Shqiptarët po e bojkotojnë punën në shtet. Kohët e fundit shifrat zyrtare tregojnë një ngurrim të qytetarëve për të punuar në sektorin publik. Aplikimet ranë në 14 584 në vitin 2023, nga 19 173 që pati një vit më parë. Për pasojë për vitin 2024 janë 1 183 vende të lira pune të planifikuara për rekrutim, më e larta që prej vitit 2020.
Enkela Dudushi, drejtoreshë e Departamentit të Administratës Publike:
"Të gjitha institucionet, ministritë kanë nevoja për rekrutim, me profile nga të gjitha fakultetet, edhe jurist ka shumë, edhe inxhinerë, sidomos elektronik, ndërtimi, të mjedisit, gjeologë, pra vendet janë të larmishme".
Në çeljen e panairit të administratës publike, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin vuri theksin tek puna që do bëhet për motivimin e punonjësve.
Adea Pirdeni, ministre Shteti për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin:
"Është i domosdoshëm vlerësimi për ato që punojnë në administratë, ato që janë asete jo vetëm të ndihen të vlerësuar por edhe të shkojnë të motivuar në punë".
Për të rinjtë, së shpejti pritet të hapen edhe aplikimet për praktikë pune në shtet.
Për të gjithë qytetarët e interesuar per vendet e lira të punës, projektet dhe shërbimet që ofrojnë administratat publike, panairi do të qëndrojë i hapur deri më 29 Maj”
Shumë e thjeshtë frikë nga SPAK -u dhe për firmat që hedhin Me pak fjalë nuk vjedhin miliona dot më Prandaj rilindja kerkon një projektligj që shpërdorim detyre të gjykohet nga gjykata normale jo SPAK -u
ka afersisht 20-25 vjet qe nga koha e gjoks-renies-me-grrusht se me ne fund albanistani vendosi nje reputacion te mire me fakultetet dhe arsimin e larte ne pergjithesi dhe tani po shikojme pasojat qe jane te pakthyeshme per te pakten 30 vjet e ardhshme nga genocidi arsimor she social qe ju be albanistanit gjate 25 viteve te fundit. Gjenerata te tera te rinjsh pa asnje te ardhem dhe pa asnje vizion per albanistanin te perdorur ne nje menyre sistematike per interesat e bandave politike ne albanistan vine dhe alternohen ne Rinas disa zbresin dha disa hypin ne avionat e shpreses. Aftesia intelektuale e albanistanit u bastardua nga hordhite e hoxha Sali me urrejtje dhe mision te caktuar duke gjakosur dhe ate shtrese te vogel te intelektualve shqiptare te friksuar dhe nga hija e tyre qe trajtoheshin si klloune te nje cirku mediatik dhe pa meshire nga bandat me gishta dhe grrushta lart. Tani mbas 30 e ca viteve offsprings te hordhive depresive te atyre viteve '97 dhe '98 si klasike te Robespierve imagjinare dhe revolucioneve industriale te 1800's me zerin e Xhulietes ne ballkonin e dashurise kerkojne Romeon e cfilitur ne mes te kaosit te organizuar socio-gjenetik ne albanistanin e turizmit dhe te molotoveve. Ne albanistan akoma nuk eshte zbuluar vaksina kunder sindromes se ministrave 25-27 vjecar nje pandemi sociale e formuar nga skamja dhe urrejtja e viteve 90" e shoqeruar me analfabetizmin pragmatik te gjenratave post 2000'. Nuk dua te permend administraten e albanistanit sepse nuk asgje me vlere per te permendur, por nuk mund te rri pa permendur xhunglen e arsimit shqiptar mbas viteve 90' 'kristalizimin' e brezave te te pakten 2x10 viteve endrra e 'UFO've e te rinjve shqiptare ne kafenete poshte ambjenteve te 'sallave te leksioneve', 'arsimimin e plepave te demokracise' dhe te kerpudhave institucionale mbas lavatrices se parave te Ndraghetes, financimit rus dhe islamizmin e invenstuar ne mes te Tiranes si hije e atrofizimit arkaik me raki dhe hudhra dhe kembe te palara.Dhe per sa kohe ky pis milet nuk do te vaksinohet kunder kesaj pandemie eksremisht asimiluese ai vend do te jete toke e xanun perjetsisht. Gezuar big bradher!!!