Moti i keq, Tirana i rikthehet normalitetit. Veliaj apel qytetarëve: Për probleme raportoni te "Tirana Ime" ose 112


26 Gusht 2024, 22:05Sociale TEMA

Moti i keq, Tirana i rikthehet normalitetit.  Veliaj apel qytetarëve:

Orët e fundit Tirana është përfshirë nga një stuhi e fortë me rreshje të shumta shiu. Grupet e emergjencës së Bashkisë Tiranë bashkë me skuadrat e tjera po punojnë intensivisht për të normalizuar situatën pas shirave të rrëmbyeshëm.
Edhe pse reshjet ishin tepër intensive, kanalizimet kulluan brenda një kohe të shkurtër sasinë e madhe të ujit, ndërsa lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve vijon aktualisht pa probleme.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përmes një reagimi në rrjete sociale apelon qytetarët që të kenë kujdes dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
“Tirana është përfshirë nga moti i keq, do të ketë reshje dhe erëra të forta. Ju lutem, tregoni kujdes dhe shmangni lëvizjet e panevojshme! Ekipet tona janë të gatshme për çdo situatë. Për çdo problem, raportoni në aplikacionin "Tirana Ime" ose telefononi 112”, shkruan ai.

2 Komente

  1. D
    Dajti

    Te qifte qeni cfare te permban peagu o plehre qe na tregon perralla nderkohe qe ke blloku kolektoret me ndertime

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sleep

      Tirana ne mengjez, ora 8, e papastruar nga togjet e gjetheve dhe shkarpave.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje