Egli që vranë në Pogradec, ishte djali i vetëm i mësuese Ismetes!

19 Gusht 2024, 09:37Sociale TEMA
Egli që vranë në Pogradec, ishte djali i vetëm i

Nga Istref Haxhillari

Të gjithë vijmë në jetë për një qëllim, të cilit përpiqemi t'i përkushtohemi, për t'i dhënë kuptim jetës. Po kur jeta ndërpritet në mes, qëllimi ndërpritet dhe pesha e dhimbjes është shumë herë më e madhe. Largimi i parakohshëm nga kjo jetë, pavarësisht shkakut, i ndërpret në mes të gjitha ëndrrat. Çdo njëri nga ne që largohet papritmas, mund të shkaktojë trishtim, duke lënë pas dhimbje, por mund të shërbejë edhe burim force, për të frymëzuar të tjerët. Dekadat e fundit, sëmundje të rënda të pashërueshme kanë pushtuar globin, duke prerë jetët e njerëzve, shumë prej të cilave gra.

Mësuesja Ismete Proga, njëra prej tyre, u bë burim force dhe frymëzimi, duke inkurajuar çdo femër që kishte të njëjtin fat me të. Ismetja, mësuese e përkushtuar profesioniste, e donte jetën, familjen, nxënësit, kolegët, punën, njerëzit. Me kurajën dhe dinamizmin e vet, u bë simbol i rezistencës, për ta shijuar jetën deri në momentin e fundit.

Ismete Rustem Jolla u lind më 23 korrik 1958 në fshatin Jollë, në një familje tradicionale me shumë fëmijë. Në vendlindje mbaroi shkollën fillore. Jolla, fshati më i largët i Pogradecit me infrastrukturë rrugore nga më të vështirat ishte pengesë serioze për shkollim, por dëshira e saj për të mësuar, ishte e madhe. Me mbështetjen e familjes ndjek shkollën 8-vjeçare në Trebinjë me konvikt, ku studionin fëmijë nga zonat e largëta. Megjithëse larg kujdesit prindëror, e përfundoi shkollën në vitin 1969 me rezultate të larta dhe fitoi të drejtën për të vazhduar me bursë shkollën e mesme pedagogjike "Luigj Gurakuqi", Elbasan.

Pas diplomimit në vitin 1974, e emëruan mësuese në shkollën 8-vjeçare në vendlindjen e saj Jollë, ku shumë shpejt fituar respektin dhe mirënjohjen e bashkëfshatarëve kualitetin e mësimdhënies dhe sjelljen e shkëlqyer me komunitetin. Një periudhë të shkurtër punoi pranë shkollës 8-vjeçare "Shyqyri Dervishi" Bishnicë.

Në vitin 1981 u martua me Nazmi Progën (oficer ushtrie nga fshati Homçan) dhe u transferua në shkollën 8-vjeçare "Çeta e Mokrës" në Pleshisht. Pas 6 vitesh pune, në vitin 1987 kur erdhën familjarisht me banim në qytetin e Pogradecit, u emërua mësuese në shkollën 8-vjeçare "Dëshmorët e Pojskës" në Udënisht.

Në vitin 1991 u emërua në shkollën 8-vjeçare "Gjok Shqiptari" në Pogradec, deri në vitin 2008 kur e larguan padrejtësisht nga puna, me pretekstin se ishte "me shkollë të mesme". Largimi nga profesioni i dashur e tronditi, por më e keqja nuk kishte kaluar. Pak vite më pas u sëmur nga një sëmundje e pashërueshme. Megjithëse e përballoi me kurajë dhe guxim të admirueshëm, ëndrra e saj për të punuar përsëri mësuese, u ndërpre në mes më 11. 01. 2011, duke lënë pas dhimbje papërshkrueshme.

Për këtë moment të vështirë, bashkëshorti i saj, Nazmiu, shprehet:

"Kur e larguan në mënyre arbitrare e tërësisht politike nga puna, duke e lënë në mes të rrugës, e përjetoi jashtëzakonisht keq, sepse i ishte përkushtuar aq shumë punës dhe nxënësve, sa nuk e priste diçka të tillë. Në 33 vite pune dha shpirtin e vet për të mësuar sa më mirë nxënësit që iu besuan. Në sajë të punës, rezultateve të larta, gëzonte respektin dhe dashurinë e fëmijëve, prindërve, kolegëve. Kur bëheshin regjistrimet e fëmijëve, të gjithë prindërit, kërkonin t’i shpinin fëmijët me mësuese Ismeten. Ishte shembull në familje, shkonim shkëlqyeshëm, lindëm dy fëmijë Eglantinin e Jonidën, të cilët i rritëm e edukuam, e sot janë punonjës në institucionet shtetërore. Shumë fëmijë të shkolluar prej saj më respektojnë edhe mua sot qe janë rritur, më thërrasin xhaxhi Nazmiu i mësuese Ismetes. Nga sëmundja e rëndë dhe goditja me largimin nga puna në mënyre arbitrare e tërësisht politike, u nda nga jeta, më 11 Janar 2011".

Të gjithë do ta kujtojnë Ismeten, si mësuese plot pasion, të palodhur, korrekte, e qeshur dhe rrezatuese, që falte dashuri për çdo nxënës, e thjeshtë dhe mirëkuptuese me kolegët, e gatshme për të përmbushur misionin e saj.

U prehsh në paqe, mësuese!

17 Komente

  1. N
    Novruz Abedini

    Istreti ka bere nje shkrim te mire per Nazmiun che Ismeten per sa i perket EGLIt.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Ladi

      Po çfarë njeri debil qenka ky autori Ismet. Mësuesja lindi më 1958, mbaroi tetëvjeçaren më 1969, pra 11 vjeç, thotë kërriçi. Në fakt minimum duhen 14 vjet për këtë nivel shkollimi.

      Përgjigjjuni
      1. "
        "BOHOTINA"

        Shembull i shkelqyer i atij brezi te perkushtuar per punen...

        Përgjigjjuni
        1. p
          populli

          A mund ta shpjegoni me qarte ju lutem. Kush e largoi nga puna nje mesuese per arsye politike? Duhet te tregoni me emra dhe fakte kete maskarade!!!

          Përgjigjjuni
          1. I
            Illo

            Kjo maskarade ka ndodhur ne 2007-2008 edhe me mamane time dhe shume te tjere. Eshte me se e vertete. Minister arsimi ka qene Genc Pollo. Kryeminister Sali Berisha. Te gjithe ata mesues qe identifikoheshin si te majte ose pa parti, por njerez te farefis apo ndonjehere dhe nga mbiemri i njejti me te majtet u hoqen nga puna. Nje pjese te tyre me vone i rifuten por ne kushte me te keqija pune. Humbesit me te medhenj kane qene nxenesit, dhe keta mesues, qe sedra e hengri deri sa i çoi ne varr. Ka patur shume raste si te kesaj mesueseje.

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lala i Lushnjes

              Në atë kohë një miku im fizikant me universitet (drejtor i shkollës së mesme) u pushua nga puna sepse nuk pranoi që të përpilonte listën me firma të mësuesve për të votuar për PD-në. E besojë plotësisht shkrimin.

              Përgjigjjuni
              1. R
                Rezi

                Tani këta birbot që I hoqën nënën nga puna të ndjerit, marrin flamurin në mbrojtje të tij. Strazimiri me Berishistët e tjerë. Drejtësia është dëmtuar aq shumë nga studentët e Argitës, sa që duhet drenazhim. Po kush ta bëjë? Studentët e pedagogies Argita?

                Përgjigjjuni
            2. T
              Toce Kandari

              Kisha marre vendim qe te mos postoja me komente por nuk munda te mos shkruaja dicka per heronjte e vertete te Shqiperise. Jane keta njerez qe me punen dhe vullnetin e tyre bejne diferencen dhe jo vetem qe nuk vleresohen ose te pakten te lejohen te bejne punen e tyre por politika e majte dhe e djathte pa dallim i persekuton , i degjeneron dhe kerkon ti fshij nga kujtesa jone. Keto shkrime per keta heronje te vertete jane per tu vlersuar dhe jo ato qe shkruajne per punonjes apo kamariere te Enver Hoxhes!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Faleminderit Istref qe solle ne kujtesen tone nje heroine te vertete te kombit shqiptare.

              Përgjigjjuni
              1. v
                vend i dhjere

                Familja dhe shoqeria orientale komuniste arnaute vazhdon te vritet dhe te vetvritet cdo dite,qe kulmojne me vrasje,te njerezve te mire e te thjeshte si kjo e Pogradecit,shoqeruar nga puna jo profesionale dhe jo njerzore e entit shteteror.Vrasja ka mbetur pa ekspertize te plote dhe megjithate te gjithe vazhdojne te heshtin,aty dhe ”media””vilajetase.Kur intelektuali Yzeiri e ngre kete shqetesim ne vazhdim ju versul lukunia e shoqerise se ronxho bonxhove,qe kane te shumte me keto ane,per tii mbytur zerin e rralle te protestes njerzore.

                Përgjigjjuni
                1. a
                  atdhetari

                  O ti vend i dhjere , se dhe vete duhet te jesh i dhjere , Saliut krimineli vrau me mijra njerez dhe ju te dhjeret , nuk folet fare por u dhjete ne breke . Ik ore plehre e ndyre . Ti don protesta gjoja per Eglin qe ta beni shqiperine corap sic e bete ne kohen e Sali llumpalles . Yyyyyyy...jazik ju qofte o ndyresira dhe u shofte krimineli Sali non grata sebashku me kelyshet e tij .

                  Përgjigjjuni
                2. Z
                  Z

                  Ngushellime NAZMIUT DHE ISMETES per djalin ,,u mpreht ne XHEHNET ,,,

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Latif Dreqi

                    "E hoqen nga puna se ishte me te mesme" - arsyetonin ne vitin 2008 zyrtaret e arsimit Shqiptar qe "nuk vareshin" nga politika. Po Salihi nuk hiqte njeri nga puna bindje politike qe nuk ishin dakord me te, perkundrazi, SARA supermbesa, kur ishte ne klasen e tete, i thote nje here gjysh rrumpalles: "O gjysh, mesuesja jone e letersise tere diten te shan ty dhe qeverrine tende, pse se heq nga puna"? "Jo - u pergjigj rrumpalla- nuk heq njeri nga puna une kur me shajne mua, une ata thjesht i rrah me ane te horrave te Sali Lushes, ose ca me mire akoma, i vras nepermjet SHIK-ut

                    Përgjigjjuni
                    1. Z
                      Zaza

                      Saliu i largoi nga puna ne 2008 dhe tani saliu derdh lot krokodili Per te qare dhe per te qeshur. Familjaret e viktimes ti bejne thirrje saliut te mos haj marmalate

                      Përgjigjjuni
                      1. l
                        landi

                        Cfare jane keto budallalleqe jo mesuesja eshte nena e Iglit , etjere , etjer , etjer . Tani po e thurin e thurin ngjarjen , analiste e gazetare , politikane e llafazane dhe te gjithe duan te nxjerrin perfitime sado pak mbi gjakun e Iglit . Po ikni ore sharlatane e xhahile , le ta zgjidhe ligji dhe jo me thirrje duam hak duam gjak etjer . Ajo motra e Eglit le te mos behet vegel e ujqerve qe mezi presin ti shfrytezojne keto ngjarje tragjike per hesap te tyre . Familja te rroje e ta kujtoje Iglin e pafat .

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Arqile Mengri

                          Falemindrit z.Istref Haxhillari pet respektin qe trrgon per njrrezit e punes.E pa haruar qofte e ndjera dhe sidomos u prefte ne paqe i biri.Qafshin te paharruar gruaja dhe djali i Familjes se nderuar Nazmi Proga.Dikush do te dije kush e hoqi nga puna.K

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Eraldo

                            Nje familje model dhe teper normale deri ne vitin ' 90 dhe pastaj gjithcka mori tatepjeten si pasoje e kohes me te ndyre qe po jetojme... dhe kush po thote komunizmi e ka fajin te veje te komunisti Sali qe na e solli per pjese Enveri...

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Andi,FLORIDA

                              Ore akoma nuk keni kuptuar dicka ,ky mut popull kishte per hise vetem pushtetin popullor te Enver Hoxhes qe I thone diktatur,sepse te vriste po te tradhtoje vendin,te vriste po te beje diversantin,te fuste mos ta shihje me driten e diellit po te vidhje, e te bente nènèn po te beje imoralin... e te bente shkollen po te kishe tru. .

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje