Një incident i rëndë që mund të rrezikonte seriozisht jetën u shënua para godinës së bashkisë së Tiranës paraditen e sotme teksa po mbahej protesta e organizuar nga grupi i Sali Berishës Rithemelimi dhe Partisë së Lirisë.
Një militant i Berishës apo i Metës ka hedhur një bombë Molotov e cila ka përfunduar në afërsi të kordonit të policisë, ku ndodheshin qytetarë, operatorë dhe gazetarë, duke rrezikuar jetën e tyre.
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka dënuar aktin e rëndë, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të mbajnë nën kontroll mbështetësit e tyre.
"Disa punonjës të medias gazetarë dhe operatorë u rrezikuan seriozisht ditën e sotme në Tiranë, teksa po mbulonin një protestë përpara godinës së bashkisë.
Protestuesit hodhën koktejle molotovi të cilat përfunduan aty ku ishin duke punuar punonjësit e medias, të cilët ishin qartazi të identifikuar si të tillë.
AGSH dënon ashpër aktin, dhe ju bën thirrje drejtuesve të protestës që të mbajnë nën kontroll mbështetësit e tyre.
Ne i ftojmë autoritetet që të vënë përpara përgjegjësisë ligjore personat që kanë rrezikuar jetën e punonjësve të medias", shkruhet në reagimin e AGSH.
Kur ju rrezikohet bytha ju reagoni menjehere, po per punonjesit e policise qe jane nen bresherine e molotoveve kaq kohe, keni per te thene gje?!
Do ishte mire qe tju kishin djegur te gjitheve ju gazetare bythlepiresa qe na çani trapin per dite ,duke na thene ( tha ish krye ministri keshtu e ashtu , ) sot shpetuat por ishalla neser ju bejne hi .