sy qe sdoni te shikoni. Mijera fshatra kane vdekur. Dhjetra qytete kane vdekur. Qytete dikur te medha si Berati,Kuçova,Pogradeci,Tepelena,Permeti ...ne vdekje klinike. Nuk behen me. Shkolla me klasa me nga dhjete nxenes ne Berat ,shkolla jo klasa por shkolla me nga 5-6 nxenes neper fshatra. Dhe ju flisni per dasma. Idiote

          Përgjigjjuni
          1. M
            Milan77

            Baturen ne filmin Gjeneral Gramafoni e ka bere Kadri Roshi sa per saktesi….

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arifi

              E sakte milan77 Po keta te gazetave jane budallenj thite mire Rama kazane .

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje