Moti i keq, Policia apel për kujdes: Aktivizoni sistemet e shikueshmërisë përpara

26 Gusht 2024, 21:40Sociale TEMA
Moti i keq, Policia apel për kujdes: Aktivizoni sistemet e

Policia e Shtetit ka bërë apel ndaj të gjithë drejtuesve të mjeteve, pas stuhisë që ka përfshirë një pjesë të mirë të vendit tonë.

Në njoftimin e policisë thuhet se drejtuesit e mjeteve duhet të moderojnë shpejtësinë e makinave.

Po ashtu, në njoftim thuhet se duhet të aktivizohen dhe sistemet e shikueshmërisë përpara. Policia shprehet se do të jetë në terren për të ndihmuar e për të parandaluar ngjarjet në rrugë.

Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore Policia e Shtetit, APELON ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës të tregojnë kujdes të shtuar, në raport me shpejtësinë, sistemet e shikueshmërisë përpara, veçanërisht mjetet me ngarkesa dhe lartësi të konsiderueshme që janë më të rrezikuara për shkak të erës së fortë. Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore.

Telefononi 112 për çdo shkelje apo në rast nevoje në rrugë”, njofton Policia.

1 Komente

  1. S
    SSokrat

    Mire policia, por dhe ju meroqirat kaq robqira jeni? Aktivizoni sistemet e shikueshmërisë përpara! Ca domethene kjo fjali o gazekare qe merrni leket kot.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje