Punon 16 orë në ditë për të ndihmuar prindërit! Historia e 14-vjeçarit nga Shkodra që dorëzoi portofolin me euro turistes belge

18 Gusht 2024, 18:41Sociale TEMA
Punon 16 orë në ditë për të ndihmuar prindërit!

Duhej të ishte duke shijuar pushimet verore, në liqen apo bregdet por 14-vjeçari Ardis Plisi, ka zgjedhur të punojë gjatë gjithë verës për të ndihmuar ekonomikisht familjen.

Me kulturën dhe bujarinë e tij, jo vetëm në pune, ai i dha edhe një imazh të mirë Shirokës, lagjes ku banon në Shkodër, por edhe Shqipërisë, duke treguar vlerat me të mira të popullit tonë.

Dy ditë me parë, Ardisi gjeti në tavolinën ku shërbente një çantë brenda së cilës kishte para dhe dokumente të një turisteje belge.

“Kishte karta, shumë lekë, biletë avioni, dokumente edhe shumë të tjera me rëndësi. Pse të mos ia ktheja. Mua më kanë mësuar prindërit që gjëja e huaj i kthehet të zotit”, tha 14-vjeçari.

“E kam marrë direkt në punë sepse është një djalë i shkathët, ai më mban krejt lokalin. Punon 16 orë në ditë. Më ka pëlqyer shumë gjesti”, tha pronari i lokalit.

Vetëm kur ka mbërritur në Theth për të bërë pagesën e hotelit, belgia Katrine Fabianne ka vënë re se i mungonte çanta e saj, duke i humbur të gjitha shpresat për paratë, kartat e bankës dhe pasaportat.

Dhjetëra shqiptarë, tregon turistja, më kanë kontaktuar për të më ndihmuar.

“Në mbrëmje në Theth, shkova tek makina për të marrë çantën dhe nuk ishte aty. I thashë të dashurit tim, që çantën e kam harruar në Shirokë, dhe ai mu përgjigj: Tani morëm fund. Tentova të gjej lokali online dhe ta telefonoj por ishte e pamundur. Nisem të riktheheshim për Shkodër kur papritur në telefonin tim, në Facebook, mbërritën me dhjetëra e dhjetëra mesazhe të shqiptareve që e kishin parë online postimin për çantën e gjetur.

Ata me lajmëruan se një djalë i ri e kishte gjetur dhe i kishte dërguar tek policia, pastaj shkova në komisariat dhe mora gjithçka çfarë më kishte humbur. As në ëndrrat e mia me të bukura, nuk do e kisha imagjinuar se diçka e tillë mund të ndodhte. I jam shumë shumë mirënjohëse Ardisit. Ndryshe nga çfarë dëgjojmë nëpër Europë për shqiptarët, këtu kam gjetur diçka tjetër. Njerëz fantastik”, deklaroi turistja.

Në një tjetër histori, dy vite me parë, në Shkodër, 16-vjeçari Erind Shkambaj, gjeti në tokë një portofol me mbi 6000 euro dhe ia dorëzoi një turisti Italian që i kishte humbur. (TCH)

42 Komente

  1. A
    Ana

    Tia dorezosh sendin e haruar eshte nje gjest normal, ta rembesh eshte vjedhje dhe denohet sipas ligjit. Djali mire veproi se pastaj do perfundonte ne biruce.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Iliri

      Ne birucen e p.satam ! Ku jane shkaterruesit e ekonomise ,, grabitesit e vrasesit e shqiptareve ,, diten per diell. e di ti une e cdo shqiptare me 2 pare mend ne koke'''. mos je hajdute xhepash ,a partie;;; I lumte djalit, zoti e bekofte ate dhe familjen e tij !

      Përgjigjjuni
      1. E
        E verteta

        Po Ana ashtu eshte, por te pakten tregohu pak me vleresuese per aktin se ne realitet, eshte i rralle. Djali nese do e kishte vjedhur, edhe mund te mos perfundonte ne biruce pasi mund te mos te behej e mundur kapja e tij dhe as nuk do e merrte vesh njeri se ç'do ishte bere me çanten e turistes. Gjesti i djalit nuk tregon thjesht nje normalitet, por civilizim.

        Përgjigjjuni
        1. .
          ...

          Edhe nga ferratë del trandafili jetë të gjatë dhe të lumtur. Familja e ti ka plote munsie që të jët një familje me vlera përdimore dhe njerzore.

          Përgjigjjuni
          1. E
            E verteta

            Perse nuk e bllokoni komentin tim ne adrese te Anes?

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cajupi

              Eshte gjest normal ne nje bote perfekte, per provo te harrosh portofolin ne Paris, Rome apo NewYork, do e shohesh a do te ta kthejne? Gjesti I ketij djalit duhet marre per shembull dhe jo bythet e tik tokisteve.

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tarras-Bulba

                Po s'paske ndonje fjale te mire per te then per kete djalosh te rii mori Ana trularaska!? Pse perpiqesh te minimizosh xhestin e ketij djaloshi fisnik qe me xhestin e tij nderoi emrin e families, Shkodres dhe Shqiperise. Dhe sa per dijeni te gjesh dicka te harruar s'eshte e njejt me rrembimin apo vjedhje, qe perbejn krim. Nuk kame degjuar te denohet dikush pse gjeti dicka te humbur... Bravo atyre prinderve qe kane rritur nje djal te ndershem dhe fisnik.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kryqi

                  Djale katolik shkodre jo turk xhepist siç Shkodra ka plot

                  Përgjigjjuni
                  1. b
                    ben

                    Po ti more debil nga e more vesh se cfare feje ka ky djale? Ai perfaqeson vlerat me te larta te kombit tone, ne kundershtim me ty qe je nje funderrine qe kerkon te ndash shqiptaret sipas fese. Me siguri duhet e jesh dobic serb ose neo-grek. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria ka thene i madhi Vaso Pasha.

                    Përgjigjjuni
                2. N
                  Nacionalisti

                  Te dhente zoti shendet e begati mor djale flori

                  Përgjigjjuni
                  1. k
                    kafe e hidhur

                    te hengert mortja qe mban minoren qe te punoka 16 or ne dite.debil pronar qe e thote dhe me krenari...ti abuzoke ,je per tu denoncuar

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kodi i punes dhe Kodi penal

                      Ai pronari i restorantit ne shiroke qe e shfrytezon 14 vjecarin 16 ore ne dite, duhet arrestuar.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Drin

                        Bravo te qofte, o djale.

                        Përgjigjjuni
                        1. B
                          Bumbum..bum

                          Po ky pler pronar mburret se e shfrytzon 14 orë në pun? Del edhe në gazet. Kujt I bie ta ndëshkoj ktë pronar për shfrytëzim puntorësh?

                          Përgjigjjuni
                          1. S
                            Speci

                            Nje minoren 14 vjecar punon 16 ore? ????????????! Po shteti ( Zyra vendore e punes) ku fle?

                            Përgjigjjuni
                            1. L
                              Loni

                              Një fëmijë i vogël kopshti i thotë babait: - Babi, gjeta 50 lekë në rrugë dhe ashtu siç na ka mësuar edukatorja, ja dorëzova xhaxhi policit. Bëra mirë? Dhe i ati, duke e kapur me përkëdhelje nga faqet, i thotë:-Shumë mirë ke bërë, xhan i babit. Por herë tjetër, kur të gjesh më shumë, njerka babit!.

                              Përgjigjjuni
                              1. K
                                Kodi penal dhe i punes

                                Ai pronari qe e mban 14 vjecarin ne pune 16 ore, duhet arrestuar si shfrytezues, duke shkelur ligjet

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Sam

                                  Kjo eshte edukimi qe I kane dhene prindërit e vet dhe ai I shperbleu me sjelljen e tij shembullore, zoti do te shpërblejë me te mirat e kësaj jete

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    EMIGRANTI

                                    Bravo mor djale, Ty dhe familjes tende per edukaten qe te ka dhene ! Pac vetem te mira ne jete ! ????????????????????????????????????

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      Rregullat e punes

                                      Detyren ka bere , se nuk e gjeti ne rruge po ne vendin e punes , turistat jane kthyer per ti mare dhe personali i lokalit ka për detyre tjua kthej, sepse mbajne pergjegjesi. Po ti kishte gjet ne rruge dhe ti dorezonte ne polici do i thoja te lumte , por ne kete rast nuk mund ti them sepse ke zbatuar kodin e punes, nese nuk do ta dorezonte Ai Jo vetem qe do tia ulte reputacionit lokalit ku punon por mund te kishte dhe probleme me drejtesine

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        E verteta

                                        Po zoti rregullator, ka bere detyren por ja qe nuk e bejne te gjithe. Ka patur plot raste qe kane humbur portofola apo çanta ne lokale e nuk jane gjetur me. Keshtu qe ne fund nuk varet vetem nga frika se mos te te kapin por varet edhe nga edukata, formimi dhe brumosja qe ka njeriu, e ne kete rast gjesti tregon civilizim. Prandaj i them i lumte pasi ka treguar vlera. Ja qe paska njerez shume te mire e fisnik ne vendin tone.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. a
                                          ashtu posi

                                          Une harrova syset tek Banka Intesa San Paolo, ne mes te bllokut, u ktheva pas 5 min e nuk i gjeta me. AS kamerat nuk denjuan ti hapin. keshtu qe mos a beni moral. Po ti edukojme te gjithe femijet sic e ka edukuar familja kete djale

                                          Përgjigjjuni
                                      2. D
                                        Dulja

                                        Respekt per djaloshin! Por a lejohet me ligj dhe kod pune qe minorenet te punojne?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. B
                                          Bardi

                                          Te dorzosh sendin e harruar nuk normalitet po fisnikri,nuk ka kuptim te shkruash qe po se dorzove shkohet ne burg.Te lumte djal se nderove vehten,familjen e tane Shkodren

                                          Përgjigjjuni
                                          1. T
                                            Taji

                                            Te punosh16 ore eshte skllaveri dhe nuk duhet lejuar, dhe fakti qe eshte 16 vjec quhet shfrytezim te miturish. Ne boten e sakte menderisht kjo gje duhet denuar dhe jo levduar sic ndodh ne shoqerine skallopronare shqiptare. Eshte turp qe edhe inkurajohet.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. A
                                              Aron

                                              Tu befshin miresi more djale.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. I
                                                Ilir

                                                Shpesh mendoj se e keqja e ka mbuluar krejt te miren ne kete vend. Por, vijne keto momente, keto veprime kaq te thjeshte, te paster... te fisme, qe tregojne shpirtin e vertete te popullit tone. Duhet vec t'u japim vlere e hapsire miresise e fisnikerise qe e kemi ne shpirt.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. s
                                                  shqip

                                                  Sakte. Po bej cudi qe ato qe komentojne negativisht per shqiptaret nuk po guzojne te bejne te njeten gje ne kete rast, kur nje djale shqiptar ben nje veprim per tu admiruar.

                                                  Përgjigjjuni
                                                2. N
                                                  Nje qytetare

                                                  Shendet dhe fat per djalin. Dhe nje urim per prinderit qe e kane rritur.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. T
                                                    TIRONA

                                                    Urimet me te sinqerta per kete djale! Shteti nuk duhet te jete indiferent,por tu rrije afer dhe ti stimuloje keta njerez xhevaire!

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. N
                                                      Noku

                                                      Bravo or bir. Te shkoft jeta mbare. Nderi dikur te shperblehet. Kete tema garantoj

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. I
                                                        Inspektoriati I punes

                                                        14 vjec dhe punon 16 ore??? Shfrytezim!!!

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. g
                                                          geni

                                                          Ore jeni ne terezi 14 vjec 16 ore ne dite pune- a ka inspektoriat pune ky vend i dhjer po eshte femije nuk e lejon ligji a jeni ne vete

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. Z
                                                            Zoti te ndimofte ne Jete...

                                                            Bravo i qofte per sinqeritetin e tije....dhe nje shembull per shume te rinje te tjere....qe pervece sinqeritetit per dorezimine e cantes .... por dhe punonka 16 Ore qe te ndimoje Prinderit ... Ku shume te Rinje te tjere.... ju luten Prinderve nga te ardhurat e Pensionit ju kerkojne leke per kafet qe dalin dhe shetisin tere diten neper Restorante....mbase dhe nuk punojne fare as per vete por dhe as per te ndimuar Prinderite tyre ... Ky raste apo shume raste te tilla qe kane ndpodhur ne shqiperi ...normal ne gezohemi shume...por secili mos te haroje se Zoti ja shperblen secilit ne jete.....

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. ¿?

                                                              Ketij çunit i lumte,.....por mos na hapni barkun te na thoni qe kjo na qenka nje nga vlerat me te mira te popullit tone. Mos egzagjeroni. Jo se cfare te themi per ata qe i kane nxjerre namin shqiptareve andej - ketej, qe populli jone na paska edhe "vlera" te keqija? Cdo berr varet per kembesh te veta, dhe s'ka pune populli te cilit i perket aspak fare, prandaj levdojeni ket çunin sa te doni. po lereni rehat popullin inteligjent shqiptar te merret me punet e veta dhe t\ia fusi gjumit kur te shkoje ora,

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. L
                                                                Lini një përgjigje

                                                                Djal flori! Qoftë i bekuar!

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. B
                                                                  Ben

                                                                  Gjesti eshte shembullor, por me shume me la pershtypje pronari qe mburret se djali punon 16 ore ne dite! Edhe nuk ia ben syri terr! Por sa e paguan ate djale? Ka ligje pune ne ate vend apo lesh e li?

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. M
                                                                    Mendimi im

                                                                    Kur nje femije detyrohet nga punedhesi, prinderit ose kushtet sociale te punoje 16 ore ne dite behet fjale per shfrytezim. Ketu qendron lajmi, jo tek kthimi i nje çante te harruar ne nje lokal qe eshte akti me normal ne bote.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. T
                                                                      T’ë lumtë mor djalë !

                                                                      Lum familja që t’ë ka edukuar dhe që të ka mor djalë ! Shëmbull i shkëlqyer për ata zyrtarë që s’janë të kënaqur me rrogat që marin, por që mos j’u hyfsh në zyrë se t’ë shqyejnë me sy , nga duart dhe nga xhepat .

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. D
                                                                        Detari

                                                                        Gje e rralle skiptar mos te vjedhi…

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. H
                                                                          Hajdari

                                                                          Po o pidh some dole prap ti o SKIPETARET ta cafshin ate rondelen e bythes o shkerdhate o degjenerate!

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. D
                                                                            Detari

                                                                            E verteta dhemb.

                                                                            Përgjigjjuni

                                                                        Lini një Përgjigje