Moti merr “kthesë” - Largohet vala e të nxehtit afrikan, java parashikohet me shira

19 Gusht 2024, 09:52Sociale TEMA
Moti merr “kthesë” - Largohet vala e të nxehtit afrikan,

Për javën që presim, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, si pasojë e tërheqës së masave ajrore të nxehta me origjinë nga veriu i Afrikës dhe depërtimit të masave ajrore të freskëta e të lagështa me origjinë nga veriu i Europës.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura si dhe kthjellime të herëpashershme. Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurta shoqëruar hera- herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në mesjavë pritet një kthesë e motit ku me kalimin e zonës me presion atmosferik të ulët vënin e saj e zë zona me presion atmosferik të lartë me origjinë nga Anticikloni Afrikan. Përveç stabilitetit atmosferik dhe orëve të plota me diell, presim edhe një rritje graduale të temperaturave.

Lini një Përgjigje