Sekretet e nëndetëseve shqiptare, flet inxhinieri!

18 Gusht 2024, 18:26Sociale TEMA
Sekretet e nëndetëseve shqiptare, flet inxhinieri!

Ilir Mati, tregoi në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV për punën si oficer dhe inxhinier në bazën e Pashalimanit gjatë komunizmit. Zoti Mati tregon se e nisi si marinar që në moshën 19-vjeçare dhe e vazhdoi më pas, për 25 vjet.

"Unë kam punuar 25 vjet në Flotën Luftarake Detare, si oficer dhe inxhinier, në Bazën e Pashalimanit. Unë kam punuar në uzinën për riparimin e nëndetëseve. Ishim katër inxhinierë që merreshim me këtë punë. Shteti shqiptar kujdesej për nëndetëset dhe kishte format e veta se si i zgjidhte punët.

Për riparimin e nëndetëseve kishte marrëdhënie me Republikën e Kinës. Unë kam nisur punë në moshën 19-vjecare, sa mbarova gjimnazin. Shkova marinar, pastaj shkova në universitet, pasi bëra 5 vjet universitetin dola inxhinier, e më çuan prapë si kuadër i Flotës dhe mbarova inxhinierinë pastaj shkova në bazë. Punova 10 vjet atje dhe 10 vjet të tjera jam marr me projektim. Unë kam projektuar një pajisje përgjuese për ta vendosur në Porto Palermo.

Ne që punonim me nëndetëset dinim një gjë. Që këto nëndetëse nuk do shkonin kurrë në luftë. Ato ishin vetëm një mjet i fuqishëm propagande që në qoftë se ato nëndetëse ishin operacionale në det tregonin se Shqipëria ishte një vend i zhvilluar. Ato ishin operacionale deri në vitin 1992. Nuk kishim për të qëlluar ndonjëherë me ndonjë silur. Këto ne i dinim, që punonim në kushtet e Luftës së Ftohtë”, tregon ai.

1 Komente

  1. I
    Ilir

    Ky inxhinjeri flet kot per tu mburrur sepse brigada e nendetseve ne pashaliman ishte operacionale nuk ishte per propagande si thote ky miushi qe paska punuar 10 vjet dhe i di te gjitha.Nendetset kane udhetuar deri ne detin mesdhe per gati 25 dite dhe nuk diskutohej ne adriatik dhe detin jon.Ne porto palermo jane harxhuar miliona dollare per strehimin e tyre dhe do perdoteshin nese do ishte e nevojsbme.Dhe per mirembajtjen harxhohej shume para dhe ato para nuk hafxhoheshin per propagande si thote ky genjeshtari qe paska projektuar ky vet nje paisje pergjimi ne nje kohe kur ministria e mbrojtjes kishte 2 instiute projektimi nje per fortifikim dhe nje per armatimin ku projektohej dhe nuk mund te projektoje ti si individ nje paisje per ushtrine pa kaluar ne keto institucione.Mos merni dhe injepni ne gazeta te paverteta qe me shume demtojne ate qe i thote sepse ka te tjere qe thone realitetin dhe del genjeshtar ky heroi

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje