Fluks emigrantësh në Kakavijë! Në 24 orë, në pikën kufitare u regjistruan rreth 10 mijë hyrje-dalje

26 Gusht 2024, 14:50Sociale TEMA
Fluks emigrantësh në Kakavijë! Në 24 orë, në

Në doganën e Kakavijës vazhdon fluksi i lëvizjes në të dyja anët e kufirit me Greqinë.

Policia Kufitare në Gjirokastër bën të ditur se në 24 orët e fundit në  Kakavijë janë përpunuar  10004  shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët  3478  në hyrje dhe 6526  në dalje, si dhe  3182  mjete në hyrje – dalje, nga të cilat  995  në hyrje dhe  2187 në dalje.


Dita e diel në doganën e Kakavijës regjistroi sërish një fluks të shtuar të këmbësorëve dhe automjeteve në daljet nga Shqipëria.

Policia Kufitare në Kakavije por edhe dogana greke kanë punuar me numër më të lartë sportelesh për të evituar radhët e gjata në kufi. Fundi i muajit gusht përkon me kthimin e bashkatdhetarëve tanë në Greqi pasi kaluan pushimet në vendlindje, duke bërë që fluksi i lëvizjes në doganën e Kakavijës të vazhdojë jetë i lartë.

Lini një Përgjigje