Nitratet në fruta e perime, a duhet t’u besojmë aparateve matës? Ja si përgjigjet eksperti

18 Gusht 2024, 16:44Sociale TEMA
Nitratet në fruta e perime, a duhet t’u besojmë aparateve

Mënyra e vetme për të matur sasinë e nitrateve në ushqime është në laboratorë të specializuar. Kështu u shpreh eksperti i zhvillimit rural, Fatos Fico në Ditarin me Erion Dushit në A2 CNN, duke hedhur poshtë matjet përmes aparateve që janë publikuar së fundmi në internet.

Sipas tij nuk është e mundur që një aparat i tillë të bëjë matje tek ushqimi.

“Matja e nitrateve do të ishte e dobishme që të bëhej kaq thjesht me këtë aparat, por nuk është kështu. Në të ardhmen mund të jetë, por e vetmja mënyrë është që të bëhen në laboratorë të specializuar.

Nuk është e mundur që një aparat i tillë të bëjë matje tek ushqimi, kërkohet një përgatitje. Aparati i duhur mund të jetë spektometri ose një aparat elektromekanik që mat rezistencën elektrike kur mostra është e përgatitur dhe e kalibruar, jo thjesht në sekondë”.

Eksperti thekson se aparate të tilla nuk janë të certifikuara në vendet e zhvilluara europiane apo amerikane dhe për këtë arsye nuk mund t’u besohet.

“Këto aparate nuk janë të certifikuar nga asnjë institucion shtetëror, as në Amerikë nga Agjencia e Barnave, as në Europë dhe në asnjë vend të zhvilluar të botës, edhe në Shqipëri nuk janë të certifikuar për të bërë matjen e asaj që kërkojnë të masin.

Nga kërkimet që kam bërë unë askund nuk përdoret ky lloj aparati për të matur në mënyrë të saktë nivelin e nitrateve që mund të ketë ushqimi ynë.

Në Gjeorgji e Kosovë është bërë problem për këto matje, por në ansjë vend të botës nuk është ngritur kjo furtunë. Ky aparat nuk e bën atë për të cilën thuhet. Ka me dhjetëra pajisje elektronike”.

5 Komente

  1. K
    Konsumtori po helmohet

    Koqe eksperti, po kur thote nuk jon te certifikume ne SHBA , o koqe ekspert,si ka mundesi qe nuk jon te certifikume kur Un e bleva ne Farmaci . Ju ekspertat po e helmoni popullin duke mos i treguar te verteten sepse korruptoheni nga tregtaret te cilet jane te koruptuar nga fermeret per te mbuluar produktet helmuese qe i leni te tregtohen . Me duket se ti O Koqe ekspert , nuk te degjon njeri se cfare prallis se njerezit tani po i gjejne mundesit me amen e teknollogjise qe mos ta Jane sapunin per djathe. O njerez , mos e semuni veten dhe familjen tuaj nese Shteti deri me sot nuk i ka parandaluar produktet bimote dhe shtazore nga helmi i nitratori merini masat vet se teknollogjia Ju vjen ne ndihme. Un e kam blere kete aparat dhe kam bere teste si ne produktet bimore dhe shtazore, si organike , jo organike dhe me ka treguar te verteten ne organike nuk me tregon perqindje nitrati, ne jo organike me tregon perqindje nitrati te lejueshme per konsumimin e produktit dhe kur bera test kur erdha ne Shqiperi shumica e produkteteve sidomos bimore me dilnin me shume perqindje nitrati dhe me rekomandonte te mos e konsumoja kete produkt,jam i kenaqur qe e gjeta nje zgjidhje per te gjetur produktin e prodhimeve per konsumin ketu ne Shqiperi dhe aparatin do ta le ketu sepse atje ne Perendim ku jetoj nuk me nevojitet se jam i sigurt nga madhi qe tregtohet. Edhe nje here o Koqe ekspert do bojsh mire ta moresh kete aparat dhe te fillosh te bejsh testimet duke e filluar nga fusha e fermerit qe te mos kete mundesi te dali ne treg

    Përgjigjjuni
    1. u
      ura bruklinit

      shoku shqiptaro amerikan, nxirre certifikaten e FDA qe ka aparati ose gjeje ku e kane mqs qenke i ftilluar.E ke ble ne farmaci shume mire ke bere se ke lene lek dhe ne amerike dhe ne kine. Snake oil, mqs mund te dish anglisht, ka kudo dhe sa me i zgjuar te jesh aq me shume i mbron. Te jesh mire dhe duket qe ushqimi pa nitrate paska dhene rezultate.

      Përgjigjjuni
      1. a
        alibaba

        o shoku shqiptaro amerikan nxirre ose gjeje se qeke i ftilluar ku e kane certifikimin nga FDA. Shume mire ke bere qe e ke ble ne farmaci se paske lene ca lek dhe ne amerike, jo vetem ne kine. Qofsh mire e duket qe te ka dhene rezultat ushqimi pa nitrate.

        Përgjigjjuni
      2. E
        Erm

        A eshte i certifikuar ky eksperti i zhvillimit rural te japi nje mendim te specializuar ne lidhje me kete ceshtje?

        Përgjigjjuni
        1. I
          ILIR

          O Fatos, te pakten behu Pionier,ku i ke laboratoret e ushqimit ? a funksionojne tek ne ? si specialist qe je na jep ca te dhena per analiza te bera dhe si dalin tek prodhimet bujqesore dhe ato blegtorale. Une qe jam tamam specialist,jo si ti,jam i bindur dhe e vleresoj vetem me sy perimen e keqtraituar apo edhe produktet blegtorale.Tek ne per asgje nuk ka garanci......

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje