Kur të harrojnë deri në vdekje!

29 Gusht 2025, 18:45Sociale TEMA
Kur të harrojnë deri në vdekje!

Nga Xhensil Shkëmbi

Sot m'u desh të raportoja një lajm të vështirë. Një burrë 60 vjeçar kishte vdekur prej muajsh (mendohet prej dhjetorit) e askush nuk ishte kujtuar për të

Pas një dere të mbyllur, trupi i një 60-vjeçari priste të kujtohej, ndërsa muret ruanin erën e vetmisë.

Ai jetonte vetëm, me zemrën e lodhur dhe trupin e brishtë, ndërsa bota jashtë vazhdonte ritmin e saj, pa pyetur se kush mbeti prapa.

Kur policia hyri në banesë paraditen e sotme, gjurmët e jetës së tij ishin zbehur, ashtu si kujtimet e atyre që dikur mbase e quanin njeri të dashur.

Është e dhimbshme të mendosh se nga dhjetori e deri në fund të gushtit, askush nuk trokiti në derën e tij.

Një telefonatë, një vizitë, një kujtesë e vogël do të mjaftonte për ta ndalur këtë epilog të trishtë.

Dy fëmijët, njëri jashtë Shqipërisë e tjetri në Tiranë, ndoshta të zënë me jetën e tyre, e humbën fillin e lidhjes me të.

Edhe vëllai, që jetonte në kryeqytet, tregonte se koha i iku mes punës e angazhimeve, derisa vonesa u kthye në faj.

Ai tregonte se kishte ardhur vetëm tani, gjatë lejes së zakonshme, për të parë shtëpinë e përbashkët.

Por dera që hapi nuk i dha mundësinë të gjejë vëllanë e gjallë, por një trup që prej muajsh kishte heshtur nën peshën e harresës.

Një skenë e rëndë, që lë në heshtje lagjen, që lë pezull mendimin e secilit prej nesh: sa shpesh harrojmë të kujtojmë ata që kemi pranë, derisa vonë është shumë vonë.

Sepse nuk është vetëm trupi ai që dekompozohet nga koha, është edhe kujtesa, kur nuk dimë t’i japim kohë kujdesit, dashurisë dhe pranisë për ata që ndoshta nuk na kërkojnë, por kanë më shumë nevojë se kurrë.

E sidomos kur bëhet fjala për gjakun tënd, babain, vëllain...

38 Komente

  1. M
    Mondi

    Kapitslizmi ta shkerdhen pragun dhe cfare permban brenda.Ashtu do ikim te gjithe,te vetmuar,te neglizhuar,te harruar.Ne kete bote cfare kerkon do gjesh dhe kur te vijne mendte nuk ti hane qente.

    Përgjigjjuni
    1. .
      ...

      Njerzit në Shqiprie, sotë kujtohën veç për të vjedhur dhe vrarë, dikë. Kaçë ështe knaçsia e mitomanve shqip foles sotë.

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        Turp per familjaret.

        Përgjigjjuni
      2. E
        Emigrant 97

        Edhe ne ne kapitalizem jetojme por nënën e babën nuk i harruam dhe ju gjendem prane me rradhe si motrat dhe vellezerit. Ky rast i pa zakonte dhe si i sajuar.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Agimi

          Rast i pazakont dhe i sajuar mund te jesh ti (emigranti). Kjo eshte e verteta, ky eshte realiteti ketu.

          Përgjigjjuni
      3. V
        Valbona

        NE KAPITALIZEM KEMI VLLA, MOTER, NENE E BABA VETEM PARANE!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arber

          Nese ne 8 muaj nuk merr njeher ne telefon vllain apo babain, atehere mos i shko as ne varrim, lere ta varrosi komunalja. Sepse cdo gje qe ben pas vdekjes ne kete rast eshte farse.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Realiteti

            Nje baba teper besoj e keni pare filmin.Babai i shkrete me mire te ishte bere nje kercu se do ishte ngrohur dimrit. Ky eshte realitet i hidhur.Punuan prinderit gjithe jeten me sakrifica e ndershmeri jo si keta kusaret e sotem the ne fund nje pension qesharak dhe braktisje nga femija.Turp

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xoni

              E trishte deri ne skaj ! Ku ka perfunduar familja dhe shoqeria shqiptare !!!

              Përgjigjjuni
              1. l
                llazi usa

                E lexova me dhimje, ata femije te pa dhimsur per prindin, ai vella i poshter per vellane, ajo moter katile per vellane, turpi i mbulofte!

                Përgjigjjuni
                1. t
                  tetovari2

                  Një fjalë e urtë thotë:Çka ke bërë,do ta bëjnë dhe një më shumë do ta shtojnë!?Ka gjasa që fëmijët ta pësojnë më keq se prindi I tyre. Por gjithsesi kjo është pasoje e mungesës së edukatës fetare(cilado qoftë fé) dhe asaj sociale!

                  Përgjigjjuni
                2. S
                  Shkolla Kosova

                  Nuk kam fjale.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    shqiptari

                    E degjonim qe kapitalizmi eshte i eger ,por tani po e provojme mbi shpine .E dhimbshme .shume e dhimbshme

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dakord

                      Po pse e paska fajin kapitalizmi xhanëm??!! Si nuk mendon asnjë komentues pak më shumë?? Paska fëmijë, po ku e ka gruan? Ore njerëz ky i ndjeri paska fëmijë e vëllezër dhe të gjithë qenkan të poshtër që nuk i flasin këtij!!! Ky që vdiq si qen ka korrur çfarë ka mbjellë!

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Patronazhisteve cekic ballit

                        Thua ne komunizem ndodhnin keto gjera valle ?!

                        Përgjigjjuni
                    2. B
                      BILALI

                      Kapitalizmi ka primare parane.Ai nuk njeh baba.nene.moter .vella ase femije e kushurinje.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Pipi

                        Thoshte njëri dikur: kapitalizmi është i egër, por nuk e besonim. Por... qenka i tmerrshëm...

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Remarku

                          O zotë cfar ngjarje..me fëmijë dhe i haruar edhe pëe një telefonat....epo zoti mos past mëshir për ta...

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            Gim

                            Femije ropqira. Ishalla si kam komshinj kta motersha. Njerez te peshtire…harrojne babain. Ndyresirat

                            Përgjigjjuni
                            1. ;
                              ;

                              Ndoshta i ndjeri duhet të kishte shitur shtëpinë dhe të kishte shkuar në azil pleqsh.

                              Përgjigjjuni
                              1. X
                                Xhulio

                                E frikshme kur mendon se i ke rrit, me sa e sa mundime e shqetsime, të harrojnë, por dhe të vrasin po. Bota, jeta,eshte kanibalizëm.

                                Përgjigjjuni
                                1. B
                                  Be-x

                                  Nuk e kuptoj per cfare femijesh behet fjale? Turp!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. C
                                    Cubel Breca

                                    Eshte sistem i dhjer shok,te harron femija ,vellai, motra,te afermit etj.dashamires pa fund. Dikur para rreth 20 vjetesh shkonim neper posta harxhonim lek dhe koh per te folur ne tel me te aferm shok koleg etj. Sot ka minuta pa limit,Internet pa fund si bie mendja te flasin a te marin ne tel. S'ka me njerzillek eshte pjerdhur cdo gje.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. P
                                      Pali

                                      Kjo eshte fatkeqesi e madhe. Njerzit nuk duhet te ndërpresin marrëdheniet familjare dhe farefisnore. Mirë qe nuk e paska dëgjuar ajo gazetarja Lala që t'i përvishet me libër shtëpie se kush është ay, kush janë të afërmit e te derdellise një javë në tv. Po shyqyr se qenka mbyll news 24 dhe Lalka që derdellise e lenë të qetë te shkretin njeri në atë botë.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Edi

                                        Ky eshte Realiteti I pjerdhur qe kemi kopjuar nga Perendimi . Njelloj... prinder te harruar , femije te harruar, rendim Pas parase,,,pune pune , harrojme prinderit , femijet , veten ... thjesht nje shoqeri qe funksion me robota qe jane pjese e mekanizmit ... kjo eshte Propaganda qe behet ne Perendim , keto jane vlerat e ketij qyteterimi .. kete deshem , keto jane pasojat...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. b
                                          beni

                                          nuk eshte kapitalizmi qe shkateron famile,po familjen dhe per me teper rinine e shkateruan politikanet tane anti kombetar

                                          Përgjigjjuni
                                          1. M
                                            Maks

                                            Dale dale sa lajme te ngjajshme ka qe nuk i boton kush sepse nxin demokracin Po ky autori do bente mir te jepte emrin e te ndjerit

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Aa

                                              25 komente, 25 komentues, 25 shtepi e familjar dhe vetem njeri ka prekur pak te verteten sociale ose te sakten. Oreeee, po si ju lind juve e drejta te akuzoni femije e farefis kur ju NUK E DINI TE VERTETEN?!?! Kjo idiotesi, pra te shpreheni se sa keq jane sjelle te tjeret kur nuk i dini shkaqet, rrethanat, NDONJE NGJARJE TRAGJIKE QE MUND TE KETE NDODHUR NE ATE FAMILJE, si guxoni te shprehni mendim?! Nejse… kjo idiotesi na mban gjalle dhe me kete menyre mendimi i marrim gjerat ne pergjithesi ne shqiperi ndaj na vene punet mire

                                              Përgjigjjuni
                                              1. Edi

                                                E verteta eshte qe ai iku vetem dhe askush si ra nder mendje per te ( qofte edhe i semure menderisht ose plehre njeri ) . Nuk merret njeri me ate qe e Mori zoti lart por merren me Fenomenin vetmi... sa Prinder I Kane femijet ne Emigracion sa .... qytetet, fshatrat Jane bosh, vetem Pleqe..... egoista ne maksimum , shohin vec bythen e tyre , ose tonen , dhe iken , ikem per nje jete me te mire , por pa marre parazysh se cfare lame pas ...Prinderit ...Ja kaq e thjeshte eshte .... kapitalizem kurve ,,, mendon se je i lumtur Duke bere Karriere, Pasuri,,, ngjitesh sa me larte ,,, por e Shikon qe je bosh dhe vetem ne nje shoqeri konsumatore ... ha e dhit .... pa vlera fare ...Se eshte Teme e gjate ..

                                                Përgjigjjuni
                                                1. A
                                                  Aa

                                                  Asgje nuk ke thene mbi temen qe une vura ne dukje, ate te mentalitetit sesi gjykojme te tjeret pa ditur te verteten. Ne qofte se dime te verteten, mund te gjykojme edhe me keq sec kini gjykuar…ka mundesi qe te jete faji i njerzeve te tij por gjithashtu ka mundesi te jete efhe faj i vete personit. Edhe nje here, nuk duhet te gjykojme pa ditur te verteten. Pastaj keto jo kapitalizmi jo sistemi jo po ashtu krshtu, me tingellojne banalitet koke e kembe

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. Edi

                                                    E verteta eshte qe ai vdiq.... njerezit gjykojne per aq sa dine dhe per aq sa nxene, ceshtje niveli, botkuptimi etj...ne filllim nisemi nga Fasada shiko si vishet , flet, etj...( fute dhe veten ketu) ... Sistemi eshte pjesa se si ti vepron... zemra teme e gjate per ketu... klm ... po te duash te jam nr tim te TEL dhe bejme muhabet????

                                                    Përgjigjjuni
                                              2. G
                                                Gaetano

                                                Nen kete drame tmerri, secili nga ne sheh te nesermen Kush me shume e kush me pak do e perjetoj ,thjesht eshte ceshtje kohe deri sa gerryerja e pasurise dhe e dinjitetit te mbaroje piken e fundit Pse Europa nuk pranon dhe sdo pranoje kurre bashkejetesen me ne? Se Jo me kot jemi quajtur popull barbar shekuj me pare Barbarizmi ndiet akoma sot tek ne, nen pamjen e ketij njeriu I pa varrosur Ky I ndieri nuk eshte as me shume as me pak, eshte kjo shqiperia jone, e kallur e pavarrosur, por qe eshte nje Gaza e krijuar nga vete ne dhe po e zbatojne urte e bute te tjeret per ne . Bashkjetesa jone fetare qendron ne faktin, se zotit ju desh ne tre drejtime me na u pershtat jo se ne jemi burra me te mire se bota Dora e shtetit? Zgjatet nen patronazhin sa per kohen e votes pastaj? Ngrohuni ne diell Per sindikatat qe duhet te jete opozita me pushtetin e fjales, kemi zombin qe therret poshte ballkonit ca kujexhi qe do I duhen te qajne me ulurima si diten kur vdiq Enveri per fundin dhe fillimin e serialit partia berishiste Dy fjale per zoron? Kur te do bytha ben nje stadium plot, mos kete nje cakmok ne xhep Kur te don trapi jo kanun te kene thethaxhite apo himariotet ja ve lala shtet kepucet ne qafe me dinamit Forca po te le, kembeve te tua do ti duhet nje bastun mbeshtetes se shpejti? Na permend 2030, po zhvillon nje shqiperi per sterniper e mbesa?po te vdesin njerzit urie vetem! Deri atehere shqiperia sdo kete kembe shqiptari? Per ke mendon? Shif homologet e tu komshinj, te mbyt ne borxhe se rruajne te marrin borxhe akoma pasi perendimi ja ka nevojen, dhe ata vjedhin po mendojne akoma per asistence e mirqenje populli dhe pa shitur asnje meter toke per vec qiraje kohore Ti ke seder me I shtri doren per te marre borxhe per njerez qe vdesin vetem te pamundur , dhe merr borxhe per formula 1 ,per iraniane e afgane Sikur lalzin, kurum, nafte, krom mos vidhet, pensionistet do ishin me te paguarit ne ballkan , sikurse paret e sekuestruara te droges ,do kishe mbush qytet e fshat me shtepi per te moshuarit vetem pa mbeshtetje Ishim mire kur ishim keq ! Vdekja te percillte falas pa pagese, cdo kush ngrihej ne kembe ne veshtrimin e nje sapo te larguari nga jeta. sot varret I quani si toke ne Monte Carlo Shqiperia me grosh dhe me sapu 15 leksh, po quhej shqiperi Sot? Sazani I djerre ishte nje? Asgje po shume gje, dhe quhej pika nevrragjike e ballkanit shqiptar , neser do jete e atij.. nje lloj shen nauni lluksoz Sot apo neser? Na ishte nje here nje shqiperi e kallur per se gjalli Nuk eshte aftesia juaj, me talle koqet me ne,kush komb ska ardhe e talle bythen per te na pushtuar me nje kompani ushtaresh, keta jemi ne. Mumje idiote qe fati na afroj kete toke te bekuar por me njerez te gabuar. Shpirti po me le me ardhjen perseri ne kete shqiperi qe po ka oret e titanikut, sdo mallkoj kurre njeri, per vec se mallkuar qofte prona qe na hoqi cdo fije njerzelleku, ty po te them fjalen e migjenit Mos e shkel e te shikofte zana, nxire admistraten, patronazhistet, ne cdo cep te shqiperise te shohesh njerez vetem ne nevoje se do mbash ti dhe ne era kerm per turistet e famshem Mos na bej vrenozin me sy per byth mbi drejtesine Sa mirre uleritje dhe grushton tavolinen te te dale pamja e paster per dukjen tende, cohu shembe, shkelmoje kete parlament te qelbur te sajuar nga ty dhe mizat per rreth, behuni njerzor se po ju qelben njerezit vetem nga babesia juaj, e shokeve te tu, me kryezombin qe doni te respektoje parlamutin me moshen e tij U desh dhe nje enver tju tridhte nga koqet, po cte besh, svjen me.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. E
                                                  Edi

                                                  Ste heq dot asnje presje ne ate qe ke thene... Enveri ... ne te pakten ketu e kemi kap ate kohe te vegjel, dhe smbajme mend shume ,,, por nje gje di te them : qe te mbushej shtepia plot me Njerez ne Gezim e ne Vaki dhe ne cfare do ore qe te kishe nevoje... Tani ska me , ka vdek njeriu , jemi thjesht kafshe qe funksionojme si ne Perendim... ne ate qe deshem te venim dhe kur e prekem , na zhveshi nga cdo vlere njerezore.....

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. X
                                                  Xhek

                                                  Ore kara komentues po eshte nje tregim nga autori se nuk ka ndodhur ne realitet eshte gusht ska lajme dhe duan klikime dhe me vrap trupeshqit qe u ka ngelur mendja te Laveri shajne kapitalizmin .

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. V
                                                    Vl

                                                    Shume komentues ja ven fajin kapitalizmit. Jo or jo se i njohim dhe njerzit qe kan lindur ne kapitalizm me breza dhe nuk i len me 6 muaj pa i tel prindrit po jan djemt apo vajzat e zotris te liq ose kan ato grat kucedra.

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. E
                                                      Edi

                                                      Pjesa me e madhe nje Mut I telefonojne, se e prek kete gje me dore vete ne Spital Kur Jane ne Fund te jetes, dhe pjesa me e madhe skane ke te telefonojne ose te thone ti telefonosh ne mengjes kur te zgjohen nga gjumi...

                                                      Përgjigjjuni
                                                    2. t
                                                      tony

                                                      Njeri plus njeri tani = nje lloj kafshe parahistorike ok kafshe plus kafshe = gjysma intelegjenced artificiale sepse Njerezimi ka humbur çdo ndjenje njerezore duke rendur pas parase dhe po harron familjen e tij rasti ne fjale qe as djali dhe vajza por dhe dhe i vellai i te ndjerit vajti per pronen dhe jo te shohe ose te pyesnin ndonje te afert per te jatin fhe ky per vellain kurse shohim se kafsha e ndihmon kafshen e plagosur duke i lepire plagen ky eshte nje realitet i hidhur kudo sot

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. T
                                                        Tani Gramsh

                                                        e kisha degjuar por se kisha besuar se njeriu vdes nga uria.. ja , dhe i ndjeri prandaj ka vdekur , nga moskujdesi , mos ushqyerja , dhe nga dertet , semundjet... eshte koha per te vene ALARMIN... crendesi ka si iku i ndjeri , Alarmi eshte te parandalosh rastet e tjera.. perpos gjithe faktoreve , qysh nga ai vet i pari , familja , shoqeria , ne fund ka vetem nje emer. SHTETI. shteti duhet ta identifikoj rastin urgjentisht , ta izoloje si produkt te vetin kur verteton se X qytetar eshte i vobekte dhe pa asnje kujdes. ta marre , ta coje ne Qendra Rehabilitimi , dhe gjate kesaj periudhe te kontakfoj familjaret me te afert dhe ta sinjalizoj per ate cka po ndodh. nese nuk ka njeri , atehere e ka ne ngarkim SHTETI , deri diten e fundit te jetes se tij.. une keshtu mendoj...nuk e di ne qofsha i gabuar .

                                                        Përgjigjjuni

                                                        Lini një Përgjigje