Manastirliu: Rritje 40% e financimit për universitetet, synojmë të shkojmë drejt Universitetit 4.0

21 Korrik 2025, 14:41Sociale TEMA

Manastirliu: Rritje 40% e financimit për universitetet, synojmë

U prezantua sot Raporti i Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë: “Arritjet dhe sfidat drejt Universitetit 4.0”, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Edi Rama, Ministres së Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, drejtuesve të Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë, si dhe Rektorët e universiteteve publike dhe jopublike.

Ministrja Manastirliu në fjalën e saj foli për rëndësinë e procesit të akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë, duke theksuar se synimi i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe universiteteve është të rrisë cilësinë e institucioneve të arsimit të lartë dhe të programeve të studimit të lidhura drejpërdrejt me tregun e punës.

Duke folur për arritjet e deritanishme, Manastirliu tha: “Kemi bërë të mundur që në këto vite të kemi një rritje të financimit në institucionet e arsimit të lartë me 40%, kemi 5-fishuar fondet për kërkimin shkencor në universitetet tona përmes programeve, të cilat çdo vit zgjerohen në funksion të rritjes së cilësisë së arsimit të lartë dhe programeve të kërkimit shkencor, dhe gjithashtu lidhjeve me industrinë dhe biznesin, që është edhe në fokus të punës tonë në raport me programet e reja të studimit e gjithashtu edhe me fushat prioritare, stratgjike të zhvillimit të vendit”.

Duke folur për zhvillimet e fundit dhe standardet e reja europiane të universiteteve, për të shkuar drejt Universitetit 4.0, Ministrja Manastirliu tha:

“Ekonomia 4.0 kërkon aftësi 4.0, që do të thotë që dalin përtej mureve të universiteteve tona, për të ndërtuar jo vetëm kampuse fizike, por kampuse online me universitetet në botë dhe për të krijuar mundësinë që të jemi të orjentuar drejt teknologjisë, inovacionit, kërkimit shkencor dhe shkencës së hapur, gjë e cila po ndodh me hapa të qëndrueshëm. Sot më shumë se kurrë ne jemi afër zhvillimit të inovacionit brenda institucioneve të arsimit të lartë dhe zhvillimit të programeve të studimit, në mënyrë që diplomat tona të mos jenë vetëm ato 4-vjeçaret. Pra Universiteti 4.0 kërkon që universiteti ti shërbejë të mësuarit përgjatë gjithë jetës, ndaj transfromimi i universiteteve tona duhet të fillojë pikërisht nga këto mësime të mësuara në këto vite, në zbatim të ligjit për arsimin e lartë, por edhe të instrumentave dhe institucioneve që janë krijuar, sikurse është edhe Bordi i Akreditimit”.

Raporti i prezantuar nga Bordi i Akreditimit dha një analizë të sistemit të arsimit të lartë në Shqipëri, që evidenton zhvillimet dhe sfidat kryesore në sektorin e arsimit të lartë, përfshirë ndryshimet në numrin e studentëve, cilësinë e kurrikulave, kualifikimin e stafit akademik, kërkimin shkencor dhe lidhjen me tregun e punës.

7 Komente

  1. S
    Suela

    Cfar universiteti thua zoti Rama A jeni ne dijeni ju qe ne mes te qendres se tiranes tek ish hotel internacional ushtron aktivitet albanian university ne nje godin 4 kate pa leje te ndertuara duke cenuar rend monumentin e kultures, a eshte kjo palo ministre e vetdishme qe perben veper penale te rrisesh studentet dhe ti arsimosh ne nje godin pa leje, e pakoaliduar e pacertifikuar? Apo meqe astrit veliaj te mbush xhepin dhe ti mbyll syt? Turp tkeni

    Përgjigjjuni
    1. I
      Irma

      E di sh mire per ke godin thua, ne qe jetojm ktu se ke iden sa keqardhje ndjejm per ato te rinj qe u vidhet mundesia per dije nga ky universitet qesharak “ufo” albanian university , kjo ogerta mesa duket e ka mendjen tek keku dhe byreku. Deri dje ishte kati par agjensi funerali, kati 2 universitet, per tmos folur per 4 kate shtes ansore qe ti mesa duket je komshie dhe e di sh mire qe jan shtes pa leje. Ministre hajdute te shkarkohet si drejtoret e bashkive.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Endi

        Te puthesh ne ball kristalin dhe vitrinat e famshme, ai bordi qe akrediton kto godina duhet te shkoj ne burg me kembet e veta.

        Përgjigjjuni
      2. A
        Amerika eshte ktu

        Te shkrihet bordi i akreditimeve menjeher, te gjith te korruptuar, me dy lekshat qe fusin me xhep po cenojn brezin e ri, duke akredituar baraket si godina universitare

        Përgjigjjuni
        1. 0
          007

          Rama vete i pa shkolle...ministrat te gjithe me plagjature nuk lexojne dhe shkruajne mire shqipe. Ballakuja vetem me 8 vjecare u be zv/ kryeministre turp i botes dhe vendi me i humbur Afrikan do e kishte zili . Manastriliu nuk din shkrim

          Përgjigjjuni
          1. 0
            007

            Rama vete i pa shkolle...ministrat te gjithe me plagjature nuk lexojne dhe shkruajne mire shqipe. Ballakuja vetem me 8 vjecare u be zv/ kryeministre turp i botes dhe vendi me i humbur Afrikan do e kishte zili . Manastriliu nuk din shkrim

            Përgjigjjuni
            1. A
              Astriti

              Duhet te shkrihet ASCAL se po kryen corrupsion me Universitetet private dhe me ekspertet qe i cakton jashte profilit me qellim, qe te mos nxjerin mangesite qe ata sjapin dije por shesin diploma Rama e ka mire, por te shohim

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje