Periferitë e Shqipërisë po zbrazen, gjysma e banorëve jetojnë në 7 qytete të mëdha

25 Gusht 2024, 14:36Sociale TEMA
Periferitë e Shqipërisë po zbrazen, gjysma e banorëve

Nuk është thjesht tkurrja e popullatës problemi madhor, por edhe fakti se periferitë e Shqipërisë po zbrazen me ritme të shpejta dhe mbi gjysma e popullatës, jetojnë në shtatë qytete të mëdha.

Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier, Kamzë dhe Vorë.

Këto janë shtatë bashkitë, ku 52% e popullsisë shqiptare jeton në vitin 2024.

Rezultatet e publikuara nga Censi 2023 e reflektojnë faktin, përtej tkurrjes nga viti 2011 në vitin 2023 me 420 mijë banorë.

Në vitin 2011, raportohej se 2.82 milionë banorë jetonin në Shqipëri. në vitin 2023, shifra shkoi në 2.4 milionë.

Emigrimi i jashtëm ka qenë kështu një plagë (dhe vijon të jetë) e madhe për shoqërinë.

Por dëm po shkakton edhe imigrimi brenda vendit, duke e përqendruar popullsinë në zona të mëdha urbane dhe duke nxjerrë kështu pak nga pak jashtë funksioni periferitë, në një vend ku në kushte normale, bujqësia do të duhej të ishte motori i vërtetë i ekonomisë vendore.

Nga një krah, teksa në shtatë bashki jetojnë 52% e popullsisë, nga krahu tjetër, në 54 bashkitë e mbetura, jetojnë vetëm 48%.

Zona si Gjirokastra, Dibra, apo Kukësi, po mbeten shumë pak të banuar, me një emigrim masiv mbi të gjitha të të rinjve.

Peshën më të madhe sërish, e ka marrë kryeqyteti.

Në Tiranën urbane, në vitin 2023, u numëruan gjithsej 598 mijë e 176 banorë ose rreth 40 mijë banorë më shumë se në vitin 2011.

Në 12 vitet ndërmjet dy censeve, Tirana është shtuar me rreth 3 mijë e 300 banorë në vit, ose shumë herë më pak se projeksionet e Bashkisë së Tiranës, e cila dha lejet e ndërtimit vitet e fundit, bazuar me një shtesë vjetore të popullsisë në kryeqytet me mbi 16 -20 mijë banorë në vit.

Po nga ana tjetër, në Tiranë jeton gati 26% e popullsisë së vendit, në vitin 2011 në kryeqytet jetonte 19% e popullsisë. Gjithashtu në Durrës, në vitin 2023 jetonte 6.4% e popullsisë, nga 6.3% në vitin 2011.

Në disa qytete ndërkaq, pesha e popullsisë ndaj totalit ka pësuar rënie të ndjeshme ndërmjet dy censeve.

Në Shkodër në vitin 2023 jetonte 4.3% e popullsisë nga 4.8% në vitin 2011. Në 30 bashki nga 62 që ka vendi ndërkohë, secila prej tyre ka peshë për më pak se 1% të popullsisë totale.

Një rimendim në fakt për një reformë të re territoriale është i konceptuar prej kohësh, por i pakonkretizuar.

7 Komente

  1. F
    Fatekeqesi qe fshataret nuk ju punon Truri !

    Fshataret zbersin neper Qytete ! mbase nuk kane shkolla per femijet ! po ashtu Mjekesia mbase vertete ju mungon ! dhe mbase jane te detyruar ! Neper Evrope shumica e fshatareve jetojne me Bujqesi Blegtori shume mire pothuaj.... perjashto dhe nje pjese te mire qe vijne per te jetuar nga Qytetet ne fshatra ! Fshataret mbase nuk kane kushtet ose probleme te tjera ! por harojne qe ne fshatrat kudo ne shqiperi mund te ndertoshe nje jete te qehte te paster dhe nje mrekulli !

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fatekeqesi qe fshataret nuk ju punon Truri !

      Fshataret zbersin neper Qytete ! mbase nuk kane shkolla per femijet ! po ashtu Mjekesia mbase vertete ju mungon ! dhe mbase jane te detyruar ! Neper Evrope shumica e fshatareve jetojne me Bujqesi Blegtori shume mire pothuaj.... perjashto dhe nje pjese te mire qe vijne per te jetuar nga Qytetet ne fshatra ! Fshataret mbase nuk kane kushtet ose probleme te tjera ! por harojne qe ne fshatrat kudo ne shqiperi mund te ndertoshe nje jete te qehte te paster dhe nje mrekulli !

      Përgjigjjuni
      1. N
        Niku

        Nderitimet dhe lejet per to duhet te vazhdojne pa diskutim. Tani shtepite jane boshe se te rinjte migrojne, por shpejt fo vij dita e do mbushen me emigrante te tjere nga Bangladeshi. Keshtu edhe popullsia fo rritet. Kjo eshte merite e politikave shtetetore keto 34 vitet fundit. "Ju lumte" ketij qellimi po ja arrini

        Përgjigjjuni
        1. h
          hasani

          Perse nuk e thoni qarte se ne tirane dhe rreth saj, Kamez, Vore, etj., jeton me shume se gjysma e popullsise se vendit.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Parruca

            Ore Kamza qe nuk shkrihet me Tiranen eshte nje shaka e bukur e te dy partive te medha, qe per arsye elektorale nuk e bejne dhe penalizojne banoret nga projekte zhvillimi te Bashkise Tirane.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Makiaveli

              Nuk ka asnjë kuptim të jetë Kamza bashki më vete

              Përgjigjjuni
            2. T
              Tironaa

              Ky eshte censusi i partis se der ne 2017 tirana ka qen full afersisht 900mi banore tani 530mij dhe ti si i partis mundohesh me e justifikuar qe eshte shtuar me 3mij banore ne vit , pse sthu qe esht zbras nga 30-50mi banore ne vit keto vite qeverisje te rilindjes kan ngele periferit e tiranes vtm pleq

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje